Te jesh gay ne rruget e Shqiperise eshte pak e lodhshme. Te pakten kete me ka treguar te qenit gay deri tani. Jam vetem 16 vjec, dhe cdo dite qe prej mengjesit, me duhet te perballem me ata cunat “e forte” te shkolles qe presin te dera e shkolles per te thene “gay”, “pederast”… gjithsesi, eshte humbje kohe te vrasesh mendjen per kete… Pastaj, vete tek grumbulli i shoqeve te mia qe me mirepresin. Aty mes tyre eshte edhe ajo goca qe enderron per mua, si princin e saj te kalter, por se ciles une nuk i ofroj dot asgje me shume se shoqerine time, dhe me thene te drejten, me vjen keq qe po lendoj ndienjat e saj, sepse te pakten – i kuptoj.
Me pas hyjme ne klase dhe duhet te vesh ate pamjen e “cunit” se perndryshe shoqja e bankes te shkel kemben, ose te godet me brryl duke te te thene “le nam”. Eh, si te harrosh pastaj ate mesuesin qe te thote « je burre apo ca je ?» Pfff… pak e cuditshme po nejse. Eshte e tmerrshme edhe ora e pushimit, kur perseri ata te fortet do te te fyejne, por kujt iu be vone ?
Pastaj do dalesh, do shkosh ne shtepi, do degjosh ndonje fjale nga mami ose nga babi « he te ngacmoi ndonje goce », dhe do detyrohesh t’ia kthesh me te qeshur…:/
Pasi ke ngrene dreken, ke mesuar, do flasesh cik me shokun e ngushte qe mund te jete larg me kilometra, por qe te pakten te degjon.
Ne fund te dites, si sot, fillojne pyetjet. Cfare bera une qe te meritoja ato te sharat, si gjithe cunat e tjere u zgjova, u bera gati per ne shkolle, shkova ne shkolle, erdha ne shtepi, mesova… tani po shkoj te fle… Ku eshte gabimi me mua ? Nejse…
Nje dite, do vije ai cuni i bukur qe e ke enderruar gjithnje, qe te ben te fluturosh, dhe fatkeqsisht, ti nuk do ta puthesh sa here te duash, nuk do ta perqafosh sa here te duash, apo nuk do ta prezantosh ashtu si do te doje, sepse ai eshte cun… Edhe, miqte e tu, mendojne do qeshnin me ju nese do i tregoje qe ju putheni, shiheni ne sy, beni dashuri, dhe e doni njeri tjetrin, e cuditshme…
Eh keshtu… Sado qe vras mendjen, nuk gjej asnje arsyetim logjik pse duhet te gjykohem, kur askujt nuk i bej keq, kur vetem ndihmoj … eshte e cuditshme se si njerezit te gjykojne pa te njohur. Pastaj, kush jane ata per te zgjedhur me ke do rri une ne darke, apo ne krahet e kujt do te qaj une ? (vazhdon…)
Shkruar nga Pinkyy Mann