Tregime Erotike

Me mire ne dimer - Tregim Erotik

Ishte ora e mickonjave prandaj, që te mbroheshim, u futem në një klub pranë pishinave në Golem. Atje ishin plot te rinj, që luanin me karta, ndërsa në tryezën tjetër ishin vajzat e tyre që po bënin muhabet me njëra tjetrën. Erdhi një vajzë tjetër, u puth me një djalë dhe u ul tek tryeza e vajzave. Ky ritual me solli në kujtesë thënien e një djali gay që і vinte keq për veten , që nuk kishte mundësi të puthte partneren e tij sa herë që t’і shkrepej. Në thellësi, ngjitur me banakun ishte një djalë і vetmuar, me një pije me ngjyre, që po e kurufiste herë pas here, pa і ndarë sytë prej sajë. Ndonjëherë hidhte sytë përreth vetëm për një çast dhe pastaj rikthehej tek gota e tij. Papritmas filloi të bjerë shi dhe të gjithë u futën brenda. U bë një rrëmujë, që nuk shihte і pari të dytin. Por për fat kjo nuk vonoi shumë dhe të gjithë morën të paguajnë dhe të ikin. Kur u ktheva nga ana e banakut, djaloshi ishte zhdukur. Të nesërmen qielli ishte me re gjë që premtonte një lindje të bukur. Mora aparatin dhe dola jashtë. Bënte fresk dhe vesha një fanellë të hollë sa për të thënë se u vesha. Gjeta disa vende që m’u duken me të mira dhe shkrepa disa foto. Por lindja nuk qe ashtu siç mendoja unë se do të ishte. Pastaj u ktheva për një shëtitje në plazh. Kisha bërë një copë rrugë kur shoh të ulur mbi një kalatë gurësh djaloshin e mbrëmshëm. Kishte veshur një fanellë sportive dhe një pale pantallona sportive blu. Ai po shihte ne largësi përpara. Kjo më dha kohë që ta studioja. Ai ishte brun me flokë kaçurrela, të gjata. Në fytyrë të tërhiqnin vëmendjen sytë

Provimi I Fundit - Tregim Erotik

Mbi tryeze ishin shperdare librat e fletoret e Gerit, i cili po studionte per provimin e fundit te ketij viti. Ai ishte nxenes i mire dhe nuk e kishte problem me provimet, por kete here i kish mbetur nje pyetje te cilen nuk e kuptonte se si beheshin disa transformime matematike. I ishte rikthyer disa here, por pak nga vapa e pak nga tensioni i te studiuarit nuk i kishte hyre ne koke. Vendosi ta lere studimin per ato çaste e te dilte te freskohej pak. Ndoshta takonte edhe ndonje shok qe te sqaronte ate pjese qe i kish mbetur e paqarte. Tani shijet e te rinjve kishin ndryshuar. Bulevardi nuk preferohej me, pasi te gjithe ishin transferuar ne rrugen perkrah bllokut, qe ishte mbushur me kafenera ku te rinjt me poza sa me ekstravagante kurufisnin kafen ose ne rastin me te mire pinin ndonje gote pije te shtrenjte me emra tingellues. Kur Geri e gjeti veten midis tyre filloi te ndjehesh me mire, pasi rruga nga fillimi deri ne fund ishte e mbushur me djem e vajza te reja, qe te kenaqnin syte, duke plotesuar shijet e gjithsecilit. Nuk kish kaluar shume kur degjoi ta therrisnin me te madhe: -Po ku je mor Geri, se jemi bere per mall… Geri u kthye dhe pa nje shokun e tij te gjimnazit qe tani ishte ne Angli. U takuan dhe u perqafuan sikur s’po i besonin syve te tyre. Kur kaloi emocioni i pare, shoku i tij afroi nje djale qe ta prezantonte. Geri ngriu per nje çast. Kish patur nje goditje te tille qe nga shikimi i pare, qe e pat te veshtire ta perballonte. Ishte nje djale shtatlarte, veshur me pantallona e bluze pambuku te bardhe, mbi te cilen shkruhej emri i nje kolegji anglez. Ai kishte nje koke

