Seksi para lindjes së seksualizmit
Pederastia, sfera politike dhe marrëdhëniet e pushtetit në Athinën e lashtë
Autor: David M. Halperin Përktheu: Blerta Picari
Praktikat dhe institucionet seksuale të Greqisë së lashtë, bashkë me prestigjin e vazhdueshëm që i rrethon arritjet e tyre në ditët moderne, janë parë si një pikë e përbashkët për shumë lesbike dhe gei të rangjeve të arsimuara të cilëve duket se iu është dhënë mundësia për t’i përdorur ato si një armë ideologjike në përpjekjet e tyre për dinjitet dhe përfshirje sociale. Përpjekjet e fundit akademike për t’i përfshirë grekët në qendër të diskutimit gjithnjë në rritje të historisë së seksualizmit flasin për homoseksualizmin grek. Duke pasur këtë në mendje, autori David M. Halperin argumenton se në të vërtetë të dhënat greke na ballafaqojnë me një realitet të panjohur më parë të vlerave, sjelljes dhe të praktikave shoqërore. Këto vlera, argumenton ai më tutje, nxjerrin në pah karakterin tonë konvencional të eksperiencave sociale dhe seksuale duke theksuar këtu më shpesh seksualizmin. Ky i fundit perceptohet si një dimension i pavarur i jetës njerëzore ndërsa “heteroseksualizmi” dhe “homoseksualizmi” shihen si parimet thelbësore të organizimit të zgjedhjes së objektit seksual. Duke u bazuar tek Halperin-i, heteroseksualizmi dhe homoseksualizmi nuk janë etiketime të sakta dhe të plota lidhur me aspektet e përhershme të psikikës njerëzore. Në të kundërt, këto kategori përfaqësojnë një produkt qartësisht modern por tërësisht të huaj për grekët e lashtë. Studimi mbi artikulimin kulturor të dëshirave seksuale në Greqinë e lashtë vë në pikëpyetje qëndrueshmërisë e konceptit mbi seksualizmin i cili e përkufizon atë si një kategori të veçantë të analizës historike.
Seksi para lindjes së seksualizmit Read More »