Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat

Disa jane biond, disa brune, dikush i ka syte bojeqielli, disa kafe, disa jane te shkurter, te tjere me te gjate, cili prej tyre eshte i semuri? Ai me sy te kalter? Jo, jo, duhet te jete ai me sy te zinj.

Hehe, ju tingelloi absurde? Mua, qe ju degjoj cdo dite , te me quani te semure nuk me tingellon aspak absurde, sepse jam mesuar.

Natyra, eshte shume krijuese, ka krijuar shume lloje, dhe ketyre llojeve, u ka dhene karakteristika te shumellojshme. Midis ketyre, karakteristikave, mua ndodhi te me jepte sy kafe, lekure brune, inteligjence, gjatesi mesatare, trup  te rregullt– por prape ju, teksa me shikoni ne rruge, apo teksa flisni rreth meje me quani “te manget”. Po, mos u cudisni, keshtu beni. Mes jush, ka shume qe mburren se jane “unike”, se askush nuk behet dot si ai/ajo… shume mire, me vjen mire qe krenohesh me faktin qe natyra te ka dhene nje karakter te forte, te ka dhene sy te bukur, te ka dhene trup seksi – me pelqen qe mbi te gjitha qe te pelqen vetja ashtu sic je. Dhe ti, cdo dite perpiqesh ti vesh ne pah keto karakteristika, qe te tjeret nuk i kane.

Askush nuk mundohet te te shaje “bukurosh/e”, askush nuk vjen te te thoje “yt syjeshile!!” … apo e bejne?  Ti kerkon te gjithe ta vene re kete vecanti te tenden. Ti kerkon cdo dite te jesh i/e vecuar nga te tjeret me kete karakteristike qe ke. Dhe mua me vjen mire. Por nderkohe ti perseri me ofendon mua. Me ofendon se, hmmm, se jam homoseksual/e. po ja dhe jam i/e lumtur per kete, ashtu si ti je i/e lumtur qe je unik/e. Perse vazhdon t’u thuash te gjitheve qe si ty nuk eshte askush, kur ne te vertete, askush nuk do te jete si ty. Kush je, dhe cila eshte ai qe te jep te drejten te me thuash se ajo qe jam une nuk eshte e mire. Cili prej jush e vendosi qe syte e kalter jane me te bukur se ata kaf? Jane me te vacant (me te pakte ne numer)? Cdo te thote kjo, edhe homoseksuale jane me pak se heteroseksualet, mos do te thote qe jam me i/e mire?

Edhe une e dua veten time, edhe mua me pelqen te ta adhuroj te jem ky qe jam. Gjithsesi dua me thuash, kush je ti, kush je ti qe interesohesh se me ke ndaj une dashurine, kujt i jap puthjen, me ke ndaj shtratin, kur nderkohe ti dhe i/e dashuri/a yt, nuk vlejne nje dyshke. Kur ai/ajo nuk ka zgjuarsine time, nuk ka pamjen time, nuk ka asgje qe kam une. Pse eshte me i/e mire se une?

Do kerkoja shume nje lidhje te logjikshme, se cili eshte motivi qe ti nuk do te shikosh dy djem apo dy vajza se bashku? Me cilin justifikim ti me ben te ndihem keq… me cilen te drejte ti kundershton ate qe jam une, dhe per me teper kush je ti qe thuaj qe une jam “nje gabim” qe “nuk duhet te isha bere”?

Une jam ndryshe nga ty – por kjo nuk eshte asgje. A mund te me thuash ti, se cfare eshte me e bukur pa u bazuar tek opinionet njerezore, por duke me sjelle fakte? Me verteto pse une jam gabim, me verteto se une mertioj te zhdukem – dhe une do e bej. Trupi im nuk eshte gabim, as mendja ime. Jane pjese e asaj qe une jam. Pse “ai”/”ajo” ishte miku/ja jote me e mire, perpara se te zbuloje qe eshte homoseksual/e? A ndryshoi gje tek ai/ajo…? Pse kur ka qene gjithnje ajo qe eshte tani, dhe ka qene gjithnje aty, pse duhet tani te jete bere papritur i/e keqe?

Fatkeqesisht, ne shoqerine tone, kane frike nga me e vecanta. Te jesh ndryshe gjykohet cdo dite – pa u kutpuar. Per disa admirohet, per disa percmohet. Sa here i bej pyetjen vetes per te gjetur nje lidhje mes homoseksualitetit tim, dhe jetes se atyre qe nuk e duan ate qe jam une .. asnjehere nuk kam mundur te gjej nje arsyetim te sakte.

E di ? perderisa njerezit gjykohen shpesh nga drejtimi seksual, per mendimin tim , duket haptazi se ne gjykojme mbi seksin – dhe seksi vazhdon te jete mbi arsyetimin. Une nuk dua te ndihem si nje “objekt seksi”. Nuk dua te shikohem si gei. Nuk dua dhe nuk me pelqen. Dua te shihem sin je njeri me formim. Si nje njeri qe ka vlera. Te gjykohem mes atyre qe jap, dhe qe bej, jo permes atyre qe me jane dhene. Natyra me dha inteligjence, dua jut e gjykoni se si e perdor, natyra me dha nje seksualitet te ndryshem, jus mund tegjykoni rreth asaj qe me dha natyra, por rreth menyren se si une e jetoj ate.

Dua qe ju te me njihni! Dua qe jut e mos e shikoni ndryshimin tim si semundje, as si mekat. Nuk duhet te jete keshtu! Duhet qe JU – ju te bashkjetoni me mua. E ndryshmja nuk eshte patjeter e keqe!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top