Bosi - Tregim Erotik

Alqi kish mbaruar Universitetin shkëlqyeshëm e megjithatë nuk i kishte ecur të gjente një punë të mirë. Kish konkurruar në disa vende, por gjithëmon fitonin femrat me minifunde. Atij i vinte shumë inat se i kishte pasur përfund si në shkollë ashtu edhe në seks, por ja që ia hidhnin. Alqi ishte djalë i bukur dhe kish shenuar shumë suksese si gjatë shkollës së mesme ashtu edhe asaj të lartë. Ai ishte bjond, shtat hedhur, trup atletik dhe vështirë se i refuzonte ndonjë vajzë. Por me djemtë nuk e kish bërë kurrë. I kujtohej se si një shok i tij kish rënë në dashuri me të dhe ai e kish refuzuar, duke e bërë të vuante, Për ketë e brente pak ndërgjegja, por fundja ai ishte stright dhe nuk mund të dilte nga vetvetja.

Pasi u soll sa andej këndej pa sukses, më së fundi i buzqeshi fati. Duke pirë nga një gotë në një nga lokalet luksoze te Tiranës, shokët e prezantuan me një Boss. Ai ishte i ri dhe simpatik. Ishte pak mbi peshë, por si do ta tregonte se sa i kishte ecur. Të gjithë thonin për të, se ishte i krimbur në para dhe varka i ecte me vela të fryra. Duke biseduar Alqi i tha se kërkonte punë dhe Bossi e ftoi të kalonte të nesërmen nga zyra e tij për të parë se ç’mund të bënte.

Në zyrë e pritën mirë. Ajo ndodhej në katin e13 të një shumëkatëshi të ndërtuar tani së fundi. Bossi nuk e la të priste gjatë dhe sekretarja, një vajzë e hollë dhe elegante e ftoi të futej mbrenda. Zyra ishte mobiluar me shije. Bossi u ngrit pas tryezës së tij të rëndë dhe i zgjati dorën. Pasi u ulën e pyeti se ç’donte për të pirë dhe ai

Nje pice e jashtezakonshme - Tregim Erotik

Ate mbremje nuk kisha asgje per darke. Koha ishte e keqe dhe frynte ere e ftohte. Kjo me bente te pertoja per te dale dhe ne raste te tilla gjeja me e mire eshte te porosisesh nje pice te ngrohet qe ta sherbejne ne shtepi. Pastaj te ulesh prane televizorit per te ndjekur fjalimet, pasi nuk ka program tjeter interesant, perveç ndonje filmi te viteve 50 apo teleromaneve qð nuk durohen. Por per fat jane librat dhe ndonje kasete qe ben ta programosh kohen vet. Dhe une keshtu bera. Por pak pas porosise filloi nje rebesh shiu qe nuk ishte pare prej kohesh. Dhe nuk mjaftoi kjo u fiken edhe dritat duke kthyer gjithe lagjen ne erresire. U afrova prane dritares dhe ne ate mug te lagesht po uroja qe pruresi te mos ishte nisur se ndryshe do te behej peshk. Atehere u kujtova se automati i deres nuk punonte e keshtu qe duhej te zbrisnja per te hapur deren. Mora elektrikun e dores dhe dola, por nuk kisha zbritur as edhe dy shkalle, kur u duk nje djalosh me uniforme qe po ngjitej me picen ne dore. Dhe siç e kisha menduar ishte bere qulle nga koka tek kembet.

-Po pse s'u fute ne ndonje strehe sa te pushonte shiu. -Epo kur filloi rrebeshi nuk pat kohe as per strehe e as per gje. Ne kete kohe erdhen dritat dhe atehere pash se ai ishte nje djale i holle e i gjate, qe kishte karakteristike dy sy qe shendrisnin si thengjinj. E ftova te hynte sa te nxirrja parat dhe ai pranoi. Kur desha ta paguaj, e pash se ai po dridhej. - Keshtu si je bere do te ftohesh me siguri. - Keto ka puna. - E di ç'ke. Sa po bije shiu me mire zhvishu e thahu.

