Kate Moss puthje lesbike me modelen Lea T.

Kate moss lea tQëkurse u martua Kate Moss është përpjekur të gjejë qetësinë e saj por ditën e parë pasi mbushi 37 vjeç ajo duket të ketë bërë diçka që na bën të ngremë njërën vetull e të themi “ooooh”.


Revista “Love” ka shfaqur së fundi një foto në faqen e parë të saj ku paraqitet Kate Moss duke u puthur në buzë me një modele tjetër me inicialet Lea T. e cila thuhet të jetë transeksuale.

Bazuar mbi atë çka duket në foto ngjan se Kate e ka shijuar maksimalisht puthjen dhe buzët e Leas.

Burimi: Lajmiifundit.com

Kerkese per pefshirjen e personave Lgbt ne rezoluten per egzekutimin jashtegjyqesore...

Tiranë, më 15.12. 2010

LETËR-KËRKES

(Urgjente)

SHQIPËRIA TË VOTOJË PRO PËRFSHIRJES SË PERSONAVE LGBTNË REZOLUTËN MBI EKZEKUTIMIN JASHTËGJYQËSOR NË 20 DHJETOR NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së

Drejtuar: Z. Edmond Haxhinasto - Ministër i Jashtëm

Republika e Shqipërisë

Për dijeni: Prof. Dr. Sali Berisha - Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Irma Baraku - Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

I nderuar Zoti Ministër,

Ditën e hënë, më 20 Dhjetor 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë mbi përfshirjen ose jo të mbrojtjes së personave LGBT në një Rezolutë tejet të rëndësishme mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe vrasje të tjera të paligjshme. 10 vitet e fundit kjo Rezolutë i ka nxitur shtetet “të hetojnë me kujdes të gjitha vrasjet…të gjitha vrasjet e kryera për çdo lloj arsyeje diskriminuese,përfshirë edhe orientimin seksual”. Kjo është Rezoluta e vetme e Kombeve të Bashkuara që përfshin në mënyrë eksplicite referencën për orientimin seksual.

Muajin e kaluar, një numër shtetesh propozuan amendimin e saj për të hequr referencën e orientimit seksual nga kjo rezolutë e rëndësishme. Ky amendim u miratua me një diferencë shumë të vogël votash, me 79 shtete që votuan për heqjen e referencës së orientimit seksual, 70 shtete që mbështetën mos heqjen e referencës dhe 43 shtete që abstenuan ose nuk votuan. Për fat të keq përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ishte prezent në votim.

Megjithatë egziston mundësia e rivendosjes së orientimit seksual dhe madje duke përfshirë edhe identitetin gjinor, përmes ridiskutimit të kësaj Rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në 20 dhjetor 2010 në Neë York.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri dhe Aleanca kundër Diskriminimit LGBT, dy organizata që punojnë drejtpërdrejtë në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, i kërkojnë Shtetit shqiptar, që përmes përfaqësuesit të saj në OKB, të mbështesë përfshirjen në këtë rezolutë të mbrojtes së personave për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor nga vrasjet e paligjshme.

Ne kërkojmë që Shteti Shqiptar, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, të mbështesë përfshirjen në këtë Rezolutë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor jo vetëm për shkak të angazhimeve të saj të shprehura publikisht dhe ndërkombëtarisht në mbrojtje të të drejtave të këtij komuniteti, por edhe sepse vrasja e njerëzve për cfarëdo lloj arsyeje nuk mund të jetë KURRË e pranueshme.

Në Shkurt të vitit 2010, Shqipëria miratoi një nga ligjet më të avancuara në Europë, për mbrojtjen e nga diskriminimi. Ligji e shtrin mbrojtjen e tij nga diskriminimi edhe per komunitetin LGBT në Shqipëri. Një vend me një legjislacion kaq të përparuar nuk mund të votojë PRO VRASJES së qytetareve të thjeshtë në një vend tjetër, pasi njerëzit kanë të njëjtin dinjitet dhe të drejta kudo ku ata jetojnë.

Ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të diskutojmë më tej me ju për këtë cështje kaq të rëndësishme që në fakt ka të bëjë me një prej formave më serioze të dhunimit të të drejtave të njeriut, të të drejtës së jetës.

Sinqerisht,

Kristi PINDERI

Drejtor

Pink Embassy/LGBT Pro

Xheni KARAJ

Drejtore

Aleanca kundër Diskriminimit LGBT

Altin HAZIZAJ

Drejtor

CRCA / DCI Shqipëri

Elsa Ballauri

Drejtore

Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

Vjollca Meçaj

Drejtore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Monika Kocaqi

Drejtore

Shoqata Refleksione

Elona Gjebrea

Drejtore

Qendra për Popullësinë dhe Zhvilimin

Adrian Kati

Drejtor

Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Torturës

Mirela Arqimandriti

Drejtore

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim

Kozara Kati

Drejtore

Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Sir Elton John: Babai jam unë

Një Sër Elton John krenar pranoi për herë të parë në një revistë rozë, se djali i lindur nga një nënë e panjohur është ngjizur me materjalin e tij gjenetik.
Këngëtari dhe partneri i tij David Furnish u shndërruan në prindër në ditën e Krishlindjeve, pasi foshnja Zachary Jackson Levon Furnish-John lindi në një maternitet në Los Anxhelos.

