Kunder diskriminimit asistence ligjore falas

Personat e prekur nga diskriminimi do të përfitojnë ndihmë ligjore falas. Kjo do t’u mundësohet pas nënshkrimit të një marrëveshje mes Komisionit Ndërshtetëror të Ndihmës Juridike dhe Komisionerit për Mbrotjen e të Dhënave Personale. Ministri Nishani e konsideroi këtë marrëveshje si instrument për të luftuar diskriminimin.

“Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkërendimin sa më efektiv të dy institucioneve për të rritur mbrojtjen nga diskrimimi, dhe dhënies me përparësi të ndihmës juridike falas për ata që e kanë të nevojshme atë”- tha ministri Nishani.
Memoradumi u firmos nga drejtuesja e Komisionit Ndërshtetror të Ndihmës Jurdike,zj. Blegina Agolli  dhe Komisionerja për Mbrotjen e të Dhënave Personale, zj. Irma Baraku.

Forma e bashkëpunimit mes dy institucioneve parashikon bashkërendimin në dhënien e shërbimeve të këshillimit, përfaqësimit apo mbrojtjes në proceset gjyqësore, apo edhe në rastet e paraqitjes para organeve administrative shtetërore, në të cilat shqyrtohen në rrugë gjyqësore apo administrative, sipas rastit, çështjet që lidhen me diskriminimin.

Denada Shkodrani per Shqiperia.com

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top