Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime
Tritan Shehu rrezikon të gjobitet nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi, me një shumë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Arsyeja është deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, në një nga seancat dëgjimore më 1 dhjetor 2010 të komisionit për situatën e virusit të HIV/AIDS në Shqipëri, ku deklaroi se: “Ka ardhur momenti që popullata të jetë e ndërgjegjësuar, se homoseksualiteti është një element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekësore për çështjet hormonale, ashtu edhe nga ana psikologjike”. Menjëherë pas kësaj deklarate, të botuar në gazetën “Panorama”, reaguan organizatat në mbrotje të të drejtave të homoseksualëve. Një nga aktivistët, Kristi Pinderi, botoi një opinion në “Panorama” 3 ditë më pas, ku e akuzoi Shehun si një politikan homofobik. Ai shtoi se ka nisur një ankesë pranë Komisionerit, duke e paralajmëruar për një gjobë financiare për këtë deklaratë, sipas tij, diskriminuese. Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, i dërgoi një letër Tritan Shehut, ku i kërkon shpjegime, si dhe e informon se brenda 30 ditëve do të merret një vendim. Nga ana e tij, deputeti Shehu reagon duke deklaruar se si deputet nuk është i detyruar të japë shpjegime të tilla. Më tej, ai pretendon se në respekt të etikës, ka dhënë mendimin e tij dhe nuk ka diskriminuar homoseksualët siç pretendohet nga 3 shoqatat që e kanë “paditur”. Gazeta publikon sot korrenspondencën zyrtare mes Komisionerit dhe deputetit Shehu, si dhe argumentet e tyre mbi deklaratat.
Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime Read More »