Prostitucioni mashkullor dhe rregullat e homoseksualizmit në Angli në shekullin e XIX dhe XX

Kjo ese analizon prostitucionin mashkullor brenda kontekstit të ndryshimeve në perceptime dhe në rregulla lidhur me sjelljen homoseksuale në fundshekullin e 19-të dhe fillimshekullin e 20-të. Në të trajtohen mënyrat në të cilat format ligjore dhe ideologjike të kontrollit diktonin një marrëdhënie të ngushtë ndërmjet nënkulturave homoseksuale dhe prostitucionit mashkullor. Përkufizimi publik i homoseksualizmit si një kategori e stigmatizuar çoi drejt një variacioni të përkufizimeve dhe sjelljeve vetjake ndërmjet klientit dhe individit me të cilin ai kishte kontakt. Shumë djem të rinj të klasës punëtore merrnin dhurata dhe para nga burra më të kamur në këmbim të ndereve seksuale pa e konsideruar veten e tyre si meshkuj prostituta apo homoseksualë. Si rrjedhojë, ndryshe nga prostitucioni femëror, asnjë nënkulturë nuk u zhvillua ndërmjet meshkujve që prostituonin.

Shënim: Kjo ese është publikuar në fillim tek “Revista e homoseksualizmit”, vëllimi 6, nos. ½ (vjeshtë/dimër 1980-1). Kjo është shkruar së pari për një konferencë në vitin 1979 dhe është riparë për publikim në vitin 1980. Një përqindje e vogël e materialit është hequr nga ky version ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e paprekur. Një pjesë e mirë e punës lidhur me homoseksualizmin përgjatë historisë është shkruar pas 1979-ës por asnjë prej tyre, besoj unë, nuk i ndryshon argumentet e paraqitura këtu.

 

Problemi

Është e rëndësishme të përmendet se shkrimet mbi prostitucionin mashkullor kanë filluar të dalin në sipërfaqe në të njëjtën kohë kur “homoseksualët” filluan të përkufizoheshin si një grup njerëzish me nevoja, pasione dhe epshe të veçanta. Studimet e hershme të prostitucionit mashkullor nga F. Carlier-i i cili ishte kryetari i policisë së moralit në Paris në vitet 1860, ishin gjithashtu studimet e para sasiore me rëndësi lidhur me homoseksualizmin.[i] Havelock Ellis, Ivan Bloch, Magnus Hirschfeld dhe Sigmund Freud-i gjithashtu komentuan mbi shfaqjen e prostitucionit mashkullor. “Xavier Mayne” i cili shkroi lidhur me nënkulturën homoseksuale në fillim të këtij shekulli sugjeroi se prostitucioni mashkullor nuk ishte më i rrallë se ai femëror në shumicën e qyteteve europiane. Në 1948-ën Alfred Kinsey shkroi se prostitutat meshkuj nuk ishin më inferiorë se femrat. Në 1960-ën, D. J. West sugjeroi se meshkujt homoseksualë kishin një tendencë më të madhe për të përdorur prostitutat meshkuj në krahasim me meshkujt heteroseksualë të cilët ishin zakonisht të martuar dhe si pasojë kishin më pak nevoja urgjente seksuale sikurse më pak kohë apo mundësi të kishin marrëdhënie me prostitutat.[ii]

Por megjithëse ekzistenca e prostitucionit mashkullor është përmendur në mënyrë të shpeshtë, studimi i tij është më i rrallë. Shumica e informacionit tonë është në formë anekdote dhe bazuar në përshtypje.[iii] Madje deri në mesin e viteve 1960, një shkrimtar i fushës do të ankohej se të dhënat mbi prostitucionit e djemve ishin të pakta në krahasim me studimet e prostitucionit femëror.[iv] Kjo lloj neglizhence nuk është gjë e mirë. Subjekti nuk duhet konsideruar si i margjinalizuar. Një studim i prostitucionit homoseksual do të hidhte dritë në imazhet të homoseksualizmit që janë në ndryshim dhe rregullat e tyre ligjore dhe shoqërore sikurse në variacionin e identiteteve seksuale në historinë tonë sociale dhe marrëdhëniet e tyre me struktura më të gjera shoqërore.

Iwan Bloch që shkroi në 1909-ën sugjeroi se një diskutim i prostitucionit mashkullor i E. A. Duchesne në shkrimin “De La Prostitution fans La Ville D’Alger depuis la Concquete” të publikuar në Paris në 1853-ish përbënte “një hulumtim më të thellë të idesë së prostitucionit, i cili është zbuluar (bazuar në njohuritë e mia) këtu për herë të parë. Natyrisht në punimet e tjera më të hershme ne gjejmë referenca për meshkujt të cilët praktikojnë pederastinë për para. Por ideja e “prostitucionit” në vetvete ka qenë e kufizuar ngurtësisht në lidhje me kategorinë e grave që bliheshin.[v] Bloch-u vë në pah nevojën për të gjetur studime të prostitucionit që lidhen bazuar në kushtet e veçanta sociale dhe diskriminojnë ndërmjet imoralitetit në kulturat e hershme dhe formave moderne të prostitucionit. Kjo pasi kuptimet sociale që u jepeshin këtyre dy sjelljeve janë zakonisht mjaft të ndryshme.

Shumë studime të fundit e kanë vënë theksin tek rëndësia jetësore e ndarjes ndërmjet sjelljes, rolit dhe identitetit në çdo qasje sociologjike apo historike lidhur me subjektin e homoseksualizmit.[vi] Studimet ndër-kulturore, ashtu sikurse studimet e lojërave seksuale të djemve të rinj, homoseksualizmin e burgut dhe seksin në vende publike tregon se sjellja homoseksuale nuk do të thotë automatikisht apo domosdoshmërisht se individi i jep formë një identiteti homoseksual. Rolet dhe identitetet homoseksuale janë të ndërtuara historikisht.[vii] Madje nëse orientimit homoseksual i është bashkangjitur një minoriteti të caktuar të popullatës, ashtu sikurse e sugjerojnë disa autorë të rinj,[viii] përkufizimi social i kuptimit subjektiv që i jepet këtij orientimi varion në mënyrë të jashtëzakonshme. Tërësia e tipologjive dhe kategorive që shihet në studimet e Krafft-Ebing, Albert Moll, Havelock Ellis, Magnus Hirschfeld dhe të tjerëve në fillim të shekullit, ishte një përpjekje për t’i dhënë jetë këtij fakti. Historianët dhe shkencëtarët socialë së bashku kanë dështuar në gjetjen e të njëjtit përkufizim mbi homoseksualizmin për të gjithë ata individë që shfaqin sjellje homoseksuale. Dhe ata të cilët kategorizohen si homoseksualë shpesh kanë pasur vështirësi në rënien dakord me këtë etiketë shoqërore.

Nëse ky është rasti i klientëve të prostitutave meshkuj (të quajtur “vlojtësit”, “lundërtarët”, “të bymyerit”, “mburravecët”) sa e vërtetë duhet të jetë një gjë e tillë për vetë meshkujt që prostituohen të cilët duhet të përballen me dy identitete të stigmatizuara: atë të homoseksualit dhe më pas të prostitutës. Nuk ekziston asnjë ideologji e ligjëruar për prostitucionin homoseksual që të jetë e ngjashme me atë që e përligj prostitucionin heteroseksual madje dhe kur femra prostitutë dënohet nga shoqëria. Një numër studimesh kanë sugjeruar se shumë meshkuj që prostituojnë e shohin veten si heteroseksualë dhe ndërtojnë strategji komplekse për të neutralizuar rëndësinë e sjelljes së tyre.[ix] Njohuria jonë lidhur me këtë fenomen është spekuluese gjithsesi pasi  është e kufizuar në kategori të caktuara të njerëzve si p.sh. kriminelët dhe ne nuk e dimë si mund të ndryshojnë qëndrimet përgjatë historisë apo gjatë jetëgjatësisë së një individi. E thënë në mënyrë më të përgjithshme, ekziston një problem lidhur me përkufizimin e aktit të prostituimit. Një nga individët që eventualisht ofroi prova kundër kësaj ishte një nga meshkujt e Oscar Wilde në vitin 1890.  Emri i tij ishte Charlie Parker dhe ai ofroi prova kundër Oscar Wilde. Lidhur me këtë çështje ai tha: “unë supozoj se djemtë nuk janë ndryshe nga vajzat lidhur me marrjen e dhuratave nga ata të cilën i kanë përzemër”.[x] Në një nivel sipërfaqësor, një gjë e tillë është e vërtetë por lidhja me një aktivitet të stigmatizuar seksual i ka dhënë formë thellësisht ngjyrimeve të prostitucionit mashkullor. Si rrjedhojë, kjo gjë meriton një analizë serioze.

Kjo ese nuk pretendon të jetë një studim i hollësishëm i formave të prostitucionit mashkullor. Kërkimet e nevojshme, të detajuara dhe empirike duhet të bëhen ende. Në të vërtetë, qëllimi është analizimi i disa problemeve praktike dhe teorike që qëndrojnë në krye të punës tonë kërkimore dhe për këtë ne duhet t’iu referohemi provave të fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të. Ekzistojnë tre fusha të gjera të cilat përbëjnë shqetësim. Së pari, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje atyre rrethanave të veçanta sociale të cilat i kanë dhënë formë koncepteve të sjelljeve kundrejt homoseksualizmit. Së dyti, marrëdhënia e ngushtë, e ndërthurur ndërmjet formave të prostitucionit dhe nënkulturave homoseksuale, duhet medoemos njohur dhe analizuar. Së treti, natyra e vetë prostitucionit, konceptet e vetë-ndërtuara kanë çuar në një “stil jete” të projektuar prej tij dhe dallimet nga prostitucioni femëror duhet të artikulohen dhe duhet të ndërtohen teori lidhur me to.

