Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat
Disa jane biond, disa brune, dikush i ka syte bojeqielli, disa kafe, disa jane te shkurter, te tjere me te gjate, cili prej tyre eshte i semuri? Ai me sy te kalter? Jo, jo, duhet te jete ai me sy te zinj.
Hehe, ju tingelloi absurde? Mua, qe ju degjoj cdo dite , te me quani te semure nuk me tingellon aspak absurde, sepse jam mesuar.
Natyra, eshte shume krijuese, ka krijuar shume lloje, dhe ketyre llojeve, u ka dhene karakteristika te shumellojshme. Midis ketyre, karakteristikave, mua ndodhi te me jepte sy kafe, lekure brune, inteligjence, gjatesi mesatare, trup te rregullt– por prape ju, teksa me shikoni ne rruge, apo teksa flisni rreth meje me quani “te manget”. Po, mos u cudisni, keshtu beni. Mes jush, ka shume qe mburren se jane “unike”, se askush nuk behet dot si ai/ajo… shume mire, me vjen mire qe krenohesh me faktin qe natyra te ka dhene nje karakter te forte, te ka dhene sy te bukur, te ka dhene trup seksi – me pelqen qe mbi te gjitha qe te pelqen vetja ashtu sic je. Dhe ti, cdo dite perpiqesh ti vesh ne pah keto karakteristika, qe te tjeret nuk i kane.
Mesazh: Ndryshimi qe e therrasin semundje/mekat Read More »