Pyetësori në vijim ka për qëllim të masë realitetin e jetesës së personave LGBTI në Shqipëri, duke përfshirë fusha si arsimi, punësimi, dhuna, qasja në shërbime etj. Ky është studimi më i madh i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi dhe Slloveni.
Të dhënat e mbledhura nga ky hulumtim, do të shërbejnë për të ndihmuar qeveritë e vendeve përkatëse, organizatat ndërkombëtare, institucionet, organizatat e shoqërisë civile, mediet dhe publikun e gjerë, të mësojnë se ku qëndrojnë problemet më të mëdha dhe të ndikojnë në ndryshimin e tyre më qëllimin për të ndihmuar personat LGBTI.
Hulumtimi po kryhet nga Agjencia e Kërkimeve Ipsos në emër të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Instituting Williams (UCLA) dhe organizatën rajonale ERA – Organizatë për të Drejta të Barabarta LGBTI për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Ftojmë të gjithë personat LGBTI në Shqipëri të kontribuojnë duke plotësuar sondazhin më poshtë. Pyetësori është plotësisht i sigurt dhe anonim.