Prostitucioni mashkullor dhe rregullat e homoseksualizmit në Angli në shekullin e XIX dhe XX
Kjo ese analizon prostitucionin mashkullor brenda kontekstit të ndryshimeve në perceptime dhe në rregulla lidhur me sjelljen homoseksuale në fundshekullin e 19-të dhe fillimshekullin e 20-të. Në të trajtohen mënyrat në të cilat format ligjore dhe ideologjike të kontrollit diktonin një marrëdhënie të ngushtë ndërmjet nënkulturave homoseksuale dhe prostitucionit mashkullor. Përkufizimi publik i homoseksualizmit si një kategori e stigmatizuar çoi drejt një variacioni të përkufizimeve dhe sjelljeve vetjake ndërmjet klientit dhe individit me të cilin ai kishte kontakt. Shumë djem të rinj të klasës punëtore merrnin dhurata dhe para nga burra më të kamur në këmbim të ndereve seksuale pa e konsideruar veten e tyre si meshkuj prostituta apo homoseksualë. Si rrjedhojë, ndryshe nga prostitucioni femëror, asnjë nënkulturë nuk u zhvillua ndërmjet meshkujve që prostituonin.