Pranë shkollës sonë ishte një dyqan i vogël që merrej me kopjimin e çelsave. Unë kaloja për ditë aty pari dhe pothuaj gjithënjë do të gjeja ustain, që më shikonte ngultas. Nuk i kisha dhënë rëndësi kësaj gjëje, pasi nuk është e ndaluar të shohësh e aq më tepër ai ishte në punën e tij unë në timen. Ndonjëherë kur shikoja nga ai, më buzëqeshte e unë ktheja kokën nga ana tjetër. Herë herë kaloja në krahun tjetër të trotuarit, por ai nuk e humbëte takimin, pasi e gjeja gjithëmon tek dera në orarin e kalimit tim.
Me siguri do të mendoni se ustai ishte një plakush pa flokë, me syze majë hundës. Ouups jeni të gabuar. Ai është një djalë i ri rreth 22-24 vjeç, që me sa duket ka marrë një zanat për të fituar bukën. Ndonjëherë kur e shihnja me vemendje vija re fytyrën e tij ovale me flokë të kuqrremta kaçurela e me sy gri të çelta për të cilin s’mund të thoje as se ishte i bukur dhe as i shumtuar. Një njeri normal, si gjithë të tjerët. Kishte vetëm një të metë, ishte pak ndën mesataren dhe njërën këmbë e kishte pak më të shkurtër, gjë që e bënte të çalonte, megjithëse ai mundohej ta mbante veten që të mos dallohej.
Isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe pas pak shkolla do të mbaronte e kështu që do të përballesha me problemin se çdo të bëja më tej. Por si të gjithë e leja këtë punë për më vonë, kur t’i vinte koha. Një ditë, ndërsa dilnim nga shkolla e ndjeva të nevojshme të shkoja në banjo, prandaj u ndava nga shokët dhe u futa në banjon nëntokase aty pranë. Megjithëse i ishin hedhur disa kova ujë, përsëri ndjehej kundërmimi i