Ndodhesha në Paris që prej një jave, ku kisha shkuar për të bërë një specializim. Me kishin sistemuar ne nje fare hoteli konviktorësh punëtorë, ku ishin edhe shumë studentë të huaj që beni periudha të shkurtëra stazhesh studimi. Muret ishin prej kartoni kështu izolimi i ulët të lejonte të dëgjoje seç bëhej në dhomën ngjitur. Dhe mua më binte të dëgjoj një muzikë monotone të një këngëtari që këndonte ne një gjuhë që se kuptoja.
Ishte pasdite dhe nga dritaria ime shihej perëndimi, që atë mbrëmje ishte veçanrisht i bukur. Hapa dritaren dhe po sodisnja lojrat e fundit të ngjyrave e të rrezeve të diellit që kjo ditë më ofronte, kur në dritaren përkrah shfaqet fytyra shumë e këndëshme e një djaloshi të ri.
-Më falni ju lutem. Mos ju bezdis muzika ime?
Sigurisht që më bezdiste, por bukuria e tij eksituese, më pengoi t’ia thoja.
- Jo ,- i thash. Pastaj si për të thënë diçka shtova:” Sa flokë të bukur paskeni.”
- Vërtet ju pëlqejnë?
- Sigurisht. Nuk kam parë kaçurela kaq t[ bukura si tuat.
Në fytyrën e tij u vizatua një buzëqeshje kënaqësie.
- Më falni,po a mund të vi në dhomën tuaj? – më pyeti.
-Sigurisht.
Dhe ai erdhi. Hyri në dhomë dhe e mbylli derën me çels. Mbeta pak i çuditur nga kjo sjellje dhe ai e vuri re e më tha “Jam mësuar ta bëj këtë sapo futem në dhomën time.'ti b[sh forca e zakonit.
-Uluni! Në dhomë kishte vetëm një karrike por ai preferoi shtratin.
Unë mbeta në këmbë duke vështruar me ëndje pamjen e tij të bukur që më krijonte një ndjenjë dehjeje.
- Si i kreh flokët?- e pyes.
-Nuk i kreh kurrë. Vetëm i laj dhe i bëj me dorë sa të marrin formë.
- A mundem ti prek