Pas protestave të vazhdueshme dhe presionit të qytetarëve të Lezhës që prej ditës kur djali i tyre Klodi deklaroi hapur në një show televiziv prirjet e tij seksuale, familja Cela është detyruar të largohet nga qyteti. Nëna dhe motra e Klodit, mësohet se janë larguar nga ky qytet pas presioneve të shumta dhe protestave që u bënë kundër tij, pasi sic janë shprehur qëndrimi në Lezhë mes presioneve ka qenë i pamundur.
Ndërkohë pritet që nesër ambasadortët Withers dhe Borchard, të mbërrijnë në Lezhë ku do të flasin për cështjen në një takim të organizuar në bibliotken e këtij qyteti. Ambasadori amerikan Xhon Withers dhe ai gjerman Bernard Borchard pritet të bëjnë një deklaratë publike mbi këtë cështj
e, ndërsa bashkë me ta do të jetë edhe përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor si dhe drejtori i poërgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, bashkë me përfaqësues nga shoqëria civile. Ndërkohë sot, ka reaguar për largimin e nënës së Klodit dhe motrës së tij nga Lezha edhe shoqata LGBT PRO Shqipëri, duke e quajtur një Turp faktin që edhe pas protestave të vazhdueshme në Lezhë, qeveria nuk mori masa për të mbrojtur familjen e Klodian Celës.
Menjëherë pas deklaratës së Klodian Celës i cili pohoi homoseksualitetin e tij në një reality show, të rinj lezhianë protestuan për disa ditë me radhë duke kërkuar daljen e Klodit nga spektakli televiziv e duke përsëritur thirrje raciste ndaj homoseksualizmit.
Thirrjet raciste kanë shkuar deri në atë pikë sa protestuesit kanë mohuar madje dhe orgjinën e Klodit, me arsyetimin se djemtë e Lezhës apo shqiptarët nuk kanë të tillë moral.
Burimi: Balkan Web