Konteksti social dhe ligjor

Disa lloje të formacioneve nënkulturore që lidhen me aktivitetin homoseksual kanë ekzistuar në Britani për shekuj të tërë, në oborret e disa monarkëve të caktuar (ku “i preferuari” i oborrit është perceptuar si i barabartë me rolin e “kurtizanes”) në profesionin e teatrit në shekullin e 16-të ose në qendrat urbane që u zhvilluan në Londër dhe Bristol në shekullin e 17-të.[xi] Forma të ndryshme të prostitucionit pa dyshim kanë ekzistuar brenda këtyre nënkulturave dhe kanë krijuar struktura më të komplikuara gjatë zhvillimit të nënkulturave në shekullin e 19-të. Gjatë shekullit të 20-të lidhëzat e këtyre strukturave ishin më pak të përkufizuara në Britani, madje dhe në Londër në krahasim me vende si Parisi dhe Berlini dhe si pasojë provat e prostitucionit nuk kanë qenë konkrete.[xii] Praktika të ndryshme ligjore dhe traditat morale kanë pasur pasoja të rëndësishme. Në Britani, ndryshe nga Franca, sjellja homoseksuale në vetvete (dhe jo thjesht prostitucioni) shiheshin si një problem i madh social. Vëzhguesit e huaj bashkëkohorë nuk kishin dyshime se prostitucioni mashkullor ishte po aq i përhapur në Angli sa dhe në vende të tjera.[xiii] Ajo çka ndryshonte ishte se ky fenomen nuk ishte shumë i dukshëm. Shumica e provave tona lidhur me prostitucionin Britanik janë sporadike dhe shpesh janë rezultat i moralit të zellshëm publik lidhur me të apo të ndonjë skandali të fuqishëm.

Sjelljet e policisë, ligjit dhe institucioneve mjekësore ishin në mënyrë të dukshme, konfuze. Kur dy burrat e veshur me rroba grash, (Ernest Boulton dhe Frederick Park) u arrestuan në 1870-ën për sjellje të papërshtatshme (për veshje ndërgjinore në publik), ata u analizuan menjëherë, pa autorizim për të gjetur prova për sodomi dhe eventualisht u akuzuan për pasjen e planeve për të bërë gjëra të tilla. Policia e cila i kishte vëzhguar këta dy burra për rreth një vit, shpesh duke gjurmuar prostitucionin femëror, kishin opinionin se Boulton-i dhe Park-u ishin prostituta meshkuj. Në të vërtetë, në disa nga letrat e këmbyera ndërmjet dy burrave dhe disa të pandehurve të tjerë, përmendeshin shuma parash. Është e qartë gjithsesi, nga shënimet e gjyqit (para Lordit Kryetar të Drejtësisë në Westminster Hall), se as policia dhe as gjykata nuk kishin dijeni për homoseksualizmin apo prostitucionin mashkullor.[xiv] Madje nuk është e qartë nëse burrat akuzoheshin për prostitucion mashkullor. Fjalimet hyrëse nga Avokati i Përgjithshëm nënkuptonin se thelbi i krimit ishte fakti se ata ishin transvestitë dhe të dy burrat përpiqeshin të jepej të kuptohej se ishin gra.[xv] Njëfarë Dr. Paul-i i cili i ekzaminoi ata për sodomi në momentin e arrestit, nuk kishte pasur rastin të përballej me një gjë të tillë gjatë të gjithë karrierës së tij. Njohuria e tij e vetme vinte nga një histori që i kujtohej përgjysmë nga libri me titull “Jurisprudenca mjekësore” e Dr. Alfred Swaine Taylor-it.[xvi] Trupi i papërcaktuar i Eliza Edwards në vitin 1833 u konstatua nga analiza mjekësore që në të vërtetë ishte trupi i një mashkulli 24 vjeçar. “Gjendja e rektumit nuk linte dyshime për sa i përket praktikave të neveritshme me të cilat kishte qenë i fiksuar individi”.[xvii] Implikimi ishte se sodomia mund të jetë në vetvete një tregues i prostitucionit por madje vetë Dr. Taylor i cili pasqyroi disa prova në këtë rast, nuk kishte pasur ndonjë eksperiencë të mëparshme. Doktorët e tjerë që ishin sjellë për këshillë nuk binin dot dakord se cilat ishin shenjat e aktivitetit sodomik. Avokati i Përgjithshëm nxori në pah se kjo “duhet të jetë një çështje që ka të bëjë me ndodhi të rralla në këtë vend, sidomos në rastin kur një person zbulohet se ka prirje për këto lloj praktikash”.[xviii] I vetmi studim empirik në duart e gjykatës ishte nga një francez. Dr. Paul-i nuk kishte dëgjuar për punën e Tardieu-së i cili kishte hetuar mbi 200 raste të sodomisë me qëllimin e gjetjes së provave ligjore deri në momentin kur një letër anonime e informoi atë lidhur me ekzistencën e këtij studimi.[xix] Avokati i Përgjithshëm sugjeroi se ishte me fat që kishte kaq pak materiale mësimi apo njohuri mbi këtë çështje në vendin e tij.[xx] Njëri nga këshilltarët mbrojtës u tregua më i hidhur duke e sulmuar Dr. Paul-in për mbështetje në “thesaret e sapogjetura të studimeve franceze lidhur me çështjen, e cila falë Zotit nuk gjendet akoma në bibliotekat e kirurgëve britanikë.[xxi]

Është tronditëse të kuptosh se deri në 1871-in, konceptet e homoseksualizmit dhe prostitucionit mashkullor ishin tejet të pazhvilluara nga ana e Policisë së metropolit sikurse dhe në rrethet e larta mjekësore dhe ligjore. Madje, shkonte deri aty sa nuk kishte asnjë ligj të përgjithshëm lidhur me homoseksualizmin mashkullor deri para vitit 1885. Para kësaj date, ligji i vetëm që kishte njëfarë rëndësie thoshte se në rast sodomie, vendimi me vdekje ishte ndëshkimi i duhur. Ai datonte nga vitet 1530 deri në 1861. Akte të tjera homoseksuale mashkullore zakonisht gjendeshin nën titullin e teorisë së konspiracionit për shkelje të rënda.[xxii] Provat ishin normalisht shumë të vështira për t’u gjetur, gjithsesi ato ishin të rreme dhe si pasojë gjykoheshin më lehtë deri kur Henry Labouchere përfshiu ndryshimin e tij të famshëm në vitin 1885 me emrin “Akti i ndryshimit të kodit penal”. Labouchere thoshte se pavarësisht se provat e konsiderueshme për këtë fenomen nuk ekzistonin më, kishte qenë një letërkëmbim i tij me W. T. Stead lidhur me prostitucionin homoseksual në Londër që e kishte bërë atë të vepronte”.[xxiii] Ndryshimi i bërë i përkufizonte “aktet e papërshtatshme dhe të neveritshme” ndërmjet dy burrave, qoftë në publik apo në privatësi, si “shkelje të vogla” të ndëshkueshme me përafërsisht dy vjet me punë të rëndë. Kjo gjë në të vërtetë bëri që të gjitha aktet homoseksuale mashkullore dhe të gjitha “blerjet” homoseksuale, të konsideroheshin si të paligjshme.

Në vitin 1898, “Akti i vagabondit” e ndikoi dhe më tutje aktivitetin homoseksual duke bërë që çdo mashkull i cili dihej që jetonte tërësisht apo pjesërisht bazuar në paratë e përfituara nga prostitutat femra apo që reklamonte dhe përfshinte individë për qëllime imorale, konsiderohej si një mashtrues dhe vagabond bazuar në termat e “Aktit të vagabondit”. Klauzolat e përfshira më pas në të kishin të bënin me shkeljet homoseksuale. Nën një tjetër ndryshim të kodit penal  (Akti i këmbimit të skllevërve të bardhë) në 1912-ën, vendimi i gjykatës ishte burgimi me 6 muaj, sikurse me rrahjen me kamxhik në rastin e një shkeljeje tjetër dhe gjyqi bëhej pa pasur juri, një klauzolë e cila sikurse e përkufizoi G. B. Shaw: “është triumfi i vërtetë i vesit që pretendohet të gjykojë dhe të mbysë”. [xxiv] Nuk është fort e qartë pse klauzolat e reklamimit ishin në praktikë të lidhura vetëm me meshkujt që e takonin njëri-tjetrin për qëllime homoseksuale. “Komisioni mbretëror mbi përgjegjësitë e policisë së metropolit” thoshte se në 1908-ën nuk kishte ndonjë shënim në këtë Akt që i ndalonte klauzolat për burrat që reklamonin gratë për qëllime imorale”.[xxv] Por në të vërtetë, ato nuk u zbatuan kurrë, ashtu sikurse në rastin kur aktivitet e lidhura me reklamimin e grave nga ana e burrave për qëllime prostitucionin, nuk u deklaruan kurrë si të paligjshme. Në vitin 1928, “Komisioni i shkeljeve të rrugës” rekomandoi se asnjë ndryshim nuk duhej bërë lidhur me këto klauzola.[xxvi]

Pavarësisht se ishin më të lehta se ndëshkimi me vdekje apo burgimi i përjetshëm për sodomi, klauzolat e reja ishin gjithëpërfshirëse dhe u aplikuan në mënyrë më efikase. Ato kishin ndikime të veçanta në marrëdhënien ndërmjet prostitucionit mashkullor dhe homoseksualizmit mashkullor. Të gjitha aktivitetet mashkullore homoseksuale ishin të paligjshme ndërmjet vitit 1885 deri në 1967-ën dhe një gjë e tillë i dha formë natyrës së botës së nëndheshme homoseksuale gjatë periudhës së “akteve”. Në veçanti i dha formë marrëdhënies ndërmjet atyre të cilët e përkufizonin veten si homoseksualë dhe atyre që prostituoheshin. Për shembull, një nga pasojat ishte rritja e mundësisë për shantazh dhe dhunë. Gjithashtu u ndikua natyra e vetë prostitucionit, pa dyshim duke e bërë më pak publik si fenomen dhe të përkufizuar në mënyrë të vagullt. Ashtu siç vëzhgonin studiuesit gjatë asaj kohe, prostituta mashkull kishte një disavantazh profesional që lidhej me të qenit i obliguar në heqjen dorë nga reklamimi publik i vetes, ndryshe nga prostitutat femra. Kjo kishte pasoja të rëndësishme.

