Author name: Saimir Hoxha

Sipas ish bashkeshortit, Sandra Bullock eshte lezbike

Jesse G. James, ish bashkeshorti i Sandra Bullock, eshte duke publikuar nje liber kujtimesh ne te cilin tregon te gjitha “sekretet” e Bullock dhe mbi te gjtiha le te nenkuptohet se Sandra eshte lezbike.  James arriti ne kete perfundim duke studiuar sjelljen e Bullock kundrejt tij, e cila mesa duket preferonte te shkonte ne shtrat

Sipas ish bashkeshortit, Sandra Bullock eshte lezbike Read More »

Seksi “natyror” dhe Gjinia “njerezore”

Njeriu mendohet të ketë filluar te populloje Tokën rreth 2.3-2.4 milionë vjet më parë. Në fillim, njerëzit jetonin në grumbuj, e koncepti i familjes nuk ishte formuar. Ama, gjithnjë kanë ekzistuar dy sekse te ndryshme, qe u vendos te quheshin njëri femër – female – femme – femina etj, dhe tjetri mashkull – male – maschio etj. Por cfarë nënkuptoi njerëzimi me këto?

“Mashkull () i referohet seksit të një organizmi, ose pjesë e një organizmi, që është i aftë te prodhojë gamete të vogla të lëvizshme, të quajtura spermatozoide.”

Pra, kur flasim për mashkull ose femër ne fjalor gjejmë përcaktimin biologjik te fjales. Po c’është mashkulli – dhe si ka ndryshuar ai?

Në fillimet e shoqërise njerëzore, nuk ishte mashkulli i njejtë, me te njejtat tipare që është sot. Nuk ishte mashkulli lideri (sic ndodh rëndom ne shoqërite e paemacipuara). Përkundrazi, shoqeria ishte matriakat – sundonte gruaja. Në fakt, në këtë periudhë, si n jë lidere, shohim “femrën” si një njeri, të fortë, drejtues, vendimmarres. Kjo do të ndryshonte më vonë, në momentin kur mashkulli filloj të merrte në dorë ekonomine, kjo ndodhi për shkak te fizikut te tij. Në këtë cast – evidentohen dy përcaktime.

Seksi “natyror” dhe Gjinia “njerezore” Read More »

Historia e homoseksualizmit

Përgjatë një shekulli të tërë, puna kërkimore mbi historinë e homoseksualizmit ka qenë e kushtëzuar nga mungesa e tolerancës mbi këtë çështje, si ana e qeverive të ndryshme, ashtu dhe e botës akademike së bashku. John Addington Symonds[1], kërkuesi klasik britanik i shekullit të 19-të dhe pa dyshim historiani i parë modern i homoseksualizmit guxoi të botonte në vitin 1883 vetëm 10 kopje të studimit të tij mbi homoseksualizmin grek të titulluar “Një problem i gjetur në etikën greke”. Në vitin 1890, katër vite pas vdekjes së autorit, vrasësi i tij bleu të gjitha kopjet e botimit të parë të librit të Havelock Ellis-it “Këmbimi seksual” pasi në të ishte bashkangjitur eseja e Symmonds-it. Në të njëjtën kohë, ai kufizoi çdo lloji referimi që mund t’i bëhej Symonds-it gjatë botimit të dytë të librit (të cilin qeveria britanike e kishte ndaluar gjithsesi.) Më vonë në Berlin, Magnus Hirschfeld-i dhe intelektualë të tjerë homoseksualë gjermanë ngritën “Institutin për studime seksuale”në 1919-tën dhe panë më pas sesi puna e tyre kërkimore u shkatërrua në 1933-shin gjatë djegies masive të librave të organizuar nga nazistët (fotografia e zjarrit që dogji librarinë e Institutit është e njohur, por shpjegimet mbi të shumë rrallë i referohen arsyes së vërtetë të djegies së librave). Në Shtetet e Bashkuara, meshkujt dhe femrat e guximshme që hapën “Institutin ‘NJË’ për studime homofile” në Los Angeles në mesin e viteve 1950-të u injoruan nga studiuesit e periudhës së “Luftës së ftohtë”. Madje i famshmi “Instituti ‘Kinsey’ për punë kërkimore seksuale” e humbi shumicën e fondeve që merrte në 1954-ën kur konservatorët denoncuan gjetjet e kësaj pune kërkimore; veçanërisht ato që tregonin përqindjen e lartë të sjelljes homoseksuale në Shtetet e Bashkuara. Një gjë e tillë shihej si një kërcënim i boshtit moral të vendit. Madje dhe rishtazi në vitin 1982, studiuesve të huaj që merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare historike të homoseksualëve në Toronto iu desh të ri-artikulonin, kundrejt zyrtarëve kanadezë të migrimit, qëllimin e qëndrimit të tyre në këtë vend nga frika e mospranimit në momentin e kalimit të kufirit. Ndrydhja dhe margjinalizimi kanë qenë shpesh qasja e ndjekur kundrejt homoseksualëve ndërsa periferia ka qenë vendi në të cilin janë gjendur historianët e homoseksualizmit ashtu sikurse dhe vetë homoseksualët.

