Protestat kundër homoseksualizimit, familja e Klodit lë qytetin e Lezhës

Pas protestave të vazhdueshme dhe presionit të qytetarëve të Lezhës që prej ditës kur djali i tyre Klodi deklaroi hapur në një show televiziv prirjet e tij seksuale, familja Cela është detyruar të largohet nga qyteti. Nëna dhe motra e Klodit, mësohet se janë larguar nga ky qytet pas presioneve të shumta dhe protestave që u bënë kundër tij, pasi sic janë shprehur qëndrimi në Lezhë mes presioneve ka qenë i pamundur.

Ndërkohë pritet që nesër ambasadortët Withers dhe Borchard, të mbërrijnë në Lezhë ku do të flasin për cështjen në një takim të organizuar në bibliotken e këtij qyteti. Ambasadori amerikan Xhon Withers dhe ai gjerman Bernard Borchard pritet të bëjnë një deklaratë publike mbi këtë cështj

Elton John rrefehet: "Nje ish i dashuri im u vetvra pasi nuk arrinte te pranonte vetveten"

Here pas here sir Elton rikthehet me lajme shume interesante. Jo shume kohe me pare, sic mund ta kujtoni te gjithe,befasoi gjithe boten me nje deklarat ku pretendonte se Jesusi ishte homoseksuale, dhe u desh shume pak qe te plaste skandali. Ndersa tani ndan me lexuesit nje pjese te jetes se tij shume tragjike dhe prekese. Nje ish i dashur i tij, perpara marteses me David Furnish, u vetvra duke u hedhur perpara nje kamioni.

"Vite me pare kisha nje lidhje qe kurrsesi nuk imagjinoja se do te perfundonte ne ate menyre. Ishte nje dhimbje e pafund. Ishte ne nje konflikt kaq te madh midis homoseskualitetit dhe besimit te tij saqe u detyrua ti jepte fund jetes."

Ricky Martin rrefehet: "Jam gej dhe shume i lumtur"

Pas zerash dhe hamendesish nga fansat, kengetari portorikan ka vendosur me ne fund te bej publik homoseksualitetin e tij: "Kam vuajtur por tani e kam kuptuar se homoseksualiteti eshte nje dhurat qe me ben jeta"

Duke perfituar nga libri i tij i kujtimeve, i cili pritet te publikohet se shpejti, Ricky ka konfermuar me ne fund zerat mbi homoseksualitetin e tij: "Jam i lumtur qe jam nje homoseksuale me fat, jam krenar per ate qe jam"

Duke shkruar ne faqen e tij te internetit www.RickyMartinMusic.com, Martin ka shpjeguar se te shkruaj kujtimet e tij e ka ndihmuar te kuptoj se duhet te jet i sinqert dhe nuk duhet te mbaj asnje sekret. "Ishte nje rruge e gjat, shume e ngjeshur, plot ankthe dhe dhimbje, por mbi te gjitha clirim. Sot e pranoj homoseksualitetin tim si nje dhurat qe me beri jeta. Ndihem i bekuar qe jam ky qe jam"

Rocco Siffredi, ereksion perball doktorit

Ne nje show televiziv italian, pornostari Rocco Siffredi tregon per ereksionin e tij te shpesht, problemin e varesis nga prostitutat dhe per dashurine me gruan e tij. Me poshte do te gjeni disa nga pikat te cilat Rocco u mundua te argumentoj gjate "Chiambretti Night", show ky qe trasmetohet ne rrjetin italian Italia1 (10 mars 2010).

Prostitutat

Rocco shprehet: "Pasi perfundova se punuari, pata nje problem varesie prej prostitutave, ndonjehere edhe 2 - 3 here ne dite, shkoja ne internet, neper revista dhe i kerkoja"

Ereksion tek doktori

Inida Gjata (Zhaku): Mbroj Gay, s'jam lesbike

Është e kudondodhur kur bëhet fjalë për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Rasti në fjalë e justifikon më së miri. Inida Gjata, e njohur nga të gjithë si Zhaku, është nga ata personazhe mediatikë, që ka vendosur “të sakrifikojë” pak nga imazhi për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. E madje ka marrë përsipër ndonjëherë edhe peshën e epitetit “lesbike”. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo jep përgjigje për shumë çështje që kanë të bëjnë me orientimin seksual, por njëkohësisht edhe për vështirësitë që ka ky komunitet në Shqipëri.

Kur është krijuar komuniteti gay?
Është duke u krijuar, janë në proces. Unë jam thjesht një mike e tyre që i përkrah, një njeri i medias që përpiqem sa herë kam mundësi të flas për të drejtat e tyre.