Në lidhje me turpet shoqërore, të gjithë prostitutat meshkuj si një kategori ishin të barazvlefshëm me ato femra. Kjo është tronditëse pasi të gjitha klauzolat lidhur me homoseksualizmin mashkullor vinin nga aktet e mëparshme të cilat ishin hartuar për të kontrolluar prostitucionin femëror (1885, 1898, 1912). Thelbi i të dy këtyre shqetësimeve u mbajt i gjallë deri në vitet 1950 kur një “komitet i departamentit” i quajtur “komiteti ‘Wolfenden’” u ngrit për të hetuar të dyja llojet e prostitucionit.[xxvii]

Pas shfuqizimit të “Aktit të sëmundjeve ngjitëse” në vitet 1880, prostitucioni femëror ishte subjekti i një kompromisi të veçantë që nuk kërkonte shtypjen e drejtpërdrejtë dhe as rregullimin formal shtetëror.[xxviii] Prostitucioni shihej si diçka e keqe dhe prostitutat femra konsideroheshin si “të huaja” në shoqëri, si një grup ku pjesëtaret përbëjnë një shtresë të caktuar të grave[xxix] por prostitucioni tolerohej pasi përmbushte një nevojë të domosdoshme shoqërore. Përpos kësaj ekzistonte dallimi që theksonte fushatat e dëlirësisë sociale ndërmjet sferës së sjelljes së përshtatshme publike dhe asaj private. Kishte periudha, veçanërisht në fillimet e dekadës së parë të shekullit 20-të, kur avokatët e dëlirësisë sociale filluan të shfaqnin shenja të shtypjes së drejtpërdrejtë kundrejt këtij grupi por kompromisi i mësipërm shoqëror qëndroi i palëvizur.

Në një nivel më formal, kompromisi i arritur nuk mund t’i aplikohej homoseksualizmit mashkullor. Dhe klauzolat e sodomisë iu aplikuan sjelljes publike dhe private[xxx] dhe pas vitit 1885 situata ishte dhe më e dukshme. Në praktikë, ndëshkimet patjetër vareshin nga njëri rajon policie në tjetrin, bazuar në qëndrimet e shefit të rajonit, pushteti që kishin komitetet vëzhguese dhe me kalimin e kohës, bazuar në klimën sociale të përgjithshme dhe efikasitetin e fushatave të dëlirësisë. Kishte normalisht dhe vështirësi në lidhje me situatën ligjore. Juritë shpesh refuzonin ndëshkimin bazuar në aktin e 1885-ës dhe policia preferonte të mos i akuzonte të pandehurit në rastin kur “qëndrimi i përshtatshëm publik” ishte ruajtur.[xxxi] Dhe pas vitit 1885, oficerët e ligjshëm të qeverisë preferonin të ishin të kujdesshëm. Në 1889-ën Drejtori i Ndjekjeve Publike theksoi “nevojën për të mos i dhënë publicitet të panevojshëm” rasteve të sjelljeve të neveritshme. Në të njëjtën kohë, ai ndjeu nevojën se mund të thuhej shumë lidhur me lënien të lirë për ata “persona që ishin burra të rritur të ndiqnin epshet e panatyrshme të tyre, por duke ruajtur privatësinë”.[xxxii]

Megjithatë, kur ligji zbatohej, ai zbatohej me shumë rigorozitet, veçanërisht ndaj atyre meshkujve që kapeshin. Shifrat janë të vështira për t’u gjetur por deri në vitin 1954, statistikat lidhur me ndjekjen e reklamimeve mashkullore publikoheshin në të njëjtën mënyrë siç publikoheshin të dhënat për meshkujt që jetonin me përfitime imorale. Një vëzhgues sugjeron se ligji ishte shkaku i një vuajtjeje më të madhe se ajo e shkaktuar nga akti i vitit 1885.[xxxiii] Ligji zbatohej nëpërmjet një procesi gjyqësor pa juri dhe në krahasim me 40 shilingat e gjobës që u viheshin prostitutave femra para vitit 1959. Ndëshkimi maksimal me 6 muaj burgim dhe stigma që lindte prej tij ishte tepër e rëndë për meshkujt homoseksualë.

Duke pasur parasysh kufizimet shoqërore mbi format e kontaktit seksual, kërkesat për shërbime të veçanta (dhe në rastin e homoseksualizmit) vështirësitë e pamasa dhe dëshira për të jetuar publikisht një jetë homoseksuale, e rrisnin mundësinë e zhvillimit të një tregu prostitucioni. Duke ditur situatën ligjore që mbizotëronte në fund të shekullit të 19-të dhe rizgjimet paralele të normave sociale, aktiviteti homoseksual ishte shumë i rrezikshëm për të dyja palët dhe mbarte në vetvete jo vetëm turpin social por mundësinë e ndëshkimit me burg. Një gjë e tillë ndikoi tregun për prostitucion dhe diktoi karakterin e fshehtë, fajin dhe ankthin e mënyrës homoseksuale të të jetuarit në atë kohë.

Në ditarin e Roger Casement-it, patriotit irlandez të vrarë në 1916-ën gjenden tregime lidhur me punën e tij në shërbimet e kolonizimit që ishin të ngjashme me “gjetjen” e kandidatëve, çmimin që ai paguante për ta, madhësinë e organeve dhe nganjëherë qarjen e dëshpërimit nga ana e klientëve. Kur ai dëgjoi për vetëvrasjen e (homoseksualit) Sir Hector Macdonald, Casement-i kërkoi “metoda më të shëndetshme për të kuruar këtë sëmundje të tmerrshme”.[xxxiv] Megjithatë, shënimet e tij në ditar tregonin për vetë aventurat e tij gjatë asaj kohe.

6 dhjetor 1903

Sot kam qenë shumë i zënë me raportin dhe makinën shtypëse. Shkrova rreth 6000 fjalë dhe i editova gjatë. Hëngra darkë vetëm tek restoranti “Comedy”. Ishte hera e parë që darkoja atje. Roja ishte i mirë, ushqimi i shkëlqyer, shefi ishte francez. Më pas dola për shëtitje. Pashë 7 punëtorë të mbuluar në pluhur, dy prej të cilëve ishin të bukur.

7 dhjetor 1903

Gabim i madh…. Hëngra darkë me Cui B dhe zonjën C. Darka ishte e këndshme, më pas dola për shëtitje. Dick-u në adresën West End ishte më i pastri dhe më i madhi, mua më pëlqeu shumë.

8 dhjetor 1903

Kam qenë i zënë tërë ditën dhe më pas vajta tek Robertson-i, adresa 30, rruga “Hemstall”. U ktheva në shtëpi përgjatë Marble Arch. D. W. 14 me çmimin C.R. 1 pound. Binte pak shi, isha i lodhur dhe u shtriva. Bertie eci vetëm për një pjesë të rrugës.[xxxv]

Shpeshtësia e këtyre ngjarjeve në ditarin e tij varionte nga 39 në ditarin e vitit 1903 në disa qindra në vitin 1911.[xxxvi] Këto aventura ishin tërësisht të fshehura nga miqtë dhe kolegët por mesa duket ishin pjesë të rëndësishme të jetës së tij pasi viheshin re në shpenzimet që ai bënte. Në librin kontabël të vitit 1911 për shembull vihen re përmbledhje të shkurtra të të gjitha aktiviteteve financiare si p.sh. detaje të jetës së tij që dënoheshin por që nuk mund të kenë qenë të pazakonta. Në të vërtetë ekzistojnë ngjashmëri të mëdha me autorin anonim të shkrimit seksual viktorian me titullin “Jeta ime sekrete” i cili gjithashtu shkroi se kishte pasur një jetë homoseksuale sekrete të fshehur nga miqtë dhe kolegët e respektuar. “A i kanë pasur të gjithë meshkujt të njëjtat epshe që më kanë kapur mua më vonë në jetë?” Casement-i mund t’i kishte bërë vetes fare mirë të njëjtën pyetje pasi ai duket që nuk ka pasur marrëdhënie me asnjë nënkulturë të tillë apo me meshkuj të tjerë homoseksualë përveçse prostitucionin rastësor.

Nënkultura homoseksuale

Një nënkulturë homoseksuale mund të përmbushë një numër të caktuar funksionesh: lehtësimin e izolimit dhe turpit që ndien dikush, edukimin e pjesëtarëve të saj lidhur me sjelljet dhe normat sikurse dhe mësimin mbi identitetin dhe afirmimin e tij.[xxxvii] Qëllimi më thelbësor i nënkulturës homoseksuale në shekullin e 19-të dhe fillimshekullin 20-të gjithsesi ishte që t’u ofronte individëve mënyrën e takimit me partnerët e mundshëm. Deri në kohët e fundit shumë pak njerëz e shihnin si të mundshme apo të dëshirueshme përfshirjen e zakoneve seksuale, aktiviteteve seksuale dhe identitetit publik brenda kornizës së një “stili jete” homoseksual. Ndoshta të vetmit njerëz të cilët jetonin tërësisht në një nënkulturë ishin relativisht ata pak “profesionistë” që gjendeshin në lidhjet kryesore ndërmjet botës homoseksuale aristokratike dhe nënkulturën e shtëpive “molly”, klubeve, fushave, shëtitjeve, zonave dhe banjove.

Që në fillim të viteve 1720 këto vende takimi njiheshin si “tregjet”; titull që i korrespondonte përdorimit homoseksual të termit “tregu i martesës”.[xxxviii] Kjo nuk dallon shumë nga përshkrimi i Evenlyn Hooker-it lidhur me atmosferën e klubeve gei moderne amerikane si tregje të lira në të cilat e drejta e blerësit për të hyrë përcaktohet vetëm nga e pasja e disa kritereve dhe aftësisë për të blerë.[xxxix] Në vitet 1870, çdo lloj transaksioni homoseksual, qoftë në rastin kur përfshihej pagesa apo jo, përshkruhej si “tregti”. Një mbrojtës i skandalit të Boulton-it dhe Park-ut i shkroi një tjetri: “unë po të them se po të jap arsye të mendosh se nuk më intereson asgjë tjetër përveçse tregtisë dhe e di që ty të intereson shumë pak kjo gjë, me sa di unë”.[xl] Në këtë botë të këmbimit seksual, veçanërisht duke pasur parasysh fshehtësinë, nevojën për kujdes dhe pabarazitë e mëdha të pasurisë dhe pozicionit social ndërmjet pjesëmarrësve, elementi i parasë pa dyshim është dominues.

