Kjo eshte nje permbledhje me disa nga simbolet e komunitetit LGBT
Lambda
Spartanët e vjetër Grek besonin se lambda donte të thonte unitet, ndërkohë që Romakët e konsideronin, dritën e njohjes që shkëlqen në errësirën e injorancës.
Trekëndëshi rozë
Trekëndëshi Rozë u përdor nga Nazistët për të treguar homoseksualët. Megjithatë, homoseksualët, ishin vetëm një nga grupet të cilat ishin nën shënjestër për asgjësim, por është grupi i cili përjashtohet shpeshherë nga historia.
Në vitin 1935 Hitleri ndryshoi paragrafin 175 të Ligjit Gjerman dhe ndaloi homoseksualitetin duke përfshirë puthjet, përqafimet dhe fantazitë homoseksuale dhe gjithashtu aktivitetin seksual. Të fajësuarit për një vepër të tillë – llogariten të kenë qenë 25000 nga viti 1937 deri në vitin 1939. Keta persona dërgoheshin në burgje dhe më vonë transferoheshin për në kampet e përqendrimit. Ato duhej të sterilizoheshin dhe në më të shumtën e rasteve ky sterilizim ishte tredhja. Hitleri ndryshoi politikën e tij përsa i përket dënimit me vdekje të homoseksualëve vetëm në vitin 1942.
Të burgosurit në kampet e përqendrimit ishin të caktuar nëpër grupe sipas trekëndëshave të përmbysur. Çka vendoste një farë hierarkie midis të burgosurve. Trekëndëshi jeshil tregonte se personi i cili e kishte te veshur ishte një kriminel i zakonshëm, trekëndëshi i kuq tregonte të burgosurit politik. Dy trekëndësha të verdhë të cilët formonin Yllin e Davidit tregonin të burgosurit hebrenj. Trekëndëshi roz tregonte homoseksualët. Një yll i verdhë i Davidit poshtë mbivendosjes së një ylli Roze përfaqësonte të burgosurit Homoseksualë Hebrenj- në shkallë hierarkike përfaqësonte shkallën më të ulët nga të gjithë të burgosurit.
Në kohën kur lufta kishte përfunduar, një pjesë e madhe e homoseksualëve mbetën të burgosur në kampet e përqendrimit deri ne vitin 1969, deri kur paragrafi numer 175 u shfuqizua prej Gjermanisë Perëndimore.
Trekëndëshi rozë u adoptua nga shumë grupe për të drejtat e homoseksualëve në vitet 70- të, për arsye se ai tërheq vëmendjen tek persekutimi dhe shtypja – e atëhershme dhe e tanishme.
Flamuri GAY
Më 1978, në San Francisco artisti Gilbert Baker skicoi Flamurin e Ylbertë për Ditën e Paradës së Lirisë së Homoseksualëve dhe të Lesbikeve. Baker dhe 30 vullnetarë ngjitën dy prototype flamurësh për paradën. Këta flamurët e parë kishin 8 vija. Roza për seksin, e kuqja për jetën, portokallia për shërimin, e verdha për diellin, jeshilja për natyrën, e bruzta për artin, llullaqi për harmoninë dhe ngjyra vjollcë për shpirtin.
Për Paradën e vitit 1979 Baker shkoi tek “San Francisco Paramount Flag Co. “ për të prodhuar me shumicë Flamurin e Ylbertë. Gjatë asaj kohe roza e ndezur nuk ishte e disponueshme nga tregu. Prandaj roza dhe e bruzta u hoqën dhe ngjyra blu e errët zëvendësoi llullaqin. Ky version prej gjashtë ngjyrash u bë i njohur gjërësisht si simboli për Paradën Gay dhe larmishmërinë. Tashmë është i njohur zyrtarisht nga Kongresi Ndërkombëtar i Prodhuesve të flamujve.
Më 1994, një Flamur i Ylbertë me përmasa 30 fut (30.5 cm) x 1 milje, u mbajt nga 10 000 njerëz në Neë York gjatë Paradës së Stoneëall-it.
Cifte simbolesh per lesbike,gay,biseksuale
Çifte simbolesh gjinore meshkujsh dhe femrash duke u bazuar ne simbolet astrologjike për Venus (i cili përfaqëson femrën) dhe Mars (i cili përfaqëson mashkullin) përdoren për të formuar simbolin për homoseksualët dhe për lesbiket.
Dy simbole meshkujsh të bashkuara formojnë simbolin e mashkullit homoseksual. Dy simbole femrash të bashkuara formojnë simbolin e femrës lesbike.
Variacionet me këto simbole përdoren për treguar biseksualët, transgjinorët, gjithashtu dhe për heteroseksualët.
Trekëndëshi i Zi
Trekëndëshi Rozë përdorej eskluzivisht për meshkujt homoseksualë të burgosur – lesbiket nuk përfshiheshin në Paragrafin 175. Gjithsesi, femrat arrestoheshin dhe burgoseshin për “sjellje antishoqërore”, çka përfshinte gjithçka duke filluar nga feminizmi, të qënurit lesbike dhe prostituimi i secilës femër e cila nuk përshtatej me idealin e imazhit Nazist të femrës, që ishte: gatimi, pastrami, punë kuzhine, rritja e fëmijëve, pasiviteti, etj. Këto femra ishin të etiketuara me trekëndëshin e zi. Ashtu siç është rivendosur trekëndëshi rozë, në të njëjtën mënyrë lesbiket dhe feministet kanë filluar të përdorin trekëndëshin e zi si symbol të lidhjes së tyre të afërt dhe të krenarisë së tyre.