Author name: Saimir Hoxha

Reflektim: Mohimi i dashurise brenda te njejtit seks

Bota njerezore eshte shume e cuditshme dhe kontradiktore. Eshte dhe ka qene ne natyren njerezore absurditeti – e mira dhe e keqja jane nuk jane kurre konstante. Koncepti njerezor eshte ne ndryshim.

Prometeu dhe Sizifi kundershtuan ate qe donin Zotat. Por Prometeu u dha njerezve zjarrin – i beri ata te ditur, Sizifi – sic shkruan dhe Kamy, sipas Homerit ishte njeriu me i ditur dhe me kujdesshem midis te vdekshmeve. Te dy keta jane denuar nga Zotat – te pushtetmit. Prometeu u denua te vuante dhimbjen e stermundimshme ne majen e shkembit me jugor te botes – Shqiponjen qe do ushqehej me melcine e tij. U prangos dhe u la aty. Krimi ? I fali dituri botes – epo ja qe zotat e asaj kohe nuk e miratuan veprimin e tij. As bamiresia apo mencuria e Sizifit nuk u cmua!

Unë jam homoseksual. Dhe mund të jem kushdo!

Po behen rreth dy vjet tashmë që nga aksioni i parë i posterave që kemi zhvilluar ne të rinjtë e Aleancës LGBT. Para dy vjetësh posterat e parë i prodhuam me mjetet tona, njëri nga ne i dizenjoj ndërsa të tjerët që kishin mundësi i printuan në zyrat e tyre me frikën që dikush mund ti kapte nga momenti në moment. Ateherë ishim vetëm tre vetë me një dosje të mbushur me postera A4, bardh e zi ku shkruhej: “Homofobia është sëmundje sociale!” dhe me një qese të mbushur me ngjitëse. Nuk kishim asnjë ide se si do të priteshin posterat, ose se si do te reagonin njerëzit ndaj nesh, e vetmja gjë që dinim ishte që kishte ardhur momenti që të tjerët të ndjenin një prezencë tonën sado të vogël. Ajo c’ka na shenjoj atë natë ishte ndjesia e lirisë që të dhuron të dalurit hapur, për të qendruar mes të tjerëve pa maskë.

Gjatë këtyre dy vjetëve kemi bërë aksione të ndryshme dhe kemi hasur reagime nga më të larmishmet, agresivitet, habi, vlerësim, përcmim, kuriozitet për më shumë infromacion. Tashmë, ne nuk jemi më vetëm tre, por një grup të rinjsh dhe të rejash gej, lesbike, biseksual, transgjinor, heteroseksual që përmes fushatave tona ndërgjegjësuase mes njerëzve po përpiqemi të përhapim mesazhin tonë të pranimit, mirëkuptimit, dashurisë.

Ditën e premte ne, cunat dhe gocat e Aleancës dolëm në një fushatë posterash rrugëve të bllokut me një mesazh të qartë për të gjithë: Une jam gay dhe mund të jem kushdo! Djali, vëllai, babai, nipi, shoku, kolegu yt!

Gay, perjetimi i te qenit ndryshe

Une jam gay, dhe kam qene gjithnje, por kete e kam kuptuar ne moshe te heret, ose me sakte, pertej te kuptuarit I kam vene emrin heret – sepse nuk eshte se ishte zbulim. Nuk ishte e re per mua te pelqeja djemte, keshtu ka qene gjithnje.

Ne fillim, rreth moshes 7 vjec e gjysem, arrita te kuptoja – nga cunat e lagjes, qe une, une isha “bythqire” (me falni per fjalorin). Me sakte, ata si une quheshin bythqire.

Pastaj, pak ketu – pak aty, arrita gradualisht – nuk e di si, ta quaja veten homoseksual. Ka qene fundi I klases se katert, kur ne shtepi, se bashku me time me, duke bere detyrat e shtepise, degjoj ne top-channel, ritransmetimin e nje puntate te “Top-show” rreth homoseksualizmit. Aty degjoja njerez qe flisnin rreth asaj qe isha une. Degjoja nje zonje qe thoshte “…femijet homoseksuale e kane kete prirje te lindur. Cunat luajne me lodrat e vajzave, rrine me to, luajne me to… madje edhe vishen me rroba femrash (une kam edhe foto I veshur ashtu)” Hmm, vetem perpara gjysem ore I kisha kerkuar sime meje te me blinte nje kukull barbi.

Scroll to Top