Une jam gay, dhe kam qene gjithnje, por kete e kam kuptuar ne moshe te heret, ose me sakte, pertej te kuptuarit I kam vene emrin heret – sepse nuk eshte se ishte zbulim. Nuk ishte e re per mua te pelqeja djemte, keshtu ka qene gjithnje.
Ne fillim, rreth moshes 7 vjec e gjysem, arrita te kuptoja – nga cunat e lagjes, qe une, une isha “bythqire” (me falni per fjalorin). Me sakte, ata si une quheshin bythqire.
Pastaj, pak ketu – pak aty, arrita gradualisht – nuk e di si, ta quaja veten homoseksual. Ka qene fundi I klases se katert, kur ne shtepi, se bashku me time me, duke bere detyrat e shtepise, degjoj ne top-channel, ritransmetimin e nje puntate te “Top-show” rreth homoseksualizmit. Aty degjoja njerez qe flisnin rreth asaj qe isha une. Degjoja nje zonje qe thoshte “…femijet homoseksuale e kane kete prirje te lindur. Cunat luajne me lodrat e vajzave, rrine me to, luajne me to… madje edhe vishen me rroba femrash (une kam edhe foto I veshur ashtu)” Hmm, vetem perpara gjysem ore I kisha kerkuar sime meje te me blinte nje kukull barbi.
Mami ktheu koken edhe me pyeti – “Mos je edhe ti homoseksual mo?”
Une, femije, me instiktin e mbrojtjes: “Mos je vete! Une nuk jam!”
Ketu u mbyll biseda. Gjate emisionit degjoja njerez qe I drejtoheshin nje transgjinori me duket “ti nuk ke sheruar veten tende jo te sherosh te tjeret”… Aty ndryshoi jeta ime per disa vite. Fillova ta shihja veten si te semure. Fillova te veteperjashtohesha. E si mund te kuptoje nje femije 8 vjec – semundje apo jo!!! Keshtu ne ate moshe jeta ime ndryshoi. Te tjeret ishin gjithnje me te mire se une. Une duhet te vdisja nese nuk sherohesha, keshtu tha ai “xhaxhi” ne TV, keshtu duhej bere! Perpara kesaj kisha shoke – pak –por kisha … Nuk dija ta shpjegoja, por ne muajt qe pasuan fillova ti humbisja edhe ata. Me quanin “femer”. Pse ndodhi kjo? Tani une e kam fare te qarte. Sjellja ime ndryshoi, dhe isha une ai qe gjykoja veten. Isha une ai qe perpara te gjitheve e ofendoja ate. Si mund te me respektonin te tjeret? I shendoshe – I shemtuar – deshtak. Keto ishin ato qe me perkufizonin. Vitet kalonin nderkohe tek une krijohej nje femije I mbyllur, dhe nje njeri qe donte te shperthente. Me kalimin e kohes, u perpoqa shume dhe e hoqa mendjen nga “gay”-lleku. Doja te mbyllja syte, keshtu u perqendrova tek karriera ime. U bera shume I suksesshem. Isha nxenes I perkryer, kampion I vertete ne shkencat natyrore. Por perpara kesaj, une kisha nje talent shume te cmueshem per te pikturuar – qe fatkeqsisht e humba.
Gjithsesi, cmimet ne shkenca pasonin njeri tjetrin. Derisa ne menyre te pashmangshme u desha te perballesha edhe me te qenin gay. Por tani, nuk isha femije. Tani isha nje njeri I suksesshem, ndoshta jo shume I vene re… por isha OK. Ne moshen 15 vjec fillova te perballesha serisht me te qenin gay. Une isha/jam/do te jem GAY. Aty, te gjithe vune re nje ndryshim te madh tek une – rishfaqa talentin tim per artet pamore. U dobesova, fillova te behesha I bukur, dhe te isha gay… I bukur – inteligjent – I sukseshem me perkufizonin tashme. Fillova te isha ai qe jam ne te vertete. Ne homoseksualet, nuk duhet ta humbasim pontencialin qe na jep te qenit te tille – ndryshe.
Tani, cdo gje ka kaluar, une jam nje gay I integruar ne shoqeri, nje pjese e familjes sime, dhe e shoqerise time e dine se cfare jam une ne te vertete. Tani po shkelqej me shume se kurre. Ajo qe me ben cudi, jane ata cunat qe me therrasin ende pederast. Nuk e kuptoj c’borxh u kam une atyre, kur ne fakt jane ata qe me kane borxh mua. Me ka kjo shoqeri e prapambetur borxh plot 7 vite torture – dhe u kam borxh miqve te mi gay ate qe jam. I am born this way, and this will never ever change !
Shkruar nga Pinkyy Kidd