Historia e homoseksualizmit
Përgjatë një shekulli të tërë, puna kërkimore mbi historinë e homoseksualizmit ka qenë e kushtëzuar nga mungesa e tolerancës mbi këtë çështje, si ana e qeverive të ndryshme, ashtu dhe e botës akademike së bashku. John Addington Symonds[1], kërkuesi klasik britanik i shekullit të 19-të dhe pa dyshim historiani i parë modern i homoseksualizmit guxoi të botonte në vitin 1883 vetëm 10 kopje të studimit të tij mbi homoseksualizmin grek të titulluar “Një problem i gjetur në etikën greke”. Në vitin 1890, katër vite pas vdekjes së autorit, vrasësi i tij bleu të gjitha kopjet e botimit të parë të librit të Havelock Ellis-it “Këmbimi seksual” pasi në të ishte bashkangjitur eseja e Symmonds-it. Në të njëjtën kohë, ai kufizoi çdo lloji referimi që mund t’i bëhej Symonds-it gjatë botimit të dytë të librit (të cilin qeveria britanike e kishte ndaluar gjithsesi.) Më vonë në Berlin, Magnus Hirschfeld-i dhe intelektualë të tjerë homoseksualë gjermanë ngritën “Institutin për studime seksuale”në 1919-tën dhe panë më pas sesi puna e tyre kërkimore u shkatërrua në 1933-shin gjatë djegies masive të librave të organizuar nga nazistët (fotografia e zjarrit që dogji librarinë e Institutit është e njohur, por shpjegimet mbi të shumë rrallë i referohen arsyes së vërtetë të djegies së librave). Në Shtetet e Bashkuara, meshkujt dhe femrat e guximshme që hapën “Institutin ‘NJË’ për studime homofile” në Los Angeles në mesin e viteve 1950-të u injoruan nga studiuesit e periudhës së “Luftës së ftohtë”. Madje i famshmi “Instituti ‘Kinsey’ për punë kërkimore seksuale” e humbi shumicën e fondeve që merrte në 1954-ën kur konservatorët denoncuan gjetjet e kësaj pune kërkimore; veçanërisht ato që tregonin përqindjen e lartë të sjelljes homoseksuale në Shtetet e Bashkuara. Një gjë e tillë shihej si një kërcënim i boshtit moral të vendit. Madje dhe rishtazi në vitin 1982, studiuesve të huaj që merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare historike të homoseksualëve në Toronto iu desh të ri-artikulonin, kundrejt zyrtarëve kanadezë të migrimit, qëllimin e qëndrimit të tyre në këtë vend nga frika e mospranimit në momentin e kalimit të kufirit. Ndrydhja dhe margjinalizimi kanë qenë shpesh qasja e ndjekur kundrejt homoseksualëve ndërsa periferia ka qenë vendi në të cilin janë gjendur historianët e homoseksualizmit ashtu sikurse dhe vetë homoseksualët.
Historia e homoseksualizmit Read More »