kushtet dhe rregullat

KUSHTET E PËRDORIMIT DHE RREGULLAT PËR REGJISTRIMIN

Ju lutem lexoni me kujdes para krijimit të llogarisë!

Në këtë faqe, ju mund të gjeni shpesh material i cili përmban, edhe pjesërisht, imazhe, video ose fotografi të cilat kanë përmbajtje eksplicite dhe nuk janë të përshtatshme për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç. Duke pranuar “Kushtet e Përdorimit dhe Rregulloren” ju konfirmoni që mosha juaj është mbi 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç!

Kjo faqe është ideuar dhe realizuar eskluzivisht vetëm për komunitetin LGBT (lezbike, homoseksual, biseksual, transeksual), në qoftë se preferencat tuaja seksuale apo idealet tuaja  janë të kundër kësaj faqeje, komunitetit të saj dhe përmbajtjes, ju lutem të largoheni menjëherë nga kjo faqe dhe të riktheheni vetëm pasi të jeni informuar mbi atë që mund të hasni këtu.

Me regjistrimin në këtë faqe, ju jeni të vetëdijshëm se anëtarët e tjerë mund të ju dërgojnë mesazhe private, të cilat nganjëherë mund të përdorin gjuhën e një natyre eksplicite, dhe propozime të ndryshme me karakter seksual, mesazhe për të cilat stafi jonë nuk mban përgjeqësi.
Stafi ynë është kundër pedopornografisë. Ne do të bllokojmë dhe do të raportojmë tek autoritetet përkatëse çdo person / anëtar, i cili do të nxis
ë këtë lloj  sjellje në këtë faqe.

Të dhënat tuaja personale si emri, adresa e-mail, data e lindjes nuk do të mund të shihen nga anëtarët e tjerë të faqes. Ata janë informata ekskluzive dhe të mbrojtura në sistemin tonë. Megjithatë, duke pasur parasyshë rendësinë e privatësisë, ju këshillojmë që asnjëherë, për asnjë arsye, të mos përdorni emrin tuaj të vertet ose informacione që mund të ven në rrezik anonimatin tuaj.


Fjalëkalimi juaj do të ruhet nga një sistem kodimi që e bën të pamundur të shihet nga kushdo, përfshirë edhe administratorët e kësaj faqe interneti. Ju do t
ë jeni në gjendje ta modifikoni fjalkalimin tuaj në çdo moment, ose mund ti kërkoni administratorëve që ta modifikojnë për ju.

Cilido që krijon një profil në gay.al është i lirë ta eliminoj atë në çdo moment, pa pasur nevoj të informoj më parë stafin. Në momentin e eliminimit, profili juaj bllokohet deri në momentin që administratorët bejnë pastrimin e sistemit.
Nëse ju pranoni kushtet e përdorimit të paraqitura më lart, ne ju mirëpresim në faqen tonë.

Në qoftë se vetëm një nga këto kushte të përdorimit janë kundër asaj që ju besoni, praktikoni dhe mendoni se është e drejtë, ne ju sugjerojmë të mos regjistrohen me faqen tonë, dhe të zgjidhni një faqe tjetër.


Faleminderit!

Stafi i Gay.al


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top