Author name: Saimir Hoxha

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent nëna e tij mendonte se ishte homoseksual. Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh. “Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”,

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay Read More »

Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime

Tritan Shehu rrezikon të gjobitet nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi, me një shumë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Arsyeja është deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, në një nga seancat dëgjimore më 1 dhjetor 2010 të komisionit për situatën e virusit të HIV/AIDS në Shqipëri, ku deklaroi se: “Ka ardhur momenti që popullata të jetë e ndërgjegjësuar, se homoseksualiteti është një element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekësore për çështjet hormonale, ashtu edhe nga ana psikologjike”. Menjëherë pas kësaj deklarate, të botuar në gazetën “Panorama”, reaguan organizatat në mbrotje të të drejtave të homoseksualëve. Një nga aktivistët, Kristi Pinderi, botoi një opinion në “Panorama” 3 ditë më pas, ku e akuzoi Shehun si një politikan homofobik. Ai shtoi se ka nisur një ankesë pranë Komisionerit, duke e paralajmëruar për një gjobë financiare për këtë deklaratë, sipas tij, diskriminuese. Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, i dërgoi një letër Tritan Shehut, ku i kërkon shpjegime, si dhe e informon se brenda 30 ditëve do të merret një vendim. Nga ana e tij, deputeti Shehu reagon duke deklaruar se si deputet nuk është i detyruar të japë shpjegime të tilla. Më tej, ai pretendon se në respekt të etikës, ka dhënë mendimin e tij dhe nuk ka diskriminuar homoseksualët siç pretendohet nga 3 shoqatat që e kanë “paditur”. Gazeta publikon sot korrenspondencën zyrtare mes Komisionerit dhe deputetit Shehu, si dhe argumentet e tyre mbi deklaratat.

Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime Read More »

Kerkese per pefshirjen e personave Lgbt ne rezoluten per egzekutimin jashtegjyqesore…

Tiranë, më 15.12. 2010 LETËR-KËRKES (Urgjente) SHQIPËRIA TË VOTOJË PRO PËRFSHIRJES SË PERSONAVE LGBTNË REZOLUTËN MBI EKZEKUTIMIN JASHTËGJYQËSOR NË 20 DHJETOR NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së Drejtuar: Z. Edmond Haxhinasto – Ministër i Jashtëm Republika e Shqipërisë Për dijeni: Prof. Dr. Sali Berisha – Kryeministër i Shqipërisë Znj. Irma Baraku – Komisionere për Mbrojtjen

Kerkese per pefshirjen e personave Lgbt ne rezoluten per egzekutimin jashtegjyqesore… Read More »

Fjalori Lgbt

Ky është një fjalorë që përmbledh pjesën më të madhe të fjalëve ose termave që në një mënyrë apo tjetrën lidhen me komunitetin lgbt. Ky fjalorë ose manual nuk ka si qëllim përkëthimin e fjalëve nga anglishtja në shqip, por mundohet të shpjegoj me terma të qarta kuptimin e tyre pasi për shumicën e këtyre fjalëve egziston edhe ajo në shqip, por mbetet ende i paqart kuptimi dhe shpesh herë termat mund të ngatërrohen ndërmjet tyre.

Fjalori Lgbt Read More »

Scroll to Top