Lajme

E vërteta e Ligjit kundër Diskriminimit

Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi që shkaktoi për javë të tëra një debat që në fakt i bëri mirë shoqërisë shqiptare, sapo ka hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare. I komunikuar jo saktësisht nga media si një “ligj për homoseksualët”, kjo nismë që në llojin e vet është ndër më të mirat në krahasim me ligjet e ngjashme në vendet e tjera të rajonit, sapo ka filluar “sagën” e implementimit. Dhe nuk është një ligj vetëm për komunitetin gay në Shqipëri, por për këdo qytetar, gay apo jo, që do të diskriminohet për shkaqe nga më të ndryshme.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato vendase për të drejtat e njeriut e kanë një sy hapur e një vesh gati për të monitoruar zbatimin e plotë të tij, duke mos u kënaqur vetëm me miratimin e tij.

BigBrother 3: Homoseksualizmi, e vërteta e pathënë

Klodi mban një sekret prej shumë kohësh dhe këtë sekret nuk e di as nëna e vetë pikërisht nga frika e paragjykimeve të cilat janë prezente edhe në ditët e sotme. Arbana shprehet se Klodi ka marrë guximin që të përballet me këtë frikë e të ndajë mendimiet me nënën e vet e në këtë mënyrë edhe sekretin e tij. Ai ka shkruar një letër ku ia drejton nënës së vet. Arbana e fton Klodin në dhomën e rrëfimit që të diskutojë këtë të fshehtë që tashmë po bëhet publike. Për të dhe për banorët e tjerë shfaqet një klip në të cilin tregohet Klodi që lexon këtë letër që nuk mundi t’ia postonte nënës së tij. Që në fillim ai i kërkon asaj që të bëhet e fortë e ta kuptojë, por ajo është i vetmi njeri që mund ta kuptojë e ndaj donte që t’i ndante me të këto emocione e këtë të fshehtë. Ndërsa lexon letrën e dhimbshme, Klodi preket e qan dhe rrëfen se

Scroll to Top