Budapesti është quajtur “Parisi i Lindjes”. Megjithë kohën e gjatë nën regjimin komunist, ai pak nga pak po e merrte vehten, për të rikthyer shkëlqimin e tij të parë.
Ndodhesha aty prej një jave, për të kontaktuar disa bisnezmenë. Punët u zgjatën pak dhe unë kisha filluar të mërzitesha. Në kohën e lirë, sillesha vetëm rrugëve dhe shesheve, duke parë bukurit e qytetit. Ndonjëherë shkoja në shetitoren buzë Danubit, ku të tërhiqnin vemendjen plot djelmosha të këndëshëm të cilët me buzëqeshje të kërkonin cigare. Më kanë interesuar gjithëmon djemtë e bukur prandaj afrohesha për t’i ofruar një cigare. Kur i ndodheshe pranë me zë të ulët të thonin:” A ju pëlqen të bëni seks me mua?”; “Sa..?”;”100 marka. Çfarë janë 100 marka për ju.”
Nuk më ka pëlqyer kurrë, që të blinja partnerin tim. Kështu pa e zgjatur largohesha, për t’u mbledhur në qoshkun e restorantit të hotelit të këndëshëm ku isha vendosur, për t’u harruar me ndonjë gotë verë.
Në stacionin e metros kishte njerëz. Po shikoja përreth, se cilin krah duhet të merrnja për të shkuar në stacionin tim, djathtas apo majtas. Prandaj pyeta rastësisht një djalë të ri, që kisha aty pranë dhe ai me një anglishte të pastër m’u përgjigj se ishta krahu i duhur.
Megjithëse këmbyem vetëm pak fjalë, djaloshi më la mbresa, për pamjen e tij të hijshme. Ai ishte një djalë bjond, me trup të hedhur dhe sy të kaltër. Ah, përse më pëlqejnë gjithënjë këta bjondë me sy të kaltër.
Nuk vonoi dhe treni erdhi. Në rrëmujën e hyrje daljeve, u ndodha përsëri ngjitur djaloshit, që mbante një çantë të madhe sportive në krah. Treni u nis. Njerëzit e shumtë të bënin të qëndroje ngjeshur me njeri tjetrin. Ndjenja pranë aromën e tij të këndëshme e cila të dehte me ngrohtësinë e