Lajme

Gay, perjetimi i te qenit ndryshe

Une jam gay, dhe kam qene gjithnje, por kete e kam kuptuar ne moshe te heret, ose me sakte, pertej te kuptuarit I kam vene emrin heret – sepse nuk eshte se ishte zbulim. Nuk ishte e re per mua te pelqeja djemte, keshtu ka qene gjithnje.

Ne fillim, rreth moshes 7 vjec e gjysem, arrita te kuptoja – nga cunat e lagjes, qe une, une isha “bythqire” (me falni per fjalorin). Me sakte, ata si une quheshin bythqire.

Pastaj, pak ketu – pak aty, arrita gradualisht – nuk e di si, ta quaja veten homoseksual. Ka qene fundi I klases se katert, kur ne shtepi, se bashku me time me, duke bere detyrat e shtepise, degjoj ne top-channel, ritransmetimin e nje puntate te “Top-show” rreth homoseksualizmit. Aty degjoja njerez qe flisnin rreth asaj qe isha une. Degjoja nje zonje qe thoshte “…femijet homoseksuale e kane kete prirje te lindur. Cunat luajne me lodrat e vajzave, rrine me to, luajne me to… madje edhe vishen me rroba femrash (une kam edhe foto I veshur ashtu)” Hmm, vetem perpara gjysem ore I kisha kerkuar sime meje te me blinte nje kukull barbi.

Gay, perjetimi i te qenit ndryshe Read More »

Modelja lesbike: Kam bërë seks me Rihanna-n

Këngëtarja amerikane, Rihanna, është biseksuale, siguroi një modele lesbike, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie seksuale me këngëtaren. Në një shkrim të botuar në një revistë amerikane, Natasha “Tajah” Burton bëri me dije se ka patur një takim të nxehtë me këngëtaren, ndërsa theksoi se Rihanna është biseksuale. ”Jam pothuajse e sigurt që është

Modelja lesbike: Kam bërë seks me Rihanna-n Read More »

Thyhet miti mbi gjendjen ekonomike te gayjve dhe lesbikeve

Nje nga mitet me te perhapura rreth homoseksualeve eshte se jane me mire se heteroseksualet nga gjendja ekonomike, kjo ndoshta edhe per faktin se shumica e tyre nuk kan femije per te ushqyer. Ne te vertet gjerat nuk jan keshtu si duken, nje kerkues, Joe Clark, morri persiper te analizonte studimet e kryera mbi kete

Thyhet miti mbi gjendjen ekonomike te gayjve dhe lesbikeve Read More »

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent nëna e tij mendonte se ishte homoseksual. Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh. “Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”,

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay Read More »

Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime

Tritan Shehu rrezikon të gjobitet nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi, me një shumë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Arsyeja është deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, në një nga seancat dëgjimore më 1 dhjetor 2010 të komisionit për situatën e virusit të HIV/AIDS në Shqipëri, ku deklaroi se: “Ka ardhur momenti që popullata të jetë e ndërgjegjësuar, se homoseksualiteti është një element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekësore për çështjet hormonale, ashtu edhe nga ana psikologjike”. Menjëherë pas kësaj deklarate, të botuar në gazetën “Panorama”, reaguan organizatat në mbrotje të të drejtave të homoseksualëve. Një nga aktivistët, Kristi Pinderi, botoi një opinion në “Panorama” 3 ditë më pas, ku e akuzoi Shehun si një politikan homofobik. Ai shtoi se ka nisur një ankesë pranë Komisionerit, duke e paralajmëruar për një gjobë financiare për këtë deklaratë, sipas tij, diskriminuese. Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, i dërgoi një letër Tritan Shehut, ku i kërkon shpjegime, si dhe e informon se brenda 30 ditëve do të merret një vendim. Nga ana e tij, deputeti Shehu reagon duke deklaruar se si deputet nuk është i detyruar të japë shpjegime të tilla. Më tej, ai pretendon se në respekt të etikës, ka dhënë mendimin e tij dhe nuk ka diskriminuar homoseksualët siç pretendohet nga 3 shoqatat që e kanë “paditur”. Gazeta publikon sot korrenspondencën zyrtare mes Komisionerit dhe deputetit Shehu, si dhe argumentet e tyre mbi deklaratat.

Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime Read More »

Scroll to Top