Pavarësisht morisë së gjerë të nënkulturës, nga varfanjaku tek miku, ishte ideologjia e klasës së lartë që duket se ka dominuar mundësisht sepse kishte një identitet të përkufizuar qartë ndërmjet burrave të klasës së mesme dhe të lartë dhe sepse këta të fundit kishin më shumë mundësi, nëpërmjet parave dhe lëvizshmërisë, për të pasur kontakte më të shpeshta homoseksuale.[xli] Një fenomen që lidhet me këtë ishte marramendja që e kish mbërthyer shtresën e mesme dhe të lartë për hedhjen poshtë të hendekut klasor. Kjo marramendje tregon drejtpërdrejt një vazhdimësi ndërmjet meshkujve heteroseksualë dhe zakoneve homoseksuale mashkullore.[xlii] J. A. Symonds mund të mos kishte rënë dakord me disa nga ndjekjet impulsive të miqve të tij kundrejt kontakteve të klasës punëtore[xliii] por ishte pa dyshim një element i rëndësishëm i nënkulturës. Postierët e zyrës së postës të skandalit të njohur të rrugës “Cleveland” dhe ‘djaloshat e përhershëm, shitësit e gazetave dhe punonjësit e bibliotekave në gjyqin  e individit “Wilde” janë shembuj që ilustrojnë disi shumicën e individëve të klasës punëtore që ishin të përfshirë.

Heqja e pengesave klasore, kërkimi për një “këmbim të ashpër” apo sikurse vetë Wilde e përkufizoi si “ushqimin e panterave”, u bë një nuancë përkufizuese. Marrëdhëniet që zgjasnin në kohë u zhvilluan por në një botë ku seksi ishte i lehtë për t’u gjetur, marrëdhëniet me të tjerët ishin një tundim i vazhdueshëm pavarësisht rreziqeve që mbarteshin. Burrat e shtresës së mesme përgjithësisht kishin marrëdhënie joseksuale me miqtë, por bënin seks me individë rastësorë. Një nga të anketuarit e mi i cili e kishte të vështirë të bënte seks me miqtë e tij që i përkisnin të njëjtës shtresë, kishte një tërheqje të veçantë për rojet dhe “vuante” siç thoshte ai vetë nga “ethet e forta”. “Mua nuk më ka interesuar kurrë këmbimi me homoseksualët… unë gjithmonë kam dashur të tregtoj me burra. Por patjetër ky i imi ka qenë gjithmonë një lloj prostitucioni… Unë nuk them se nuk kam pasur kurrë kontakt me homoseksualë pasi nuk është e vërtetë. Por do të thoja se si rregull unë kam dashur burra”.[xliv]

Dëshira për një marrëdhënie që thyen kufijtë klasorë (produkte ndoshta të ndjenjës se seksi nuk mund të jetë spontan apo i natyrshëm me individë të të njëjtës klasë) ndërvepronte me dëshirën për një marrëdhënie me një “burrë”, një burrë të vërtetë heteroseksual. E. M. Forster donte “të dashuronte një burrë të ri dhe të fuqishëm të një klase më të ulët dhe të duhej prej tij” dhe si përfundim ai zhvilloi një marrëdhënie të vagullt me një polic. Edward Carpenter e shpallte dashurinë e tij për të varfërit dhe të paarsimuarit me tone të dukshme erotike: “ata që i kanë kofshët e trasha, të nxehtë, ndërtuesit me lëkurë të zeshkët dhe të fortë me rripin rreth brezit”. J. R. Ackerley nganjëherë ndiente se “miku ideal … duhet të kishte qenë një burrë kafshë… me trupin perfekt të një mashkulli që shërben sa herë ka nevojë nëpërmjet devotshmërisë së një kafshe jokritikuese dhe besnike.[xlv]

Këtu ekzistojnë forma shumë komplekse. Në njërën anë ekzistonte një formë e kolonializmit seksual, një këndvështrim i klasave të ulëta si një burim i “tregtisë”. Nga ana tjetër kishte një reagim shpesh sentimental mbi vlerat e klasës së cilës i përkiste vetë individi dhe besimit që ekzistonte një bashkëjetesë e paqme nëpërmjet kontaktit seksual. Ashtu sikurse e thekson J. A. Symonds-i “pështjellimi i shtresave sociale në rastin e dashurisë mashkullore duket sikur është një nga karakteristikat më të dukshme dhe me shpresë.”[xlvi] Bashkë me këtë ekzistonte një besim i gjendur kudo se klasa punëtore dhe rojet (të njohur gjerësisht gjatë shekullit të 18-të në të gjithë Europën për prostituimin e tyre) ishin indiferentë ndaj sjelljes homoseksuale.[xlvii] Një klient i rregullt i rojeve tregon: “ata ishin të rinj dhe normalë, vinin nga klasa punëtore dhe ishin përpunuar që të bindeshin”.[xlviii] Ata ishin gjithashtu të kudogjendur: “për skeptikët nuk duhej shumë por të ecnin nëpër Londër, rreth çdo garnizoni, të bënin shëtitje nëpër Portsmouth, Aldershot, Southampton, Woolwich, dhe 7 qyteteve të mëdha të Britanisë së veriut apo Irlandës për të gjetur një ushtar prostitutë në një treg pothuajse të hapur.[xlix] Me këto roje/ushtarë transaksioni monetar ishte i shprehur qartë. Në atmosferën e rrallë të poetëve “uranianë”, paratë shkëmbeheshin nga duart në duar por ideologjikisht i zvogëlohej rëndësia. Uranianët e adhuronin rininë, flisnin për tërheqjen e djelmoshave të rinj dhe ishin të mrekulluar nga hedhja poshtë e kufijve klasorë.[l]

Këto lloj ndërveprimesh klasore dhe gjinore (klasa punëtore ishte e barabartë me mashkulloren dhe kjo e fundit ishte e barabartë me afërsinë ndaj natyrës) luanin një rol të rëndësishëm në ritualet e prostitucionit dhe ndikonin për shembull në qëndrimin e mbajtur nga “prostituta” mashkull dhe sjelljen që pritej prej tij.[li]

Natyra e prostitucionit

Këmbimi i parave mund të krijonte një sërë kuptimesh të ndryshme simbolike për të dyja palët ndërsa paqartësia e të dyja palëve mund ta bënte transaksionin në vetvete të vagullt. Nuk ishte gjithmonë e lehtë për shembull të dallohej ndërmjet zhvatjes, shantazhit apo një letre të dëshpëruar. Dhënia e dhuratave mund të kishte të njëjtin dallim kompleks. Dhuratat e Oscar Wilde-it për kontaktet e tij në një darkë tek restoranti “Kettner” dhe një kuti argjendi për mbajtjen e cigareve (që ndryshonte në çmim nga 1 deri në 5 pounds) mund të interpretohej si një pagesë për shërbimet në vijim apo si një simbol i miqësisë. Një njeri i shtresës së mesme si George Merrill, partneri afatgjatë i Edward Carpenter-it ishte në gjendje të mbante mend pothuajse pa vetëdije një këmbim të tij në vitet 1880 me një kont italian i cili i jepte atij dhurata, lule, kravata, shami duarsh dhe para të cilat Merrill-i zakonisht ia dërgonte nënës së tij.[lii] Në këtë lloj situate, rëndësia që i vihej këtij transaksioni mund të ishte shumë komplekse, duke i vendosur paratë dhe dhuratat në vend të dytë.

Madje dhe kur elementi i tregtisë ishte krejt i qartë, mekanizma komplekse mund të gjendeshin për të maskuar këmbimin. Një klient fare thjesht mund të mbante një qëndrim të tillë ndaj vetes: “më duket se gjithnjë pretendoja se shkëmbimi që ishte prezent ndërmjet nesh një herë (djemtë ishin gjithmonë në nevojë për para) nuk ishte një pagesë në vetvete por një dhuratë.[liii] Joe Ackerley ka treguar lidhur me kërkimet e tij të natës për një partner ideal dhe për numrin e shumtë të rojeve dhe policëve që ai kishte gjetur. Ai gjithsesi shkruan: “nuanca e prostitucionit në këto lloj eksperiencash nuk më pëlqente dhe mendoja se do të ishte e papëlqyeshme për vetë djemtë. Pra si rrjedhojë zhvillova teknika për të ruajtur veten, pa pasur biseda me nënkuptime duke e lënë djalin të lirë të vinte në shtëpi me mua nëse dëshironte nga dëshira seksuale apo mirënjohja pasi ai e kishte shumë të qartë dhe dinte se çfarë po kërkoja.[liv]

Pagesa ishte gjithashtu një mënyrë për të hequr fajin nga supet.

