Author name: Saimir Hoxha

kushtet dhe rregullat

KUSHTET E PËRDORIMIT DHE RREGULLAT PËR REGJISTRIMIN Ju lutem lexoni me kujdes para krijimit të llogarisë! Në këtë faqe, ju mund të gjeni shpesh material i cili përmban, edhe pjesërisht, imazhe, video ose fotografi të cilat kanë përmbajtje eksplicite dhe nuk janë të përshtatshme për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç. Duke pranuar “Kushtet e

kushtet dhe rregullat Read More »

Dashuria nuk njeh gjini!

Dashuria nuk njeh gjini! Read More »

Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat

Disa jane biond, disa brune, dikush i ka syte bojeqielli, disa kafe, disa jane te shkurter, te tjere me te gjate, cili prej tyre eshte i semuri? Ai me sy te kalter? Jo, jo, duhet te jete ai me sy te zinj.

Hehe, ju tingelloi absurde? Mua, qe ju degjoj cdo dite , te me quani te semure nuk me tingellon aspak absurde, sepse jam mesuar.

Natyra, eshte shume krijuese, ka krijuar shume lloje, dhe ketyre llojeve, u ka dhene karakteristika te shumellojshme. Midis ketyre, karakteristikave, mua ndodhi te me jepte sy kafe, lekure brune, inteligjence, gjatesi mesatare, trup  te rregullt– por prape ju, teksa me shikoni ne rruge, apo teksa flisni rreth meje me quani “te manget”. Po, mos u cudisni, keshtu beni. Mes jush, ka shume qe mburren se jane “unike”, se askush nuk behet dot si ai/ajo… shume mire, me vjen mire qe krenohesh me faktin qe natyra te ka dhene nje karakter te forte, te ka dhene sy te bukur, te ka dhene trup seksi – me pelqen qe mbi te gjitha qe te pelqen vetja ashtu sic je. Dhe ti, cdo dite perpiqesh ti vesh ne pah keto karakteristika, qe te tjeret nuk i kane.

Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat Read More »

Eurovision 2011: Rikthehet Dana International, transexualja qe do te perfaqsoj Izraelin

Ishte fundivi i viteve 90, me sakte ishte viti 1988 kur nje kengetare izraeliane beri per vete publikun e eurovision, dhe triumfoi me kengen Diva. Ajo quhej Dana International, dhe ishte hera e pere qe nje kengetare transeksuale prezantohej ne skenen e nje evenimenti kaq te rendesishem per publikun europian. Kan kaluar me shume se

Eurovision 2011: Rikthehet Dana International, transexualja qe do te perfaqsoj Izraelin Read More »

Reflektim: Mohimi i dashurise brenda te njejtit seks

Bota njerezore eshte shume e cuditshme dhe kontradiktore. Eshte dhe ka qene ne natyren njerezore absurditeti – e mira dhe e keqja jane nuk jane kurre konstante. Koncepti njerezor eshte ne ndryshim.

Prometeu dhe Sizifi kundershtuan ate qe donin Zotat. Por Prometeu u dha njerezve zjarrin – i beri ata te ditur, Sizifi – sic shkruan dhe Kamy, sipas Homerit ishte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Te dy keta jane denuar nga Zotat – te pushtetmit. Prometeu u denua te vuante dhimbjen e stermundimshme ne majen e shkembit me jugor te botes – Shqiponjen qe do ushqehej me melcine e tij. U prangos dhe u la aty. Krimi ? I fali dituri botes – epo ja qe zotat e asaj kohe nuk e miratuan veprimin e tij. As bamiresia apo mencuria e Sizifit nuk u cmua!

Reflektim: Mohimi i dashurise brenda te njejtit seks Read More »

Unë jam homoseksual. Dhe mund të jem kushdo!

Po behen rreth dy vjet tashmë që nga aksioni i parë i posterave që kemi zhvilluar ne të rinjtë e Aleancës LGBT. Para dy vjetësh posterat e parë i prodhuam me mjetet tona, njëri nga ne i dizenjoj ndërsa të tjerët që kishin mundësi i printuan në zyrat e tyre me frikën që dikush mund ti kapte nga momenti në moment. Ateherë ishim vetëm tre vetë me një dosje të mbushur me postera A4, bardh e zi ku shkruhej: “Homofobia është sëmundje sociale!” dhe me një qese të mbushur me ngjitëse. Nuk kishim asnjë ide se si do të priteshin posterat, ose se si do te reagonin njerëzit ndaj nesh, e vetmja gjë që dinim ishte që kishte ardhur momenti që të tjerët të ndjenin një prezencë tonën sado të vogël. Ajo c’ka na shenjoj atë natë ishte ndjesia e lirisë që të dhuron të dalurit hapur, për të qendruar mes të tjerëve pa maskë.

Gjatë këtyre dy vjetëve kemi bërë aksione të ndryshme dhe kemi hasur reagime nga më të larmishmet, agresivitet, habi, vlerësim, përcmim, kuriozitet për më shumë infromacion. Tashmë, ne nuk jemi më vetëm tre, por një grup të rinjsh dhe të rejash gej, lesbike, biseksual, transgjinor, heteroseksual që përmes fushatave tona ndërgjegjësuase mes njerëzve po përpiqemi të përhapim mesazhin tonë të pranimit, mirëkuptimit, dashurisë.

Ditën e premte ne, cunat dhe gocat e Aleancës dolëm në një fushatë posterash rrugëve të bllokut me një mesazh të qartë për të gjithë: Une jam gay dhe mund të jem kushdo! Djali, vëllai, babai, nipi, shoku, kolegu yt!

Unë jam homoseksual. Dhe mund të jem kushdo! Read More »

Scroll to Top