Fillimisht nuk ishte e gjatë se cili prej dy partnerëve ishte babai biologjik i fëmijës. 63-vjeçari Sër Elton deklaroi në revistën “OK” se ekzistojnë plane për një fëmijë të dytë, që do të ketë si baba biologjik 48-vjeçarin Furnish.

Sër John dhe David u martuan në vitin 2005, pas 12 vitesh bashkëjetese. Ata tentuan të bëheshin prindër disa vjet më parë, duke kërkuar të adoptonin një fëmijë ukrainas të prekur nga HIV-i, por ligjet e vendit e ndalonin mundësinë e adoptimit nga çiftet homoseksuale.

 

Burimi: top-channel.tv

Nuk jetojmë dot më si njerëz normalë!

Nëna e Klodit, thirrje Liri Berishës dhe Jozefina Topallit. Ndihmoni familjen time! Jeta e nënës së Klodit ka ndryshuar 100 për qind në harkun kohor të 6 muajve. Ajo nuk është më gruaja që dilte që në mëngjes në punë dhe kthehej pasdite pranë fëmijëve të saj.

Pas publikimit të lajmit të Klodit që ishte homoseksual asgjë nuk është më si më parë. Ajo është pa punë, tre djemtë pa punë dhe jeton në një shtëpi me qira 40 metra katrorë në qytetin e Durrësit.Gjatë një bisede me zonjën Lumturi, ajo shpreh shqetësimin e saj për gjithçka që i ka ndodhur këto kohë dhe mbi të gjitha për mosmbështetjen e askujt.
Nuk më habit asgjë në këtë vend, shprehet ajo, me zërin që i dridhet, thjesht dua t'i bëj thirrje zonjës Liri Berisha dhe zonjës Jozefina Topalli, pasi edhe ato janë nëna, e jetës nuk i dihet. "Mbi të gjitha ato janë nëna, jeta është shumë e gjatë, unë ju uroj që ato të shohin vetëm gëzim dhe mirësi tek fëmijët e tyre, por jetës nuk i dihet.Mua ato një sekondë nuk duhet të më kishin lënë të vetmuar. Një fjalë e tyre, për mua ishte një forcë e madhe. Sikur në ato momente të më kishte vdekur djali, por, si nëna, një fjalë e tyre mua do të më shëronte."
Me gjithë këto thirrje që kemi bërë në media gjatë kësaj kohe, letrave dhe mesazheve pa fund që u kemi dërguar dhe nga ato si përgjigje kam marrë vetëm ftohtësinë dhe mospërfilljen e tyre. "Kjo është jonjerëzore, shteti ka të drejtë të mbrojë qytetarët e tij, shteti ka për detyrë të mbrojë familjen time", - pohon zonja Lume.
"U bëj thirrje të dyja zonjave që të më ndihmojnë dhe të më kuptojnë si nënë, gjatë gjithë kësaj kohe jam ndier e fyer dhe e diskriminuar, jo vetëm nga njerëzit përreth, por edhe nga vetë autoritetet shtetërore", - janë fjalët e 62-vjeçares që edhe pse e lodhur nuk ndalet së kërkuari të drejtat si një familje normale.
Familja ime ndihet e kërcënuar, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ajo shpirtërore. Nuk guxoj të dal shëtitje me fëmijët e mi se na thonë "mami i pederastit", "vëllai i pederastit".
Atëherë si i bëhet halli!? Në verë kisha një kioskë të vogël afër detit, që më shpërbente sa për të blerë bukën, ndërsa tani që është mbyllur sezoni asnjë të ardhur nuk fus në shtëpi.
Deri në përfundimin e mandatit të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, gjithçka ishte normale, tregon ajo.
Madje, në festën pavarësisë së Amerikës, një ndër tre përshëndetjet kryesore ishte dhe ajo për nënën e Klodit të "Big Brotherit", "ku mes të tjerash më përmendi edhe mua, duke më thënë që ti je motra ime, dhe u kërkoi të gjithë të pranishmëve të më respektonin dhe donin", - por ç'të shikoj përtej, shprehet zonja Lumturi.
"Shikimi i njerëzve ishte diskriminues dhe askush nuk erdhi të më jepte dorën dhe të më përqafonte, apo qoftë edhe të trokisnin një gotë". Aty ishin të gjithë, që nga politikanë e deputetë deri tek njerëzit më të thjeshtë. "Tani kemi një fije shprese nga ambasada Holandeze, por ende asgjë konkrete", - shprehet ajo.