Ekzistonte një vend i njohur pas një bari në Camberwell i cili ishte shumë interesant. Dhe aty kishte një kapiten ushtrie i cili tregoi mjaft interes për mua dhe unë për të. Dhe ai tha, epo mirë, atje ka shumë shtëpi të braktisura, shkojmë atje. Dhe ne vajtëm. Dhe më pas ai vuri në dorën time një kartëmonedhë prej 10 shilingash. Unë i thashë se nuk i doja ato para. Unë nuk marr para, thjesht e pëlqeva shoqërinë tënde dhe bisedën dhe i thashë se nuk do t’i merrja paratë. Por ai insistoi. Unë refuzova por ai vazhdoi në të vetën. Eventualisht ai ma futi në dorë kartëmonedhën dhe iku me vrap. Tani besoj se atij i pëlqente shumë pagesa ndaj njerëzve. Ishte e jashtëzakonshme.[lv]

Në një sondazh historik është shumë e vështirë për të kuptuar se çfarë veprimesh janë tërësisht instrumentale dhe cilat janë emocionale. Është më e thjeshtë të përshkruajmë motivin dhe fantazitë e klientëve se sa të përshkruajmë eksperiencat dhe besimet e atyre të cilët janë prostituuar. Teoricienët e fundshekullit 19-të të etiologjisë së homoseksualizmit kanë analizuar masturbimin, prindërimin e keq, degjenerimin apo mutacionin e lindur. Një konsensus u zhvillua ndërmjet atyre seksologëve se pavarësisht pikëpamjes morale të dikujt mbi homoseksualizmin, kishte dy lloje që duheshin dalluar nga njëri-tjetri: ata që ishin të lindur, në brendësi si “homoseksualë” pra të quajtur ndryshe “të tjetërsuarit” dhe ata të cilët silleshin si homoseksualë nga epshet e tyre, të quajtur “perversë”. Thoinot-i theksoi se prostitucioni mashkullor i gjen klientët në njërën anë nga “uranistët e vërtetë” apo “pasionantët” siç i quanin policët francezë dhe në anën tjetër “libertinët”, të rinj apo të moshuar të neveritur nga marrëdhëniet normale dhe impotentë kundrejt grave.[lvi] Ky ishte një dallim i rëndësishëm pasi i jepte ngjyrë reagimit të publikut në një nivel të konsiderueshëm. Drejtori i Ndjekjeve Publike, duke reflektuar në një çështje të rrugës “Cleveland” ku gjendej një shtëpi publike në 1889-ën, shkroi se ishte një detyrim zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e fëmijëve të prindërve të respektueshëm në shërbim të publikut pasi ata nuk duhej të binin viktimë e një epshi të panatyrshëm i përjetuar nga burrat e rritur.[lvii] Nocioni se klasa e lartë po korruptonte klasën punëtore është i gjetur gjithkund në shkrimet dhe përshkrimet e Labouchere-it mbi djemtë e rrugës “Cleveland” dhe ngjarjet e saj. Ata përshkruhen si individë të cilëve u ishin bërë më shumë mëkate se sa kishin bërë. Polici mbikëqyrës i djemve arriti në konkluzionin se ata ishin injorantë mbi krimet që kishin kryer me personat e tjerë.[lviii] Shkrirja e çështjes homoseksuale me pikëpyetjet e shtresave shoqërore ishte një gjë e shkruar shpesh në gazeta gjatë skandalit në rrugën “Cleveland” dhe vazhdoi pothuajse deri në vitet 1950.[lix]

Në të njëjtën pikëpamje dhe deri në njëfarë pike në kontradiktë me të, ekzistonte teoria se prostitutat meshkuj shfaqnin një predispozitë tipike drejt korrupsionit dhe degjenerimit seksual, një shenjë karakteristike e të cilës ishte zhburrërimi. Është e vërtetë se në Europë që nga shekulli i 18-të e tutje ata të cilët prostituoheshin shpesh shfaqnin stereotipe femërore dhe karakteristika po të tilla duke i vënë vetes emra femrash[lx] por është gabim të supozohet se prostitutat meshkuj vinin nga një lloj i caktuar personi dhe ishin të predispozuar kundrejt prostitucionit. Sjellja femërore mund të përbëjë në vetvete një rol po aq të brendshëm sa dhe të përvetësuar pasi siç e kemi parë ne, nënkultura homoseksuale vinte theksin tek dëshira për të pasur meshkuj mashkullorë. Në fakt, ishin një mori faktorësh që i çonin njerëzit drejt prostitucionit.

Duke shkruar për Berlinin në vitet 1920, Werner Picton përmend dy lloje popullatash të prostitutave: “rrethin e jashtëm” që luhatej në numër dhe përbërje dhe që shkaktohej nga papunësia dhe dëshira dhe “rrethin e brendshëm dhe më të qëndrueshëm të kësaj variable dhe forme jokoherente … që funksiononte më pak bazuar në papunësi dhe dëshirë dhe në disa raste nga psikopatia, histeria, paqëndrueshmëria mendore, kurioziteti seksual, dëshira e aventurës dhe dëshira për luks.”[lxi] Disa prej këtyre kategorive (psikopatia, histeria, paqëndrueshmëria mendore) janë në përputhje me këndvështrimin se prostitutat ishin individë “të degjeneruar” ose ishin shtyrë drejt prostitucionit nga mungesa e përshtatjes emocionale apo ngatërrimin e roleve gjinore. Kategoritë e tjera, gjithsesi sugjerojnë atë çka duket se ketë qenë zakonisht arsyeja: burrat kishin përjetuar një devijim të përgjithshëm dhe karakteristik (të përshkruar si një ulje më poshtë)[lxii] që kishte efekte të ndryshme dhe të paparashikuara mbi identitetin dhe perceptimin për veten.

Devijimi është identifikuar si një karakteristikë e prostitutave femra dhe meshkuj që përmbante procese ndjesore dhe rrethanore që tentonin të ishin influenca dominuese.[lxiii] Nëse në rastin e prostitucionit femëror marrëdhëniet e shpeshta me burrat mund të çonin në vendimin e saj që të gjitha këmbimet e ardhshme të bëheshin për para, kjo ishte tërësisht ndryshe në rastin e prostitutave meshkuj. Këtu tendenca kryesore duket se ka qenë ajo e kontaktit rastësor, mësimeve po rastësore dhe lidhja me një nënkulturë që kishte (në rastin e rojeve) një traditë të prostitucionit rastësor.

Lojrat e seksit rinor shpesh çonin drejt prostitucionin rastësor. “Fshesëtrashi” (Thickbroom), një djalë mesazh-dërgues i zyrës së postës që ishte gjithashtu i përfshirë në çështjen e rrugës “Cleveland” tregoi se si masturbimi i ndërsjellë në një dollap me “Dashurinë e re” (Newlove), një mesazh-dërgues tjetër kishte vazhduar me pyetjen e Newlove-it. Për të cituar tekstualisht: “ai më pyeti nëse unë do të shkoja të jepesha pas një burri dhe unë i thashë jo. Ai më pas tha: atëherë do të marrësh 4 shilinga për kohën e shpenzuar duke më ndjekur mua”.[lxiv] Dërguesit e mesazheve nuk e prostituonin veten rregullisht dhe po të mos kishte ndodhur skandali në fjalë, përfshirja e tyre do të kishte pasur një ndikim shumë të vogël në jetën e tyre. Nganjëherë ndodh që vendimi të jetë më i përllogaritur. Charlie Parker ritregonte se si ai u përfshi me Alfred Taylor-in dhe Oscar Wilde. Taylor-i i ishte qasur atij, i kishte bërë komplimentet e radhës dhe e kishte pyetur nëse do të shkonim të pinim diçka. Ai fliste për burra. Taylor-i tha: “ti mund të bësh para lehtësisht nëse të intereson”. Unë e kuptova se çfarë po nënkuptonte autori dhe i ktheva një përgjigje të ashpër… i thashë se nëse ndonjë burrë i vjetër ishte i tërhequr nga unë, unë isha mëse dakord. Mëse dakord. Unë isha gati t’i vija pikat ku duheshin. [lxv] Këto kontakte fillestare mund të ktheheshin fare mirë në një karrierë të përkohshme për shantazh dhe kërcënime, por kjo nuk ishte e thënë.

Një rrugë tjetër drejt prostitucionit ishte nëpërmjet një bote të ndërthurur me seksualizëm si p.sh. ajo e rojeve. Një individ i klasës punëtore shpejt do të kuptonte si mund të gjendeshin paratë me pak përpjekje dhe aspak rrezik nga stigma e miqve të tij. Në të vërtetë, tradita dhe mungesa e fondeve për rojet i përligjte këto aktivitete.[lxvi] Mbështetja nënkulturore nga kolegët bënte të mundur që një roje të kthehej në një prostitutë profesionale. Nganjëherë tendenca për të jetuar një jetë homoseksuale të shfaqur qartë, një aftësi e veçantë për të mësuar mënyrat e nënkulturës, mbështetja nga prostituta të tjera apo burrat homoseksualë, apo vullneti për të identifikuar veten si prostitutë do ta transformonin një burrë drejt një “profesionisti” por këta të fundit përbënin një minoritet si tek rojet, ashtu dhe civilët e rinj.

Provat e prostitutave profesionistë janë të rralla, gjë që i jep një interes të veçantë librit “The Sins of the Cities of the Plain” (1881)[lxvii] që tregon jetën e Jack Saul-it. Ky i fundit ishte një personazh historik i cili më vonë në 1890-ën ofroi prova të shpifjes për çështje “Euston” si pjesë e skandalit të shtëpisë publike në Cleveland. Në vetvete, një pjesë e zgjedhur e pornografisë homoseksuale, libri është padyshim autobiografia e Saul-it dhe pavarësisht tregimi të tij gjoja është i stisur, ai ofron mjaft botëkuptime të gjalla lidhur me prostitucionin mashkullor. Në gjyqin për shpifje, Saul-i përmendi me shumë krenari se ai ishte ende një “Marianë profesioniste”. “Unë e kam humbur personazhin tim dhe nuk mund të vazhdoj më tutje ndryshe. Ka raste që bëj punë për individë të ndryshëm gei.[lxviii] Këto lloj punësh të çuditshme, siç u bë e qartë gjatë hetimit të fakteve, kishin të bënin me pastrimin e shtëpisë për gratë dhe nënkuptonin një këmbëngulje për një karrierë si profesionist sikurse getoizimin që mund të pasonte nga kjo zgjedhje karriere dhe peripecitë që mund të ndodhnin me kalimin e moshës, kur humbte sharmi. Jeta nuk ishte gjithsesi kaq e ashpër, ashtu siç e tregon dialogu i mëposhtëm:

–          A ishe i ndjekur nga policët?

–          Jo, ata vetën ndërhynin. Kanë qenë gjithmonë të mirë me mua.

–          Do të thuash se ata i kanë mbyllur sytë me qëllim lidhur me praktikat e tua të famshme?