Ai nuk desh,

Prova E Pare - Tregim Erotik

Pushimet atë verë parashikoheshin të jene te gjata. Vapa kish filluar shpejto dhe njerzit përpiqeshin të çliroheshin prej saj, duke shkuar plazheve ku të mundënin. Fredi kish zgjedhur “Ujin e ftohtë” sepse i pëlqente piktura dhe kështu aty gjente material të bollshëm për të pikturuar. Veçanrisht i pëlqenin skenat buzëmbremjes, kur perendimet ishin të magjishme. Atë mbremje zgjodhi një skenë peshkimi, ku një djalë, midis shkëmbejve kishte hedhur grepat dhe po priste ti vinte shansi. Djaloshi ishte mjaft simpatik, me një trup të lidhur bukur, gjë që i bënte të kujtohej se nuk ishte aspak indiferent ndaj “djemëve me kripë”. Fredi ndaloi makinën, hapi kambalecin dhe shpejtoi të bënte skicimin e pamjes. Me disa penelata të shpejta pastë krijoi atmosferën e mbrëmjes, e mbi të filloi të punonte djaloshin e hajthëm, duke punuar mbi format e tija muskuloze që sigurisht ishin rrjedhoje e një jete të marrë me not. Fillimisht ai u bezdis. I dukej sikur dikush i kontrollonte lirinë, por pak nga pak u mësua, e veçanrisht kur filluan të këmbejne ndonjë fjalë , pengesa e ngritur midis tyre sikur u shemb. Kështu, secili i zënë me punën e tij, vazhduan të këmbenin fjalë, që e bënin mbremjen akoma më të këndëshme. Ato dukeshin si dy zogj që cicëronin një melodi mbrëmje, që padashje thurrte një miqësi të cilën nuk po e kuptonin, por që e ndjenin.
-Si të quajnë?-pyeti Fredi.
-Gerti,- u përgjegj djali.
-Je me pushime?
- Jam student, por tani po kaloj pushimet pranë familjes. Fredi shpejtonte me penelatat e tij të nguliste ato çaste kur dielli i perënduar krijonte pasqyrime nga më të çuditëshmet në valët e përhumbura të detit deri sa ra errësira. Fredi mblodhi veglat e tij, ndërkohë që Gerti po i hidhte një vështrim piktures së njomë. Ai e shikonte me një vështrim kritik, por i

Familje Te Medha - Tregim Erotik

Fillimisht në klasë silleshin ftohtë me mua. Vinja nga një vend i vogël dhe i varfër, kështu që nuk mund të krahasohesha me ta. Por rezultatet e larta në mësime i treguan atyre se sa vleja, kështu që filluan jo vetëm të me rrespektojnë, por shpesh edhe të kërkojnë ndihmën time.

I vetmi person në klasë që nuk kish nevojë për ndihmë ishte Aleku. Ai ishte kaq i zgjuar dhe i zoti, sa unë matesha sa herë që flisnja me të. Prandaj qe e çuditshme kur një ditë më ftoi të shkonja për dinner tek ai, pasi i jati kishte shprehur dëshirën të më njihte. E dija se ishin një familje e fuqishme, që ndihmonin financiarisht disa universitete e kolegje, kështu që ishte një rast i mirë për mua për t’u njohur me ta.

Darka ishte ceremoniale. Nuk besoj se i kishin dhënë shumë rëndësi pranisë time, aq sa të servirej një meny e gjatë dhe të ndërrohej i gjithë servisi pas çdo ngrënje. Ndoshta ashtu ishte mënyra e tyre e jetesës.

Babai i Alekut më drejtoi disa herë fjalën. Ai u interesua për vendin tim, familjen dhe qëllimet e mija për të ardhmen. Ai buzëqeshi lehtë kur i thash se im at krenohej se merrte një rrogë të mirë prej 200 dollaresh dhe se për të paguar shumën e duhur që të vija në Amerikë , na ish dashur të shisnim një truall që ishte e vetmja pasuri e familjes. Ai, pa marrë ndonjë angazhim me tha, se do të shihte se çfarë mund të bënte për mua në të ardhmen.

Këto fjalë më ngrohën shumë, gjë që nuk i shpëtoi Alekut i cili i kënaqur, sikur më thonte:

“E sheh se çfarë mund të bëj unë…”

