Author name: Saimir Hoxha

Histori ilegalesh

Nuk e di se sa i vërtetë do të duket rezultati e një sondazhi bërë kohët e fundit për shkallën e diskriminimit ndaj homoseksualëve, por ky rezultat më ka habitur me gjithë bindjen e fortë që kam se ne jemi një popull që dimë të diskriminojmë. Rezultati në fjalë tregon se nga 92 deri 95 për qind e njerëzve të intervistuar nuk duan të qëndrojnë afër një homoseksuali…
E trishtuar dhe e vërtetë, aq sa të vjen mirë të mos ta thuash me zë të lartë. Por do të jetë shumë më e trishtuar nëse e fshehim këtë realitet. Tashmë, jemi në mes të rrugës të diskutimit të madh që mendoj se në përmasat, intensitetin, në faktin që për herë të parë ndodh dhe në thellësinë e llojit të “taboo”-së, qëndron në krye të listës të ngjarjeve të Shqipërisë pas zgjedhjeve të fundit: debati për pranimin e homoseksualëve.

Robert De Niro: “Babai im ishte gay dhe me braktisi”

Robert De Niro, per momentin i zene me riperpunimin e Everybody’s Fine (te gjithe jane ne rregull) e Giuseppe Tornatore, ne biografin e tij te fundit me te cilen merret John Baxter, tregon per nje pjese te jetes se tij e cila i ka shkaktuar jo pak dhimbje. Babai i tij, piktor, ishte deklaruar gay ne vitet dyzete, duke lene te shoqen Virginia Admiral (nena e Robert), edhe ajo artiste dhe poete.

Babai i De Niro i cili vdiq ne vitin 1993 ka pasur shume histori me poetin Robert Duncan, shkrimtarin Tennessee Williams dhe piktorin Jackson Pollock. Keshtu De Niro u rrit dhe u edukua vetem nga e jema, dhe ne moshen 18 vjecare e gjeti veten baba te vet babait te tij, i cili per te kenaqur shijet e veta braktisi te gjithe dhe gjithcka.

E vërteta e Ligjit kundër Diskriminimit

Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi që shkaktoi për javë të tëra një debat që në fakt i bëri mirë shoqërisë shqiptare, sapo ka hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare. I komunikuar jo saktësisht nga media si një “ligj për homoseksualët”, kjo nismë që në llojin e vet është ndër më të mirat në krahasim me ligjet e ngjashme në vendet e tjera të rajonit, sapo ka filluar “sagën” e implementimit. Dhe nuk është një ligj vetëm për komunitetin gay në Shqipëri, por për këdo qytetar, gay apo jo, që do të diskriminohet për shkaqe nga më të ndryshme.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato vendase për të drejtat e njeriut e kanë një sy hapur e një vesh gati për të monitoruar zbatimin e plotë të tij, duke mos u kënaqur vetëm me miratimin e tij.

BigBrother 3: Homoseksualizmi, e vërteta e pathënë

Klodi mban një sekret prej shumë kohësh dhe këtë sekret nuk e di as nëna e vetë pikërisht nga frika e paragjykimeve të cilat janë prezente edhe në ditët e sotme. Arbana shprehet se Klodi ka marrë guximin që të përballet me këtë frikë e të ndajë mendimiet me nënën e vet e në këtë mënyrë edhe sekretin e tij. Ai ka shkruar një letër ku ia drejton nënës së vet. Arbana e fton Klodin në dhomën e rrëfimit që të diskutojë këtë të fshehtë që tashmë po bëhet publike. Për të dhe për banorët e tjerë shfaqet një klip në të cilin tregohet Klodi që lexon këtë letër që nuk mundi t’ia postonte nënës së tij. Që në fillim ai i kërkon asaj që të bëhet e fortë e ta kuptojë, por ajo është i vetmi njeri që mund ta kuptojë e ndaj donte që t’i ndante me të këto emocione e këtë të fshehtë. Ndërsa lexon letrën e dhimbshme, Klodi preket e qan dhe rrëfen se

Scroll to Top