–          Ata i kanë mbyllur sytë dhe për të tjerë, jo vetëm për mua.[lxix]

Ata që ishin të ngjashëm me Saul-in ishin gjithsesi pak në numër. Shkrimet e tij domethënëse tregojnë se “ne nuk i njohim shumë nga sodomitët profesionistë në Londër”.[lxx]

Jeta

Organizata profesioniste që ka qenë tipike për prostitucionin femëror nuk është ngritur kurrë në rastin e prostitucionit mashkullor. Madje dhe në qytetet e mëdha europiane si Berlini dhe Parisi, “shtëpitë e djemve” ishin të rralla pavarësisht se ekzistonin vende të shumta ku njerëzit “gjuanin” por këto ishin të fshehura me emrin e klubeve apo grupeve sportive.[lxxi] Në Angli, ndryshimi i kodit penal i 1885-ës kishte pasur synimin të sulmonte shtëpitë publike por ishte i vagullt në lidhje me zbatimin e këtyre praktikave për homoseksualët. Drejtori i Ndjekjeve Publike ankohej tek Sekretari i Shtetit në 1889-ën se ai ishte “mjaft i ndërgjegjshëm se pavarësisht se mbajtja e një shtëpie publike përbënte shkelje ligjore, nuk është e paligjshme mbajtja e një shtëpie për akomodimin e sodomitëve.”[lxxii] Labouchere thoshte në 1889-ën se kishte në zotërimin e tij një “listë të shtëpive, disa në zona të mira të qytetit të cilat ishin po aq keq, në mos më keq se këto të fundit”.[lxxiii] Megjithatë asgjë nuk ka ndodhur prej kërcënimit të tij.

Këto lloj shtëpish kishin disa duzina klientësh. Ushtarë, pjesëtarë të parlamentit, kolegë, pjesëtarë të Klubit të Çlirimit Kombëtar, një rrobaqepës, një bankier të cilët frekuentonin shtëpinë me numër 19 në Cleveland. Djemtë paguheshin njëherë të tërë shumën dhe njëherë gjysmën. 4/10 i jepeshin djemve dhe pjesa tjetër mbahej dhe i jepej Hammond-it apo Newlove-it.[lxxiv] Jack Saul-i jetonte me Hamomond-in për një periudhë kohe dhe të dy e garantonin jetesën e tyre si jetë sodomite. “Unë zakonisht i jepja atij të gjitha paratë që fitoja, nganjëherë 8 apo 9 pound në javë”.[lxxv]

Hammond-i jetonte një jetë profesionale si një “zonjë”, martoi një prostitutë mashkull, francez i quajtur “Madame Carolino” dhe jetoi me të gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës. Ai kishte gjithashtu një djalë për seks të quajtur Frank Hewitt i cili shkonte me të dhe i gjente djema për të ofruar shërbime.

Dhe në këtë botë të muzgët kishte mjaft ndryshime të dukshme. Saul-i ankohej tek Hammond-i që i linte djemtë e tij të zyrës së postës që të rrinin në shtëpinë e tij teksa ai ecte në rrugë i turpëruar për fytyrën e tij dhe turpin.[lxxvi] Marianat profesioniste me kartëvizita të ngjashme me ato të biznesmenëve[lxxvii] nuk përbënin normën. Kontakti më i shpeshtë ishte i ngjashëm me znj. Truman e cila i merrte kërkesat për roje pranë dyqanit të saj të cigareve afër rrugës “Albany”, tek baraket e parkut “Regents”.[lxxviii] Vetë rojet nganjëherë mund të merrnin rolin e tutorit. Një klient tregon se si ai e kishte takuar njërin prej rojeve… “më pasi ai më tha nëse unë doja dikë tjetër…. mund ta sillte aty… kështu që unë i thashë nëse kishte dikë me flokë të çelët … dhe patjetër ai më gjeti të paktën një duzinë. Një duzinë prej tyre.”

Ekzistonin gjithashtu dhe marrëveshje informale të gjendura kudo. Oscar Wilde i gjente një pjesë të mirë të kontakteve të tij nëpërmjet mikut të tij Alfred Taylor i cili jetonte në një dhomë ekzotike në rrugën “Little College” afër Westminster Abbey. Biri i një tregtari dhe prodhuesi të pasur të kakaos, Taylor-i u bë i famshëm për prezantimin e djemve të rinj me burrat e moshuar dhe u bë epiqendra e një shoqërie sekrete.[lxxix] Të tjerë si John Watson Preston-i i cili jetonte në rrugën “Fitzroy” numër 46 (afër rrugës “Cleveland”), bënin festa transvestitësh haptazi, një prej të cilave u kontrollua nga policët. Një prej këtyre kontrolleve të policisë u bë shkaku për arrestimin e parë të Taylor-it.[lxxx]

Marrëveshje të ngjashme vazhduan deri në vitet 1930. “Unë u prezantova me dikë që quhej Tomi…. ai kishte një apartament dhe ai kishte “miq” që i vinin për vizitë për çaj dhe ai i ftonte ata që të çiftëzoheshin. Dhe dhuratat shkëmbeheshin nëpër duar… klientët e tij ishin pjesëtarë të parlamentit, doktorë, avokatë dhe zotërinj… ata e paguanin atë dhe ai paguante djemtë”.

Gjithsesi, në Londër shumica e kontakteve gjendeshin nëpërmjet vendeve të ditura dhe “vrimave të ujit” (banjot publike”, në klubet mikse dhe private, në bulevardet publike dhe në parqe. Disa vende si p.sh. cirku “Piccadilly” ishin të famshëm dhe këtu gjendeshin prostitutat më të guximshme dhe të pacipë. Disa prej prostitutave meshkuj që kishin tipare më femërore se të tjerat vishnin rroba femrash dhe pudër në fytyrë[lxxxi] por shumica e djemve ishin më të kujdesshëm. Në të vërtetë, kujdesi përbënte thelbin e prostitucionit mashkullor.

Përkufizime të homoseksualizmit

Sondazhi i Picton-it lidhur me 154 prostituta meshkuj të Berlinit tregoi se përafërsisht 2/3 e tyre e praktikonin këtë gjë rreth një deri në pesë vjet duke filluar që nga mosha 17 deri në 25 vjeç. Ky sondazh i përgjithshëm na sugjeron se shumica e burrave e kishin lënë tregtinë gjatë mesit të njëzetave.[lxxxii] Rrugët drejt largimit ishin të shumta duke u kthyer në njëfarë kurtizane (me një apo më shumë marrëdhënie), mund të bëhej integrimi në botën homoseksuale apo t’i rikthehej jetës familjare heteroseksuale. Të paktën dy nga djemtë e rrugës Cleveland që u përfshinë në skandal krijuan dinasti modeste por më të ngritura familjare[lxxxiii] dhe i humbën të gjitha kontaktet me botën e prostitucionit. Koncepti mbi veten i pjesëmarrësve në skandal, qoftë si homoseksualë apo prostituta, përcaktonte sa gjatë një mashkull do mbetej një Marianë. Përkufizimet historike janë shumë të rëndësishme këtu.

Një identitet njerëzor nuk krijohet në një situatë të veçantë historike por është produkt i ndërveprimeve të ndryshme sociale, i lojës së pushtetit dhe nganjëherë i zgjedhjeve rastësore. Orientimi homoseksual mund të jetë i fortë por rëndësia e tij varet nga një sërë faktorësh që ndryshojnë me kalimin e kohës.

Për shembull në 1890-ën Jack Saul-i e perceptonte veten si sodomit, një term që nuk do të thotë se është automatikisht i njëjtë me homoseksualin. Në shkrimet e tij ai raporton se një nga klientët e tij nuk ishte një sodomit. Atij i pëlqen të luajë me ty por më pas derdhet në barkun tënd.[lxxxiv] Dallimi mund të jetë i çuditshëm në shekullin aktual por në 1890-ën termi “sodomit” ishte i lidhur me një akt të caktuar; homoseksualizmi nënkuptonte një lloj personi, një pjesëtar i një specieje të veçantë.[lxxxv]

Një individ i cili mund të identifikonte veten si homoseksual kishte gjasa të përfshihej më shumë në nënkulturën homoseksuale, të zhvillonte një rrjet marrëdhëniesh dhe miqësish (qoftë si dashnor që mbahej financiarisht apo partner) apo të përdorte homoseksualizmin e tij si një mënyrë për të arritur më lart. Një nga përgjigjet që mora ishte nga një individ që ishte krenar që kishte kaluar nga një dorë në tjetrën në vitet 1930 dhe kishte kapërcyer nga klasa e varfër punëtore në Anglinë e Veriut deri në qendrën e nënkulturës metropolitane si partneri i një pjesëtari të shërbimit sekret të Londrës. “Unë nuk u fsheha kurrë në dollap, partneri im më mbante si stafetë në gjoks”. Ai ishte në gjendje të përshtatej me ambientin e tij duke mësuar një theks të ri të gjuhës dhe duke argëtuar miqtë. “Ti nuk mund të dilje me dikë thjesht sepse ishe simpatik, sidomos herën e dytë”. Një person i tillë është më i gatshëm të përballet me një mori të gjerë të kërkesave seksuale se dikush që mund të jetë në ankth për të ruajtur imazhin e tij heteroseksual. (Një roje p.sh. mund të kërkonte para shtesë për rolin e tij aktiv gjatë seksit anal por do eksitohej po të merrte një rol pasiv.[lxxxvi] Studimi klasik i Reiss-it mbi të rinjtë kriminelë ka treguar llojet e normave që mund të jenë prezente në vendosjen e transaksioneve rastësore. Së pari, djali duhet të bëjë me dije partnerin që për të kjo lloj marrëdhënieje është një mënyrë për të përfituar para dhe djali nuk mund të ndjekë dëshirat e tij të veta për kënaqësi seksuale. Së dyti, transaksioni seksual duhet të jetë i kufizuar në disa akte të veçanta seksuale (për shembull, jo sodomi) apo një rol seksual aktiv. Së treti, pjesëmarrësit duhet të jetë emocionalisht neutralë  pasi ekziston frika e prishjes së kontratës. Dhuna duhet të evitohet deri në momentin kur të gjitha këto rregulla janë ndjekur por mund të fillojë në momentin kur ato rrezikohen të thyhen.[lxxxvii]

Një mori vetë-përkufizimesh ishin të mundura: si homoseksualë, si prostitutë homoseksuale, si prostitutë por jo homoseksual, apo as si prostitutë, as homoseksual. Një nga individët që u përgjigjën, i cili pranoi se ishte mbajtur financiarisht nga një mik i tij, ishte shumë i indinjuar se ishte etiketuar në libër si një “prostitutë mashkull mjaft i njohur”. Një tjetër kishte qenë roje dhe kishte pasur një numër të madh eksperiencash homoseksuale duke e kishte vazhduar jetën me një mashkull homoseksual. Ai ishte i kujdesshëm kur shpjegonte se ai nuk ishte as homoseksual as biseksual por një burrë “i vërtetë” i cili e bënte një gjë të tillë për para.

