Personat e infektuar me HIV mund të shfaqin simptoma të ngjashme me siptomat gripale pas një ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV
Keto simptoma mund te jene:
- Temperaturë
- Dhimbje Koke
- Këputje/Lodhje Fizike
- Zmadhim të nyjeve limfatike (zakonisht të dalluara lehtë në qafë dhe në zonat intime.)
Këto simptoma zakonisht mund të zhduken tek një i infektuar me HIV brenda një jave apo një muaji dhe shumë shpesh mund të ngatërrohen me forma të tjera infeksionesh virale.
Gjatë kësaj periudhe, këta persona janë të infektuar dhe HIV gjendet në sasi të mëdha në lëngjet gjenitale të tyre. Simptoma më të vazhdueshme dhe më të ashpra mund të mos shfaqen tek të rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek fëmijët. Por kjo periudhë asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi në individ, dhe varet tërësisht nga gjendja shëndetësore e cdo individi. Disa individë mund të shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndërsa disa individë të tjerë mund të mos shfaqin asnjë simptomë për deri në 10 vite. Edhe gjatë periudhës asimptomatike (pa simptoma,) virusi vazhdon shumefishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkatërruar qelizat e sistemit imun. Në të njëjtën kohë virusi mund të bëhet pjesë përbërëse e disa qelizave dhe të shumefishohet aty. Virusi HIV në mënyrë të vazhdueshme i shkatërron këto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre në shifra drastike deri në eliminimin e tyre të plotë.
Përveç zmadhimit të gjëndrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma të tjera. Ndër to mund të veçojmë:
Ulje të energjisë
Humbje peshe
Temperaturë dhe djeresitje të shpeshta
Infeksione të vazhdueshme orale apo vaginale.
Skuqje e vazhdueshme e lëkurës.
Humbje të kujtesës së shkurter
Disa të infektuar mund të zhvillojnë infeksione të vazhdueshme dhe të ashpra që shkaktojnë infektim të pjesëve të jashtme të gojës dhe zonave gjenitale, ose anale.
Diagnostifikimi:
Për faktin se infeksioni me HIV, në shumë raste nuk paraqet asnjë lloj simptome, testimi mund të behet me anë të shumë teknikave dhe ndër më të shpejtat dhe më të njohurat është testi i gjakut për të parë prezencën e antitrupave (proteinave që luftojnë infeksionet, viruset, bakteret) në gjak.
Antitrupat viral apo ndryshe të quajtur të HIV zakonisht nuk shfaqen në gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund të shkojë edhe deri në 6 muaj dhe mos të ketë prezencë antitrupash HIV në gjak. Kjo varet tëresisht tek gjendja e organizmit të një personi dhe varion nga individi në individ. Sidoqoftë, edhe nqse nuk ka prezencë të antitrupave HIV në gjak, mund të ketë prezencë të materialit gjenetik.
Nëse jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet që menjëherë të testoheni. Duke u testuar herët ka mundësi të parandaloni degradimin e infeksionit me ilaçe të ndryshme. Testet bëhen në kofidencialitet të plotë në të gjitha qëndrat e testimit. Testimi bëhet më anë të një teknike të quajtur ELISA për të parë prezencën e antitrupave HIV në gjak.
Fëmijet e lindur nga nëna të infektuara me HIV mundet të infektohen ose jo me virusin HIV, por të gjithë janë bartës të antitrupave HIV të nënës së tyre. Dmth që ata mund të infektohen shumë më lehtë sesa një fëmijë i lindur nga një nënë pa infeksion HIV. Prandaj në kushte të tilla është shumë e vështirë të përcaktohet një diagnozë e saktë tek foshnjet e porsalindura.
Kurimi:
Në vitet e para të raportimit të AIDS, nuk kishte asnjë lloj ilaçi që të luftonte këtë virus vdekjeprurës. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë rrugë parandalimi dhe kurimi si për AIDS ashtu edhe për sëmundje të tjera vdekjeprurëse.
Grupi i parë i ilaçeve të përdorura për kurimin e të sëmurëve me AIDS quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,) i cili frenon shumëfishimin e virusit, dmth vetëkopjimin e vetë virusit në qelizat bartëse dhe të infektuara nga HIV. Këto ilaçe ngadalsojnë përhapjen e HIV në pjesë të tjera të organizmit të njeriut.
Më poshtë po permend disa medikamente që përdoren në fazën primare të infektimit me HIV. Ato janë:
AZT (Azidothymidine)
ddC (zalcitabine)
ddI (dideoxyinosine)
d4T (stavudine)
3TC (lamivudine)
Abacavir (ziagen)
Tenofovir (viread)
Emtriva (emtricitabine)
Gjithashtu ka edhe një klasë tjetër të quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) të tillë si:
Delavridine (Rescriptor)
Nevirapine (Viramune)
Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs)
Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër ilaçesh të cilet përderon në kurimin e infeksioneve me HIV. Këto ilaçe të quajtuara PI (protein inbibitors,) të cilet ndalojnë shumëfishimin apo vetkokopjimin e qelizave të infektuara me HIV.
Ndër to mund të përmendë:
Ritonavir (Norvir)
Saquinivir (Invirase)
Indinavir (Crixivan)
Amprenivir (Agenerase)
Nelfinavir (Viracept)
Lopinavir (Kaletra)
Atazanavir (Reyataz)
Fosamprenavir (Lexiva)
Ka edhe medikamente të tjera që përdoren në faza të ndryshme të infeksionit por këto ishin më të rëndesishmet.
Një ndër format reduktuese dhe edukuese që përdoret intensivisht në ditet e sotme tek të infektuarit me HIV ëshë dhe e ashtëquajtura HAART (highly active antiviral therapy.) terapi antivirale shumë aktive. Kjo teknikë përdoret gjerësisht tek të sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj terapie mgjse nuk është një kurë për AIDS, ka dhënë një kontribut të pakontestueshme në uljen e numrit të fataliteteve në mes të infektuarve me HIV, dhe në përmiresimin e gjëndjes shëndetsore të tyre, si dhe uljen e masës së virusit që qarkullon në gjak në nivele pathuajse të padukshme.