Reagon Aleanca LGBT pas protestes homofobike ne qytetin e Lezhes

Në qytetin e Lezhës pamë sot të marshonin disa djem e burra si besnikët mesjetarë të inkuizicionit në një gjueti shtrigash, apo si muxhahedinët me mjekra të zeza e të pista që rrihnin gratë e tyre me gurë në rrugët e Kabulit.

Sado qesharake që dukej pamja e atyre të rinjve dhe sidomos argumenti i tyre se shqiptarët nuk mund të jenë homoseksualë, kjo ngjarje na detyron të reagojmë përmes kësaj deklarate për media. Pasi rasti në fjalë ka një sfond domethënës që shpjegon diskriminimin sot në Shqipëri.

Mbi Homofobine Shqipetare

Pyetja e parë që duhet shtruar është; nga buron homofobia shqiptare? Nga injoranca, do ishte përgjigja më e thjeshtë. Ta shikosh homoseksualitetin si deviacion ... apo si sëmundje që do shkatërrojë njerëzimin kërkon një masë solide injorance, si mbi historinë e shoqërisë njerëzore edhe mbi homoseksualizmin.

Së pari, sepse ka nja dyzet vjet, që nga 1970, që homoseksualizmi nuk konsiderohet si sëmundje apo deviacion nga mjekësia. Së dyti, sepse marrëdhënia seksuale mes individëve të të njëjtit seks është po aq e lashtë sa vetë njerëzimi. Heteronormativiteti (d.m.th përcaktimi i heteroseksualizmit si norma e duhur sociale) është një fenomen social dhe jo natyror.

Robert De Niro: "Babai im ishte gay dhe me braktisi"

Robert De Niro, per momentin i zene me riperpunimin e Everybody's Fine (te gjithe jane ne rregull) e Giuseppe Tornatore, ne biografin e tij te fundit me te cilen merret John Baxter, tregon per nje pjese te jetes se tij e cila i ka shkaktuar jo pak dhimbje. Babai i tij, piktor, ishte deklaruar gay ne vitet dyzete, duke lene te shoqen Virginia Admiral (nena e Robert), edhe ajo artiste dhe poete.

Babai i De Niro i cili vdiq ne vitin 1993 ka pasur shume histori me poetin Robert Duncan, shkrimtarin Tennessee Williams dhe piktorin Jackson Pollock. Keshtu De Niro u rrit dhe u edukua vetem nga e jema, dhe ne moshen 18 vjecare e gjeti veten baba te vet babait te tij, i cili per te kenaqur shijet e veta braktisi te gjithe dhe gjithcka.

E drejta e fjales

Desha te hapja nje debat nga dicka qe me zune syte ne facebook, nga nje mesazh derguar nje mikut tim po gay persa i perket se drejtes se fjales dhe te shprehurit te personave ne Lezhe e gjetke.
Ne rradhe te pare dua te theksoj se jam dakort qe te gjithe ne kemi te drejten e fjales dhe se shprehurit lirisht ne cdo vend te civilizuar. Por ama ne kete rast, si ne rastin e Lezhes dhe tubimit te bere atje midis thirrjeve te turpshme dhe deri kenget per vrasje te homoseksualeve ne kete vend me Klodin ne krye, pyetja lind shume naturshem, a kemi te bejme me te drejten e fjales? Nese nje grup halabakesh del ne rruget e nje qyteti, pa leje as nga bashkia dhe as nga policia, dhe sulmon me fjale per momentin, nje grup apo komunitet te tere thjesht per faktin se ata nuk besojne se te gjithe njerezit jane te barabarte, a nuk eshte kjo nje thyerje jo vetem e ligjit, por dhe e se drejtes se fjales?

E vërteta e Ligjit kundër Diskriminimit

Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi që shkaktoi për javë të tëra një debat që në fakt i bëri mirë shoqërisë shqiptare, sapo ka hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare. I komunikuar jo saktësisht nga media si një “ligj për homoseksualët”, kjo nismë që në llojin e vet është ndër më të mirat në krahasim me ligjet e ngjashme në vendet e tjera të rajonit, sapo ka filluar “sagën” e implementimit. Dhe nuk është një ligj vetëm për komunitetin gay në Shqipëri, por për këdo qytetar, gay apo jo, që do të diskriminohet për shkaqe nga më të ndryshme.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato vendase për të drejtat e njeriut e kanë një sy hapur e një vesh gati për të monitoruar zbatimin e plotë të tij, duke mos u kënaqur vetëm me miratimin e tij.