Dashuria nuk njeh gjini!
Të dielën më 13 shkurt (përpara shën Valentinit) ne cunat dhe gocat e Aleancës LGBT menduam të linim mesazhin e rradhës në njërin prej parqeve në qëndër të Tiranës. Kemi dëgjuar shpesh që dashuria nuk njeh moshë, ngjyrë, rracë, komb, fe, ide por ajo që na ka munguar këtu në Shqipëri ka qënë një mesazh I qartë që: Dashuria nuk njeh as gjini! Tashmë këtë mesazh mund ta lexoni sa herë të kaloni në parkun ku qëndrojnë statujat e tre vëllezërve “Frashëri”, shkruar me ngjyrat e flamurit gej. Ky mesazh është një copëz shumë e vogël e një pazëlli që do të duhet kohë të plotësohet për të marrë një trajtë të përcaktuar por secili nga ne mund të vërë një copëz të vogël nga vetja e tij. Ne jemi të sigurtë se kalimtarët që do të hedhin vështrimet në atë fjali plot ngjyra të paktën për një moment do të mendojnë që dashuria mund te ketë dhe këtë formë ose më të zgjuarit do të kuptojnë që dashuria nuk njeh formë, përcaktim, limit.
Dashuria nuk njeh gjini! Read More »