Kur futet “paraja” në mes… edhe miqtë më të mirë dhe anëtarët më fanatikë të një grupi, përçahen. Kjo gjë ka ndodhur me “Ambasadën Pink, ose siç njihet shoqata e “LGBT” (lesbike, gay, biseksual, transgender).
Ka qenë Kristi Pinderi, ai që është larguar, duke mos dhënë ndonjë shpjegim se përse është bërë ky largim, por burime të “SH2” thonë se përçarja është bërë për arsye financiare. Sipas fjalëve, Altin Hazizaj, një tjetër anëtar i kësaj organizate ka marrë disa donacione të huaja duke bërë që pjesa tjetër të jetë e pakënaqur.
Kristi vetë, në një njoftim për shtyp, është shprehur se tanimë organizata është forcuar dhe një grup djem e vajzash, përfshi këtu dhe Kristin, të cilët kanë vendosur të punojnë më vete. “Një komunitet gjithnjë e më i fortë dhe më i madh në numër është i gatshëm
tashmë ta marrë në duart e veta këtë kauzë.
Për këtë arsye, unë dhe një grup vajzash dhe djemsh që kanë kontribuar deri më sot në “PINK”, qoftë si vullnetarë, qoftë si të punësuar do të vazhdojmë të punojmë për të fuqizuar pikërisht komunitetin vetë dhe për ta ndërgjegjësuar se askush tjetër, veç ata dhe ato së bashku do të mund të luftojnë për të drejtat e tyre”.
Burimi: Shekulli.com.al