Bota njerezore eshte shume e cuditshme dhe kontradiktore. Eshte dhe ka qene ne natyren njerezore absurditeti – e mira dhe e keqja jane nuk jane kurre konstante. Koncepti njerezor eshte ne ndryshim.
Prometeu dhe Sizifi kundershtuan ate qe donin Zotat. Por Prometeu u dha njerezve zjarrin – i beri ata te ditur, Sizifi – sic shkruan dhe Kamy, sipas Homerit ishte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Te dy keta jane denuar nga Zotat – te pushtetmit. Prometeu u denua te vuante dhimbjen e stermundimshme ne majen e shkembit me jugor te botes – Shqiponjen qe do ushqehej me melcine e tij. U prangos dhe u la aty. Krimi ? I fali dituri botes – epo ja qe zotat e asaj kohe nuk e miratuan veprimin e tij. As bamiresia apo mencuria e Sizifit nuk u cmua!
Nderkohe sot, cdo dite hasim nje bote me “Promete”, “Sizifa” e “Zota”. Jetojme ne nje bote ku zjarri u perdor, keshtjella e Korintit e mori ujin, kurse ndienjat e frymoreve ndrydhen akoma. Ndrydhet dashuria me seksit te njejte. Ndrydhet dhe denohet. Denohet pa pushim, meshire, me nje mjet me te rende, qe ndoshta eshte me abstrakt por me i rende se guri, e i dhimbshem, se sqepi i shqiponjes – eshte mohimi i dashurise. Eshte bere e udhes tani, qe njerezit te jetojne me klishete e tyre te vjeteruara – klishe te krijuara pa baza.
Le te bejme nje analogji. Le t’i ngjisim dashurine zjarrit, e Prometeun homoseksualeve, kurse Zotat, shumica e njerezve – homofobet… Zotat e denuan Prometeun sepse u vodhi zjarrin. Por a vidhet zjarri? Ai eshte per te gjithe. Pse te kene kete ego Zotat?
Ja se si do shnderrohen fjalite mesiper: “ Homofobet i denuan homosekualet sepse u vodhen dashurine. Por a vidhet dashuria? Ajo eshte per te gjithe. Pse te kene kete ego homofobet?
Besoj se kuptimi i derivates se thenies se pare shpjegohet mire me thenien e dyte.
Megjithate, te gjithe jemi te ndergjegjshem qe zjarrin ua mori Zotave – Prometeu, si Sifizi sekretet. Megjithese u denuan keta dy te fundit, njerezit jetuan te lumtur – ne ndonje menyre. Prototipi i zjarrit te zotave ra… kjo eshte nje shprese e mire per renien edhe te urdhereses se pashkruar per mohimin e dashurise brenda nje gjinie.
Une mendojse te gjithe ne, homoseksualet, duhet cdo dite, me potencen tone te pamohueshme, te perpiqemi te mos perfundojme ne asgje. Stermundimi ka qene gjithnje cmimi per pasionet e kesaj bote. Keshtu eshte edhe cmimi qe do paguajme ne perpara krijimit te nje bote te lumtur. Por eshte detyra jone, dhe fati yne, te rrotullojne gurin drejt malit te larte, me gjithe forcen tone, dhe me durim te luftojme per ta ngritur sa here te bjere. Eshte pjese e fatit tone, dhe e bukura e tij. Stermundimi yne ka shprese – shprese per nje bote me te mire. Le te luftojme pra – edhe kunder Zotave.