Mite dhe fakte mbi homoseksualitetin




Është e rëndësishme të dini që një pjesë e madhe e stereotipeve negative rreth gejve, lesbikeve dhe biseksualëve janë të bazuara në informacione të pasakta ose të pamjaftueshme. Këto janë disa mite dhe fakte që duhen marrë në konsideratë:

Miti

Pjesa më e madhe e lesbikeve dhe gejve e konsiderojnë veten si anëtarë të seksit të kundërt.

Fakti

Në mos shumica, pjesa më e madhe e gejve dhe lesbikeve janë shumë të
lumtur me gjininë e tyre. Në shumë mënyra identiteti i tyre seksual
shihet si pranim dhe pohim i gjinisë së tyre dhe jo refuzim i saj.

Njerëzit shpesh ngatërrojnë homoseksualitetin me transeksualitetin ose transvestizmin.

Personat transeksual ndjejnë që kanë lindur në trupin e gabuar dhe
duan të jenë gjinia e kundërt. Transvestitët janë njerëz të cilët shpesh
vishen me rrobat e seksit të kundërt.

Pjesa më e madhe e transvestitëve janë heteroseksual.

Miti

Homoseksualiteti është një sëmundje mendore e cila duhet shëruar.

Fakti

Shoqata Amerikane Psikiatrike e ka hequr homoseksualitetin nga lista
zyrtare e sëmundjeve mendore në vitin 1973. Ndërsa Shoqata Amerikane e
Psikologëve në vitin 1974. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe shumë shoqata
të tjera psikologjike dhe psikiatrike në vënde të ndryshme të botës.

Miti

Personat gay dhe lesbike janë të lehtë të identifikohen si të tillë.

Fakti

Shpesh njerëzit përdorin stereotipe për të identifikuar orientimin
seksual të dikujt, të tillë si; meshkujt gay janë “femërorë” dhe
lesbiket “mashkullore”. Në një studim të zhvilluar për të parë nëse
njerëzit mund ta identifikojnë orientimin seksual të dikujt pasi shohin
një seri intervistash të regjistruara, rreth 80 % e subjekteve ishin të
paaftë të identifikonin orientimin seksual të personit të intervistuar.
Ekziston dhe një pjesë heteroseksualësh që portretizojnë një mori të të
ashtuquajturave karakteristika stereoitipike gay.

Miti

Njerëzit janë ose homoseksualë ose heteroseksualë. Shumë pak janë biseksualë.

Fakti

Studimet e Dr. Alfred Kinsey janë ato që citohen më shumë kur
diskutohet kjo çështje. Të dhënat e tyre tregojnë që pak njerëz janë
vetëm heteroseksualë dhe homoseksualë. Pjesa më e madhe e njerëzve
gjenden diku midis këtyre dy anëve të peshores dhe si pasojë kanë
kapacitetin të provojnë dashuri dhe ndjenja seksuale për të dyja sekset.

Miti

Gayt, biseksualët dhe lesbiket nuk duhet të jenë mësues pasi mund ti kthejnë nxënësit në homoseksualë.

Fakt

Është e pamundur të kthesh heteroseksualët në homoseksualë po aq sa
është e pamundur e kundërta. Bazuar në ato ç’ka dihen rreth tërheqjes
seksuale nuk mund të ndodhë një konvertim nga heteroseksual në
homoseksual ose anasjelltas.

Miti

Pjesa më e madhe e personave që abuzojnë me fëmijët janë meshkuj ose femra homoseksuale.

Fakti

Statistikat kanë treguar që pedofilia ose abuzimi me fëmijët ndodh
kryesisht nga heteroseksualët. Në fakt mbi 90% e ngacmimeve të
raportuara janë bërë nga meshkuj heteroseksualë. Studimet kanë treguar
që nuk ka lidhje midis orientimit seksual të dikujt dhe tendencës për të
abuzuar seksualisht me fëmijët. Pedofilia: tërheqja seksuale ndaj
fëmijëve nuk duhet të ngatërrohet me homoseksualitetin.

Miti

Në një marrëdhënie homoseksuale një partner zakonisht luan rolin e burrit dhe tjetri rolin e gruas.