Përshtypja e përgjithshme e cila rrjedhon nga shekulli i 19-të dhe fillimshekulli 20-të është se sa më rastësor ishte prostitucioni, aq më pak, vetë individi identifikohej si një homoseksual apo prostitutë në mungesë të një kategorizimi publik të ngurtë. Po njësoj, sa më gjatë një individ kishte qëndruar në nënkulturën homoseksuale, aq më shumë gjasa kishte që ai të pranonte vlerat e saj dhe të identifikonte veten parësisht si i tillë. Në të dyja rastet faktori me rëndësi nuk ishte prirja e brendshme por niveli në të cilin një mashkull përfshihej në aktivitete të tilla dhe vetë-përkufizimi i mbështetur nga nënkultura. Prostitucioni lulëzoi tek rojet dhe tek dërguesit e mesazheve/punonjësit e postës në rrugën “Cleveland”, pikërisht sepse ideologjia që funksiononte në të dyja rrjetet, mbështeste imazhet ekzistuese të burrave që e shihnin veten të përfshirë në “tregti” heteroseksuale.

Përfundimi

Është e vështirë të përkufizohet prostitucioni mashkullor pasi është i varur në një seri përkufizimesh që ndryshojnë lidhur me homoseksualizmin dhe brenda nënkulturës homoseksuale. Është e qartë se ka ekzistuar një dallim i madh ndërmjet akteve rastësore të prostitucionit në një banjo publike për një shumë të vogël parash dhe përshtatjen e ndërgjegjshme të homoseksualizmit si një mënyrë jetese. Eksperiencat janë të lidhura me njëra-tjetrën gjithsesi, jo aq shumë nga aktet seksuale por nga përvoja homoseksuale si një përvojë e stigmatizuar. Ky turp kërkonte strategji të përshtatjes dhe teknika të ndryshme për evitim. Lidhur me këtë gjë, prostitucioni mashkullor ishte jashtëzakonisht i ndryshëm nga përvoja e prostitucionit femëror. Së pari sepse pengesa e aktit fillestar të prostitucionit ishte tejkaluar; prostituta femër mund të futej në një botë vlerash që e mbështesnin zgjedhjen e saj dhe e përforconin identitetin që ajo po merrte. Një nënkulturë e tillë nuk mund të krahasohet në rastin e prostitutave homoseksuale (meshkuj). Për një djalë të ri i cili prostituohej, zgjedhjet ishin të qarta ndërmjet mbajtjes së një identiteti konvencional për veten (dhe si pasojë përvetësimin e disa teknikave neutralizuese për të shpjeguar sjelljen e tij kundrejt të tjerëve dhe vetes) apo përvetësimin e një identiteti homoseksual duke marrë përsipër të gjitha rreziqet përkatëse brenda një shoqërie armiqësore.

Në momentin që ishte bërë zgjedhja, gjithsesi integrimi i plotë në jetën e nënkulturës homoseksuale joprofesioniste mund të kryhej. Në këtë rast ekzistonin avantazhe të cilat nuk i dispononin prostitutat femra. Asimetria e marrëdhënies ndërmjet prostitutës femër dhe klientit ishte e përhershme dhe stigma e prostitucionit mbetej gjatë. Në botën homoseksuale format e marrëdhënieve ishin medoemos më të vagullta. Devijimet e dala nga prostitucionit ishte mbështetëse për devijimet që karakterizonin homoseksualizmin.

 

 


[1] Titulli në anglisht është: “Inverts, Perverts and Mary-Annes: Male Prostitution and the Regulation of Homoseksuality in England in the Nineteenth and Early Twentieth Centuries.”


[i] F. Carlier, Rapport d’un Officier de la Police Municipale de Paris (Paris: 1864) dhe Les Deux Prostitutions (Paris: 1887). Për një koment lidhur me punën e Carlier-it shih: Vern L. Bullough, Sexual Variance in Society and History (New York: John Wiley & Sons, 1976), p. 638.

[ii] Xavier Mayne, The Intersexes: A History of Similisexualism as a Problem in Social Life (e printuar privatisht në vitin 1908); Alfred C. Kinsey, Wardell B. Pomeroy, and Clyde E. Martin, Sexual Behavior in the Human Male (Philadelphia and London: W. B. Saunders Co., 1948), p. 596; D. J. West, Homosexuality (Harmondsword, England: Penguin Books, 1968), p. 127.

[iii] Për shembull shih: Simon Raven, “Boys Will Be Boys: The Male Prostitute in London,” W. B. Saunders Co., 1948) in H. M. Ruitenbeek, The Problem of Homosexuality in Modern Society (New York: E. P. Dutton, 1963).

[iv] Michael Craft, “Boy Prostitutes and Their Fate,” British Journal of Psychiatry 12, (1966): 111.

[v] Iwan Bloch, The Sexual Life of Our Time (London: William Heinemann, 1909), p. 313.

[vi] Shih për shembull: Mary McIntosh, “The Homosexual Role,” Social Problems 16, no 2 (1968): 182-92; Kenneth Plummer, Sexual Stigma: An Interactionist Account (London: Routledge & Kegan Paul, 1975); Jeffrey Weeks, Coming Out: Homosexual Politics in Britain from the Nineteenth Century to the Present (London: Quartet, 1977).

[vii] Për një përmbledhje të dobishme lidhur me provat ndër-kulturore shih: Randolph Trumbach, “London’s Sodomites: Homosexual Behavior and Western Culture in the 18th Century,” Journal of Social History 2, no. 1 (Fall 1977): 1-33.

[viii] Shih për shembull: F. L. Whitham, “The Homosexual Role: A Reconsideration,” The Journal of Sex Research 13, no. 1 (February 1977): 1-11. It is also implied in Trumbach, “London’s Sodomites”.

[ix] A.J. Reiss, “The Social Integration of Queers and Peers,” in Ruitenbeek.

[x] H. Montgomery Hyde, The Trials of Oscar Wilde (Harmondsworth, England: Penguin Books, 1962), p. 172.

[xi] Për diskutime që lidhen me formacionet nënkulturore shih: Trumbach, “London’s Sodomites,” dhe McIntosh.

[xii] Për Francën shih: Carlier, Les Deux Prostitutions (Paris, 1887); Abraham Flexner, Prostitution in Europe (New York: 1914), p. 30, komente lidhur me situatën në Gjermani; Mayne ka një sondazh lidhur me situatën ligjore në Europë mbi homoseksualizmin.

[xiii] Shih për shembull, Carlier, Les Deux Prostitutions, p. 454; Jacobus X, Crossways of Sex: A Study in Eroto-Pathology, 2 vols, (Paris: Charles Carrington, 1904), 2:195; Werner Picton, “Male Prostitution in Berlin,” Howard Journal 3, no. 2 (1931).

[xiv] Shënimet e gjyqit në 1871-in janë të ruajtura në Londër në Zyrën e Të Dhënave Publike: DPP 4/6. Kjo pjesë e esesë është e bazuar në këto shënime.

[xv] Zyra e të Dhënave Publike: DPP 4/6, shënimet e ditës së parë, fq. 193.

[xvi] Po aty, shënimet e ditës së dytë, fq. 256.

[xvii] Alfred Swayne Taylor, Medical Jurisprudence (London: 1861), p. 657.

[xviii] Zyra e të Dhënave Publike: DPP 4/6 shënimet e ditës së parë, fq. 21.

[xix] Po aty, shënimet e ditës së dytë, fq 276. Puna e A. Tardieu-së gjendet e cituar nga Arno Karlen, Sexuality and Homosexuality (London: Macdonald, 1971), pp. 185, 217.

[xx] DPP 4/6 shënimet e ditës së parë, fq. 82.

[xxi] Po aty, shënimet e ditës së tretë, fq. 299.

[xxii] Lidhur me çështjet ligjore shih H. Montgomery Hyde, The Other Love (London: Mayflower Books, 1972), p. 17; Edward J. Bristow, Vice and Vigilance: Purity Movements in Britain Since 1700 (Dublin: Gill and Macmillan, 1977), p. 29; Weeks, Coming Out, chapter 1.

[xxiii] Shih Henry Labouchere dhe ndryshimin e tij parlamentar të cituar në: The Times, 1 March 1890. Për një diskutim lidhur me motivet e Labouchere-it shih F. B. Smith, “Labouchere’s Amendment to the Criminal Law Amendment Bill,” Historical Studies 17, no. 67 (October 1976).

[xxiv] Shaw citohet në Ian Gibson, The English Vice: Beating, Sex and Shame in Victorian England and After (London: Duckworth, 1978), p. 164; shih gjithashtu dhe p. 160. George C. Ives, The Continued Extension of the Criminal Law (London: 1922) jep një përshkrim të dobishëm të zhvillimeve ligjore.

[xxv] Report of the Royal Commission on the Duties of the Metropolitan Police, Cmnd, 4156, 1908, p. 119.

[xxvi] Për një koment lidhur me këtë rekomandim shih Howard Journal 2, no. 4 (1929): 334.

