“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj),ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100 vjeçare.
Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.