Fakti

Kjo nuk ndodh domosdosshmërisht kështu. Pjesa më e madhe e çifteve
gay ose lesbike punojnë sëbashku për të zhvilluar marrëdhënie të bazuara
në principet e barazisë dhe reciprocitetit ku ata dashurohen për atë që
janë dhe jo për rolet që luajnë.

Ky mendim është stereotipik.

Miti

Një eksperiencë homoseksuale në adoleshencë do të luajë një rol të
rëndësishëm në përcaktimin nëse një person do të jetë i orientuar drejt
homoseksualitetit në të ardhmen.

Fakti

Shumë gay dhe lesbike kanë pasur eksperienca të hershme
heteroseksuale por identifikohen si gay ose lesbike. E njëjta gjë mund
të thuhet dhe për shumë heteroseksualë që kanë pasur eksperienca
seksuale me persona të të njëjtit seks por që vazhdojnë ta përkufizojnë
veten si heteroseksualë. Orientimi seksual për pjesën më të madhe të
njerëzve shkon përtej akteve seksuale.

Miti

Homoseksualiteti nuk ekziston në natyrë prandaj dhe nuk është i natyrshëm.

Fakti

Historianët tregojnë që homoseksualiteti ka ekzistuar që në shoqëritë
e para njerëzore. Antropologët raportojnë që homoseksualët kanë qenë
pjesë e çdo kulture. Një studim i kulturave jo perëndimore raporton se
64% e personave e konsideronin homoseksualitetin “normal dhe të
pranueshëm nga shoqëria”.

Gjithashtu dihet që sjellja midis të njëjtit seks është natyrale edhe midis kafshëve.

Miti

Bibla e dënon homoseksualitetin dhe marrëdhëniet mes së njëjtës gjini.

Fakti

Në asnjë rast homoseksualiteti nuk është i dënueshëm në shkrimet e
shenjta si preferencë e brëndëshme seksuale. Në fakt çdo akademik i
specializuar që ka studiuar bilblën mund t’iu tregoj që kur u shkruajtën
librat origjinal në gjuhën hebrehe, armaike dhe greke në asnjërën prej
këtyre gjuhëve nuk ekzistonte fjala homoseksual.

Miti

Homoseksualiteti është zgjedhje.

Fakti

Ështe pranuar gjerësisht që ka predispozitë gjenetike për orientimin
seksual, por jo të gjithë bien dakord me këtë. Disa studiues mendojnë që
orientimi seksual caktohet në lindje, kryesisht rreth moshës 5 vjeçare.
Kërkime mbi AND-në e binjakëve gej kanë treguar që gjenetika luan rol
të rëndësishëm në përcaktimin e orientimit seksual. Kërkimi i DR. Alfred
KINSEY ka treguar që një numër i vogël njërëzish përshtaten brënda
kategorive strikte homoseksual ose heteroseksual. Pjesa më e madhe e
njerëzve gjënden diku midis këtyre dy anëve të peshores dhe si pasojë
kanë kapacitetin të provojnë dashuri dhe ndjenja seksuale për të dyja
sekset. I vetmi vend ku zgjedhja futet në lojë është kur ato vendosin se
si do ta pranojnë identitetin e tyre. Të vendosin nëse dhe si do të
dalin hapur dhe të zgjedhin kujt ti thonë.

Miti

Gejt dhe lesbiket mund të kurohen.

Fakti

Në 1990 Shoqata Amerikane e Psikologëve shpalli që të dhënat
shkencore tregojnë që terapia për kurimin e homoseksualitetit nuk
funksionoi dhe që më shumë mund të dëmtojë sesa të riparojë. Në 1998
Shoqata Amerikane e Psikologëve tregoi se përpjekjet e kurimit për të
ndryshuar orientimin seksual (Terapia Riparuese) është e paefektshme.
Gjithsesi risku i terapisë është i madh pasi mund të shkaktojnë
depresion, ankth dhe sjellje vetëshkatërruese ose vetëvrasje”. Pjesa më e
madhe e gejve dhe lesbikeve nuk kanë asnjë dëshirë për tu “kuruar”
(kthyer në persona heteroseksual). Disa të tjerë mendojnë se pranimi i
seksualitetit të tyre është një proçes i vështirë, duke patur parasysh
paragjykimin me të cilin ata përballen.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top