[xxvii] Për një diskutim të strukturave sociale dhe politike nën të cilat lindën dhe u zbatuan këto akte ligjore shih Debarh Gorham, “The Maiden Tribute of Modern Babylon’ Reexamined: Child Prostitution and the Idea of Childhood in Late-Victorian England,” Victorian Studies 21, no. 3 (Spring 1978); Bristow, Vice and Vigilence, chapters 4 & 5; Weeks, Coming Out, chapter 1.

[xxviii] Abraham, A. Sion, Prostutition and the Law (London: Faber & Faber, 1977), p. 22; Bristow, p. 54.

[xxix] Cf. Judith R. Walkowitz dhe Daniel J. Walkowitz, “ ‘We are not beasts of the field’: Prostitution and the Poor in Plymouth and Southampton nder the Contagious Diseases Acts,” Feminist Studies, 1, nos 3-4 (1973); Judith R. Walkowity, “The Making of an Outcas Group: Prostitutes and Working Women” in Martha Vicinus, ed., The Widening Sphere (Bloomington: Indiana University Press, 1977).

[xxx] Report of the Committee on Homosexual Offences and Prostitution, Cmnd. 247 (London: HMSCO, 1957), p. 39.

[xxxi] Cf. Havelock Ellis, The Task of Social Hygeine (London: Constable, 1912), p. 272.

[xxxii] Drejtori i Ndjekjeve Publike drejtuar Komisionerit të Policisë së Metropolit, 20 korrik 1889; Drejtori i Ndjekjeve Penale drejtuar Avokatit të Përgjithshëm, 14 shtator 1889; Zyra e të Dhënave Publike: DPP 1/95/1.

[xxxiii] Michael Schofield, Sociological Aspects of Homosexuality (London: Longman, Green & Co., 1965), p. 200.

[xxxiv] Casement Diaries, 17 April 1903. Public Record Office: HO 161/2.

[xxxv] Po aty.

[xxxvi] Cf. H. Montgomery Hyde, The Trial of Sir Roger Casement (London: William Hodge, 1964), p. clv.

[xxxvii] “Walter,” My Secret Life, 11 vols. (Amsterdam; e printuar privatisht, 1877), 1:14.

[xxxviii] Plummer, Sexual Stigma, p. 147.

[xxxix] Cf. Trumbach, “London’s Sodomites.”

[xl] Evelyn Hooker, “The Homosexual Community” in J. H. Gagnon dhe W. Simon, Sexual Deviance (London: Harper & Row, 1967), p. 174.

[xli] Public Record Office: DPP 4/6 shënimet për ditën e gjashtë, p. 243, Hurt drejtuar Boulton.

[xlii] Cf. Jr. R. Ackerley, My Father and Myself (London: Bodley Head, 1966); Tom Driberg, Ruling Passions: The Autobiography of Tom Driberg (London: Jonathan Cape, 1977).

[xliii] Ashtu sikurse doli në pah për shembull në vëllimet e librit “My Secret Life”. Shih gjithashtu Leonore Davidoff, “Class and Gender in Victorian England: The Diaries of Arthur J. Munby dhe Hannah Cullwick,” Feminist Studies 1. No 5 (1979).

[xliv] Ashtu sikurse përshkruhet nga Phyllis Grosskurth, John Addington Symmonds: A Biography (London: Longmans, 1964).

[xlv] Këto të dhëna kanë dalë nga njëra prej intervistave të bëra me burra homoseksualë mbi 60 vjeç të cilët kishin krijuar një pjesë të Këshillit të Kërkimit të Shkencave Sociale; një projekt që merrej me kërkimet mbi nënkulturën homoseksuale në Angli.

[xlvi] E.M. Forster, The Life to Come and Other Stories (Harmondsworth, England: Penguin Books, 1975), p. 16; Edward Carpenter citoi tek Timothy d’Arch Smith, Love in Earnest (London; Routledge & Kegan Paul, 1970), p. 192; Ackerley, My Father and Myself, p. 218; shih gjithashtu Anomaly, The Invert and his Social Adjustment, 2nd ed. (London: Bailliere, Tindall & Cox, 1948), p. 179.

[xlvii] H. M. Scheuller dhe R. L. Peters, eds., The Letters of John Addington Symonds (Detroit: Wayne State University Press, 1969), 3: 808.

[xlviii] Shih për shembull këndvështrimin e Havelock Ellis, Sexual Inversion (New York: F. A. Davies, 1936), p. 22; Havelock Ellis dhe John Addington Symonds, Sexual Inversion (London: Wilson & Macmillan, 1897), p. 9.

[xlix] Ackerley, My Father and Myself, p. 135.

[l] Mayne, The Intersexes, p. 220.

[li] Lidhur me hyjnizimin e rinisë shish d’Arch Smith, Love in Earnest; Brian Taylor, “Motives for Guilt-free Pederasty: Some Literary Considerations,” Sociological Review 24, no. 1 (February 1976); George C. Ives, Obstacles to Human Progress (London: George Allen & Unwin, 1939), p. 200; Michael Davidson, The World, The Flesh and Myself (London: Mayflower-Dell, 1966), p. 88.

[lii] Cf. Paul Gebhard, shih shënimet e tij, cituar në Robin Lloyd, Playland: A Study of Boy Prostitution” (London: Blond & Brigg, 1977), p. 195:

Në rastin e prostitucionit femëror, prostituta rrallëherë apo kurrë nuk e arrin orgazmën dhe klienti pothuajse gjithmonë e arrin atë. Në rastin e prostitucionit mashkullor, prostituta mashkull pothuajse gjithmonë e arrin orgazmën ndërsa klienti në shumicën e rasteve nuk e arrin.

……… Mashkulli homoseksual në idealet e tij kërkon një mashkull heteroseksual me pamje burrërore dhe prostituta mashkull përpiqet ta arrijë këtë lloj portreti. Si pasojë, prostituta mund të bëjë pas ose asgjë për klientin homoseksual deri në pikën kur ai e jep veten apo shfaq shenja homoseksualizmi dhe e prish këtë iluzion.

Kjo nuk mund të merret si një qëndrim i përgjithshëm i situatës por pa dyshim shpreh njërin nga llojet e eksperiencës së prostitucionit mashkullor.

[liii] Shih dorëshkrimet e Edward Carpenter-it nga George Merrill, Koleksioni “Edward Carpenter”, Sheffield City Library, Sheffield, England.

[liv] Ackerley, My Father and Myself, p. 215.

[lv] Po aty., p. 136.

[lvi] Intervistë me Gregory, janar 1979.

[lvii] L. Thoinot dhe A. W. Weysse, Medico Legal Aspects of Moral Offences (Philadelphia: F. A. Davis, 1911), p. 346.

[lviii] Cituar në L. Chester, D. Leitch, dhe C. Simpson, The Cleveland Street Affair (London: Weidenfeld & Nicolson, 1977), p. 73.

[lix] H. Montgomery Hyde, The Cleveland Street Scandal (London: Weidenfeld & Nicolson, 1976), p. 28.

[lx] Shih Reynolds Newspaper, 12 January 1890; The Referee, 24 November 1889 për komente lidhur me përfshirjen e djemve të klasës punëtore në skandalin e rrugës “Cleveland”. Shih dhe Peter Wildblood, Against the Law (Harmondsworth, England: Penguin Books, 1957), p. 80 për një këndvështrim të ngjashëm në vitet 1950.

[lxi] Shih për shembull përmbajtjen e Carlier, Les Deux Prostitutions, p. 323.

[lxii] Werner Picton, p. 90.

[lxiii] Po aty, p. 91.

[lxiv] Nanette J. Davis, “The Prostitute: Developing a Deviant Identity,” cituar në James M. Henslin, Studies in the Sociology of Sex (New York: Appleton-Century-Crofts, 1971), p. 297.

[lxv] Public Record Office: DPP 1/95/3, File 5.

[lxvi] Cituar në Dyde, The Trials of Oscar Wilde, p. 170.

[lxvii] Shih Ackerley, My Father and Myself, p. 135; Raven, “Boys Will be Boys,”, p. 280.

[lxviii] The Sins of the Cities of the Plain ose The Recollections of a MaryAnne, 2 vols. (London, 1881).

[lxix] Dëshmia e Saul-it, Public Record Office: DPP 1/95/4, File 2.

[lxx] Shih raportin e Star, 15 janar 1890.

[lxxi] Sins of the Cities of the Plain, 2: 190.

[lxxii] Mayne, The Intersexes, p. 430.

[lxxiii] Cituar në Chester et al., The Cleveland Street Affair, pp. 46-47.

[lxxiv] Truth, 21 dhjetor 1889, p. 49.

[lxxv] Public Record Office: DPP 1/95/3, File 4, shënimet e gjyqit, p. 6.

[lxxvi] Public Record Office: DPP 1/95/3, File 4, shënimet e gjyqit, p. 15.

[lxxvii] Sins of the Cities of the Plain, vol. 2, cituar në Chester et al., The Cleveland Street Affair, p. 57.

[lxxviii] F. Carlier, Les Deux ProstitutionsI, p. 317.

[lxxix] Hyde, The Trials of Oscar Wilde, pp. 60, 125, 162.

[lxxx] Rupert Croft-Cooke, The Unrecorded Life of Oscar Wilde (London dhe New York: W. H. Allen, 1972), p. 141.

[lxxxi] Për një shembull të larmishëm të një prostitute mashkull të arrestuar me rroba femrash shih referencën që bëhet tek Mayne, The Intersexes, p. 443. Shih gjithashtu Quentin Crisp, The Naked Civil Servant (Harmondsworth, England: Penguin Books, 1977), p. 26.

[lxxxii] Werner Picton, p. 90.

[lxxxiii] L. Chester et al., The Cleveland Street Affair, p. 225.

[lxxxiv] Dëshmia e Saul-it, Public Record Office: DPP 1/95/4, File 2.

[lxxxv] Cf. Michel Foucault, The History of Sexuality, vol. 1: Introduction (London: Allen Lane, 1979), p. 43; shih gjithashtu Weeks, Coming Out, p. 14.

[lxxxvi] Raven, “Boys Will be Boys,” p. 280.

[lxxxvii] Reiss, “Social Integration,” pp. 264-71.

Autor: Jeffrey Weeks  Përktheu: Blerta Picari

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top