Pasi ndenja edhe pak e Aleku më tregoi dhomat e tija të

I kërkon profesioni - Tregime Erotike Gay

E kisha lënë të takohesha me një shok dhe ai nuk po donte të vinte. Dielli i mëngjesit ishte përvëlues, sepse dita kishte filluar me vapë.  U mërzita duke pritur e pastaj, sikur më erdhën mend. Aty pranë ishte një kafe dhe unë vendosa të prisja aty. Zgjodha një qoshe ku shikohej televizori dhe ku nuk më arrinin rrezet e diellit. Po shikoja disa komente futbolli të skuadrave që ishin ndeshur një natë më parë, kur përpara meje u duk kamerieri me një buzëqeshje të ngrohet në fytyrë. Porosita një kapuçino, pasi kafen e kisha pirë në shtëpi. Pas pak kafeja erdhi. Kamerieri me të njejtën buzëqeshje dhe me nje elegancë profesionale e serviri kapucionon dhe në fund pyeti në se kisha nevojë për gjë tjetër. I porosita një shishe të ftohtë ujë me gaz, e cila erdhi menjëherë. Më fal, i thash, desha të them se paske një buzëqeshje shume të bukur, gjë që se ndesh shpesh tek kamerierët e tjerë...

Është pjesë e profesionit,- më tha ai. Një kamerier profesionist duhet të mësojë mirë si të sillet dhe si të serviri. Ai djalosh me pamje normale, dhe buzëqeshjen e vizatuar në buzë, të bënte për vete. Sa vjeç je , -e pyes.

23- më përgjigjet. Seç më erdhi një mendim në kokë dhe shtova: A mund të bëhesh mik? Ai me qetësinë më të madhe më thotë: E pse jo...

Do kisha  dëshirë të pinim një kafe së bashku dhe të bisedonim pak, sepse ke aftësinë të tërheqësh vëmendjen dhe t’i bësh të tjerët për vete. Ai qeshi. Edhe kjo është pjesë e zanatit më tha.

Kur del nga puna? Në orën 2 pas dite. Por ka një problem. Unë edhe sot jam në këtë lokal, sepse nesër do  të nisem për Greqi...

E paske gjet kohën. Kriza

Ushtari - Tregim Erotik

Ate pasdite dielli shendriste fort. Rruga ishte e mbushur me makina te cilat nguteshin sikur ishin ne nje gare. Ndalova buze trotuarit, duke pritur qe te ndalej furrija e tyre, nderkohe qe nje ushtar desh te kalonte. E ndala, duke i thene qe te priste dhe ai ndali. I thash se ishte e rrezikshme te kalonte rrugen ne ate levizje dhe ai e pranoi. Kur dolem ne anan tjeter me tha se kishte ardhur per te marre disa fotografi qe kishte bere, por nuk po e shihte fotografin. Mu kujtua qe me vete kisha nje aparat te ri digjital, qe kisha blere para pak kohe dhe i propozove, ne se desheronte t'i beje une disa fotografi. Ai ishte nje djale biond shume simpatik qe ne uniformen laroshe dukej edhe me i kendeshem. Pasi beme disa fotografi nga afer dhe nga larg, ia tregova per te marre mendimin e tij ne se i pelqenin. Kur i pa ai u entuziasmua dhe me pyeti se si do t'i merrte. -Ne se desheron mund t'i marresh qe tani. Shkojme ne shtepine time dhe atje do te t'i bej ne kompjuter. Nuk u desh gjate qe fotot te kaloheshin ne kompjuter ku dukeshin akoma me te bukura. Ai nuk kishte pare ndonjehere se si beheshin fotot digjitale, keshtu qe qendroje prane meje nderkohe qe po i kaloja ne Adobe. Tani qe e kisha kaq prane me dukej akoma me i bukur. E pyeta nga ishte dhe ai me tha se ishte nga Burreli, por ishin vendosur prej disa vitesh ne Durres. Pastaj muhabeti u hap dhe filloi te tregonte se kishte nje vlla jashte shtetit dhe ai mezi priste te mbaronte ushtrine e te shkonte tek ai. Nderkohe fotografite filluan te dalin. -Po çfare do te besh atje? -Do te punoj, me tha ai.

Familja Mikpritese - Tregim Erotik

Kisha disa kohë në një familje mikëpritëse amerikane, e cila më kish pranuar për të qëndruar aty sa të kryeja vitin e fundit të high school. Ato kishin një vajzë, Ketin, që studionte në kolegj dhe Xhordanin që ishte në një klasë me mua. Unë flija në dhomën e Ketit, pasi ajo jetonte në kampus, por herë herë kur ajo vinte për pushime në shtëpi, transferohesha në dhomën e Xhordanit, duke perdorur një krevat portativ jo shumë të rehatshëm.