Historia e homoseksualizmit Read More »

Prostitucioni mashkullor dhe rregullat e homoseksualizmit në Angli në shekullin e XIX dhe XX

Kjo ese analizon prostitucionin mashkullor brenda kontekstit të ndryshimeve në perceptime dhe në rregulla lidhur me sjelljen homoseksuale në fundshekullin e 19-të dhe fillimshekullin e 20-të. Në të trajtohen mënyrat në të cilat format ligjore dhe ideologjike të kontrollit diktonin një marrëdhënie të ngushtë ndërmjet nënkulturave homoseksuale dhe prostitucionit mashkullor. Përkufizimi publik i homoseksualizmit si një kategori e stigmatizuar çoi drejt një variacioni të përkufizimeve dhe sjelljeve vetjake ndërmjet klientit dhe individit me të cilin ai kishte kontakt. Shumë djem të rinj të klasës punëtore merrnin dhurata dhe para nga burra më të kamur në këmbim të ndereve seksuale pa e konsideruar veten e tyre si meshkuj prostituta apo homoseksualë. Si rrjedhojë, ndryshe nga prostitucioni femëror, asnjë nënkulturë nuk u zhvillua ndërmjet meshkujve që prostituonin.

Prostitucioni mashkullor dhe rregullat e homoseksualizmit në Angli në shekullin e XIX dhe XX Read More »

Seksi para lindjes së seksualizmit

Pederastia, sfera politike dhe marrëdhëniet e pushtetit në Athinën e lashtë

Autor: David M. Halperin   Përktheu: Blerta Picari

Praktikat dhe institucionet seksuale të Greqisë së lashtë, bashkë me prestigjin e vazhdueshëm që i rrethon arritjet e tyre në ditët moderne, janë parë si një pikë e përbashkët për shumë lesbike dhe gei të rangjeve të arsimuara të cilëve duket se iu është dhënë mundësia për t’i përdorur ato si një armë ideologjike në përpjekjet e tyre për dinjitet dhe përfshirje sociale. Përpjekjet e fundit akademike për t’i përfshirë grekët në qendër të diskutimit gjithnjë në rritje të historisë së seksualizmit flasin për homoseksualizmin grek. Duke pasur këtë në mendje, autori David M. Halperin argumenton se në të vërtetë të dhënat greke na ballafaqojnë me një realitet të panjohur më parë të vlerave, sjelljes dhe të praktikave shoqërore. Këto vlera, argumenton ai më tutje, nxjerrin në pah karakterin tonë konvencional  të eksperiencave sociale dhe seksuale duke theksuar këtu më shpesh seksualizmin. Ky i fundit perceptohet si një dimension i pavarur i jetës njerëzore ndërsa “heteroseksualizmi” dhe “homoseksualizmi” shihen si parimet thelbësore të organizimit të zgjedhjes së objektit seksual. Duke u bazuar tek Halperin-i, heteroseksualizmi dhe homoseksualizmi nuk janë etiketime të sakta dhe të plota lidhur me aspektet e përhershme të psikikës njerëzore. Në të kundërt, këto kategori përfaqësojnë një produkt qartësisht modern por tërësisht të huaj për grekët e lashtë. Studimi mbi artikulimin kulturor të dëshirave seksuale në Greqinë e lashtë vë në pikëpyetje qëndrueshmërisë e konceptit mbi seksualizmin i cili e përkufizon atë si një kategori të veçantë të analizës historike.

Seksi para lindjes së seksualizmit Read More »

Klasifikimi i 10 puthjeve me te mira lesbo nder vite (video)

Faqja Lovegirls ka krijuar nje top list me 10 puthjet me te bukura lezbo qe kemi pare ne filma. Ne klasifikim nuk ndodhet i famshmi “The L Word“, pasi ky i fundit konsiderohet nje serial, dhe po te ishte futur ndoshta do te zinte te 10 pozicionet ne klasifikim. Disa nga titujt ne klasifikim pak a shume priteshin te ishin ne vendet e para si psh: If these walls could talk 2 (i kthyer ne nje film kult sebashku me kapitullin e pare), habit disi fakti i pozicionimit ne vendet e para te titujve si Sex Crimes(puthja safike midis Denise Richard dhe Neve Campbell) si dhe Cruel Intentions, midis Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair.

Kuriozitet: Te dyja skenat e mesiperme jan kandiduar edhe ne Mtv Movie Awards si puthja me e mire. Edhe pse Cambell u mund nga Shakespeare in Love, Sarah Michelle Gellar arriti te bente te saj statujen e çmimit. Disa vite çmimin per puthjen me te mire e fitoi ajo midis Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger ne Borakbeck Mountain. Vajza qe po lexoni artikullin, jeni dakord me kete klasifikim apo do te shtonit diçka ? Ndersa djemte, nese do te benim nje klasifikim me 10 puthjet me te mira gay, cilet tituj do te sugjeronit?

Klasifikimi i 10 puthjeve me te mira lesbo nder vite (video) Read More »

Scroll to Top