Debati u ndez pas një deklarate emocionale në televizion nga Klodian Çela, një pjesëmarrës në programin televiziv Big Brother të televizionit Top Channel, kur ai bëri publike se ishte homoseksual si dhe bëri thirrje për mirëkuptim nga të gjithë dhe veçanërisht nga nëna e tij.
Pas kësaj deklarate demonstrues në rrugët e Lezhës protestuan me parulla “Lezha është qytet i pastër – nuk kemi homoseksualë”.
Homoseksualiteti në shoqërinë tonë mbetet praktikisht një çështje tabu dhe shumë e ndjeshme.
Ndonëse kushtetuta u garanton të drejtat dhe liritë e individëve bashkësitë homoseksuale në rajonin tonë ende përballen me diskriminim dhe intolerancë.
Këto dhe çështje të tjera që lidhen me homoseksualitetin dhe homofobinë në mesin tonë janë temë e programit Forum të BBC-së.
– Sa shqetësuese është homofobia në mesin tonë?
– A duhet një sensibilizim më i madh i njerëzve për diversitetin seksual?
Burimi: BBC NE SHQIP