Keti ishte vajze e urtë dhe e sjellëshme. Kurse Xhordani ishte kapriçioz dhe i llastuar. Atij i pëlqente t’i shkonte gjithënje e tija, kështu krijonte konflikte me prindërit. Ai ishte djalë i bukur dhe i zgjuar, por ia varte mësimeve e kështu që kishte probleme edhe në shkollë. Prindët e tij, menduan se prania ime dhe rezultatet e larta në mësime, mund ta ndihmonin të birin që të përmirësohej. Dhe ç’është e vërteta Xhordani nuk zihej kurrë me mua, bile vija re, se më hidhte disa vështrime të ngrohta dhe miqësore.

Për krishtlindje Keti erdhi në shtëpi dhe unë u transferova si zakonisht në dhomën e Xhordanit. . Jashtë kishte rënë dëborë, gjë që nuk kishte ndodhur prej disa vitesh.Kjo e bënte festën akoma më të këndëshme. Në familje gjithësçka ishte përgatitur mirë. Pema ishte madhështore. Rreth saj ishin mbledur plotë kuti me dhurata. Më kishin blere edhe mua plot gjëra të nevojshme, gjë që nuk mund t’ia shpërbleja në të njejtën mënyrë. Xhordani më kish blerë një aparat fotografik, pasi e dinte se kisha ëndër për një të tillë. Pasi kishim ndenjur deri vonë e ndjenja veten të lodhur dhe mezi prisnja të shkoja në shtrat

Duhet të isha ngopur me gjumë, kur ndjeva si nepër gjumë, një afsh të ngrohët mbi fytyrën time. Hapa sytë pa kuptuar në se

Në errësirën e kinemas - Tregim Erotik

Kisha lënë pikëpjekje me një djalë me të cilin shkoja prej disa kohe. Si zakonisht arrita në vendin e takimit disa minuta përpara, por edhe pasi orari kaloi, ai nuk po vinte. Prita rreth gjysmë ore dhe kur e pash se ishte e kotë me zemër të thyer u nisa për tu kthyer. Tek kryqezimi i sheshit të madh u ndala, pasi një lumë automobilash, po turreshin vrapthi, sikur të ishin liruar nga zinxhirët. Në atë rrëmujë një djalë i ri shkëputet nga trotuari për karshi dhe duke dredhuar midis makinave përpiqej të kalonte në anën tjetër. Papritmas u ndodh përpara një makine e cila frenoi duke e rrezuar për tokë. U krijua një gjndje shqetësimi, por ai u ngrit, duke thënë se nuk i kishte ndodhur gjë dhe duke përfituar nga makinat e ndaluara erdhi e ndaloi pranë meje dhe filloi të pastronte pantallonat.

- U vrave?- e pyeta unë.

- Pak. – pohoi ai.

- Po pse nguteshe, nuk mund të prisnje sa të rralloheshin pak, apo të ikte aeroplani.

Ai qeshi. Ishte një djalë zeshkan me sy si xixa e me flokë kaçurela. Kishte një buzëqeshje të këndëshme e të sinqertë.

- Po shpejtoja se mos më fillojë filmi.

- Shikim të mbarë!- themë dhe i zgjata dorën për tu ndarë. Ai e shtërngoi dhe nuk po ma lëshonte. Mbetëm një copë herë me dorë të nderë. ai më shikonte me një vështrim të çuditshëm dhe buzëqeshje domethënëse. Menjëherë mendjen ma përshkoi një mendim, që nga dyshimi fillestar po bëhejmë real.” Ky duhet të jetë gej,” mendova me vete. Për të provuar hipotezën time e pyes:

- Cili film është?

Ai tha një titull që nuk e kisha dëgjuar.

- Është i bukur?

- Kush dreqi e di, ashtu thonë.

Kjo ishte si të thuash ,kush çanë

Gay Albania | Njohje dhe takime me djem gej shqiptar

Gay Albania është portali i parë dedikuar komunitetit gay lezbike biseksual dhe transgjinor në Shqipëri. Këtu do të kesh mundësinë të bisedosh me djem të tjerë gej dhe vajza lezbike që jetojnë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Pokgradec, Kukës etj. Gjithashtu nëse kërkon tv njihesh me djem gej në Kosovë, këtu do të mund të njihesh me djem gej dhe vajza lezbike që ndodhen në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Prizren, Gjakovë, Podujevë etj. Lexo më shumë rreth projektit

© 2009 - 2019 Gay Albania