E drejta e fjales

Desha te hapja nje debat nga dicka qe me zune syte ne facebook, nga nje mesazh derguar nje mikut tim po gay persa i perket se drejtes se fjales dhe te shprehurit te personave ne Lezhe e gjetke.
Ne rradhe te pare dua te theksoj se jam dakort qe te gjithe ne kemi te drejten e fjales dhe se shprehurit lirisht ne cdo vend te civilizuar. Por ama ne kete rast, si ne rastin e Lezhes dhe tubimit te bere atje midis thirrjeve te turpshme dhe deri kenget per vrasje te homoseksualeve ne kete vend me Klodin ne krye, pyetja lind shume naturshem, a kemi te bejme me te drejten e fjales? Nese nje grup halabakesh del ne rruget e nje qyteti, pa leje as nga bashkia dhe as nga policia, dhe sulmon me fjale per momentin, nje grup apo komunitet te tere thjesht per faktin se ata nuk besojne se te gjithe njerezit jane te barabarte, a nuk eshte kjo nje thyerje jo vetem e ligjit, por dhe e se drejtes se fjales?

Une besoj qe po.

Te mos ngaterrojme te drejten e cdokujt me dhunen e ushtruar nga fjalet nga persona qe e marrin ligjin ne duart e tyre dhe gjithashtu nga personat te cilet i ndihmojne keta te paret te marrin te drejten per tu shprehur. Kjo eshte nje dhune verbale, nje shkelje dhe perdhunim i ligjit, dhe i se drejtes. Arsyeja eshte shume e thjshte, e drejta e tyre per tu shprehur neper rruget e Lezhes apo dhe ne cdo kafene ne cdo qytet te shqiperise ne keto momente mbaron aty kur keta te fundit hedhin thirje per vrasje, masakrime, per ardhjen e dyte jo te Krishtit por Hitlerit dhe Enverit. Me kete gjest, ata i kane hequr te drejten e fjales vetes, si dhe te drejten e te shprehurit. Le te mos harrojme qe nga kohet e lashta, shume personave qe ju dha e drejta per te treguar cfare eshte e drejte dhe jo, e mire apo jo duke cenuar nje individ apo dhe nje komunitet te tere, u eshte dhene arma per te kaluar ne tiran dhe me drejten e tyre per ty shprehur kane vuajtur miliona mbi miliona njerez me shekuj te tere. Le te mos harrojme se vetem duke marre parasysh Leninin, Stalinin, Hilterin, Enverin dhe personat qe i dhane atyre te drejten per tu shprehur, linden perbindeshat me te medhenj te shekullit 20. Liria ime mbaron ne momentin kur une sulmoj nje komunitet apo qofte dhe nje individ te vetem per shkak te gjinise, races, prejardhjes, preferences seksuale, besimit fetar e me shume. Ne ate moment une jam thjesht nje halabak Lezhjan apo i cfaredolloj qyteti tjeter te ketij vendi, qe dua me shume gjak se pune dhe drejtesi. Burrerria e shqipetareve eshte vrare keq nga Klodi, por askush nuk ka guximin te pranoje ate qe ne fshehtesine e nates bejn shumica meshkujve shqiptare, nje fakt i kaluar ne shekuj nepermjet arkivave te historise tone.

Te gjithe ata qe ngrihen dhe kekojne lincime te personave gay apo lesbike, apo transgender kane humbur te drejten e fjales njehere e pergjithmone. Tani i mbetet atyre si ne qe duam te jetojme te lire nga frika, dhe drejtesise per te marre te ardhmen tone ne dore. Jemi ne e ardhmja per te gjithe ata qe vuajn dhe jane te frikesuar, nje revolte eshte normale, askush nuk do donte te ishte i padukshem, dhe ne nuk jemi te tille. Jemi nje komunitet, prezantojme nje menyre te jetuari ndryshe, sjellim diversitet dhe kerkojme te drejta te barabarta me gjithkend qe jeton ne kete vend. Eshte koha per aksion, retorika do ishte nje gabim i madh per komunitetin tone.

Shkruar nga: HERMES

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top