Nëna: Shoqatat përdorin emrin e Klodit dhe nuk e ndihmojnë atë
Shqetësimi i Klodit dhe i nënës së tij është për përdorjen e emrit Klodian Çela sa herë që bëhet fjalë për një bisedë për lejimin e homoseksualëve dhe mos diskriminimin e tyre. "Ata nuk mund të hanë në kurriz të djalit tim", - pohon Lumturia.
"Në çdo zyrë për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualeve shikon fotografinë e Klodit dhe nga ana tjetër janë po këto organizata që gjoja mbrojnë të drejtat e njeriut, por, në fakt, nuk bëjnë asgjë. Klodin tim nuk e kanë thirrur asnjëherë mes tyre.
Në fillim na kanë premtuar ndihmë. E kam takuar edhe Kristi Pinderin që tashmë është një nga themeluesit e 'Ambasadës Pink' dhe më ka thënë shprehimisht 'na ke ne', po unë që në atë periudhë nuk e kam parë dhe as është munduar të vijë të më takojë.

Çfarë janë këto shoqata që nuk mbrojnë të drejtat e askujt që marrin vetëm lekët, të përdorin dhe asgjë më tepër", - shprehet e irrituar nëna e djalit që bëri jehonë për pranimin në publik të homoseksualitetit të tij.

Klodi: Kam nevojë për psikolog
E gjithë kjo periudhë ka qenë një presion i madh për të.
Pas qëndrimit 4 muaj në "Big Brother", kur doli jashtë realiteti ishte krejt ndryshe nga ç'e kishte menduar. Jo vetëm komplimente, por edhe fyerje dhe ofendime pa fund për prirjet e tij seksuale. Gjithçka e ka përballuar me qetësi edhe pse situata të ndryshme e kanë bërë të mos ndihet mirë. Premtime për një punë, e nga ana tjetër nuk është bërë asgjë.
Presionet e vazhdueshme, kërcënimet që i kanë ardhur në facebook, kanë sjellë probleme në shëndetin e Klodit. "Gati-gati kam rënë në depresion", - thotë ai. Me bindje pohon se ka nevojë për një psikolog. Nuk ka mundur të shkojë as te varri i të atit në Lezhë.
Nuk ka mundur as të shkojë të vizitojë gjyshen e sëmurë dhe nga ana tjetër nuk guxon të shkojë të marrë pasaportën në vendlindje, të gjitha këto për një arsye, të mos krijojë provokime nga ana e homofobikëve, të cilët Klodi i ka hasur jo pak këto kohë.

Shtëpia
Familja Çela jeton në një ambient 40 metra katrorë në një apartament të ri në qytetin e Durrësit. Ambientet janë shumë të vogla për një familje me shtatë anëtarë. Zonja Lumturi (nëna e Klodit) i kërkon shtetit që ta strehojë, por ajo nuk do asgjë falas. Ajo pohon: "I lutem shtetit që le ta marrë shtëpinë që kemi në Lezhë, është një banesë që e ka zili gjithë qyteti, dhe iu kërkoj pushtetarëve të më japin një banesë këtu, pasi ne nuk mund të kthehemi dot më në atë vend. Ambienti është shumë diskriminues dhe nuk do ta përballonim dot atë valë urrejtje".

Burmi: Besniku.tk

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent nëna e tij mendonte se ishte homoseksual.

Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh.

“Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”, tha Schwarzenegger për një revistë austriake.

Mjeku e qetësoi nënën e aktorit duke i thënë se edhe adoleshentë të tjerë i mbushnin dhomat me foto të ‘Beatles’.

Arnold bëri të ditur gjithashtu se po studion disa skenare dhe se do të rikthehet të interpretojë në filma me buxhet të vogël, por që do të arrijnë t’i japin kënaqësi si aktor.

Burimi: top-channel.tv

Fjalori Lgbt

Ky është një fjalorë që përmbledh pjesën më të madhe të fjalëve ose termave që në një mënyrë apo tjetrën lidhen me komunitetin lgbt. Ky fjalorë ose manual nuk ka si qëllim përkëthimin e fjalëve nga anglishtja në shqip, por mundohet të shpjegoj me terma të qarta kuptimin e tyre pasi për shumicën e këtyre fjalëve egziston edhe ajo në shqip, por mbetet ende i paqart kuptimi dhe shpesh herë termat mund të ngatërrohen ndërmjet tyre.

Tritan Shehu nën akuzë nga homoseksualët, Komisionerja: Dua shpjegime

Tritan Shehu homofobia gay homoseksualTritan Shehu rrezikon të gjobitet nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi, me një shumë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Arsyeja është deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, në një nga seancat dëgjimore më 1 dhjetor 2010 të komisionit për situatën e virusit të HIV/AIDS në Shqipëri, ku deklaroi se: "Ka ardhur momenti që popullata të jetë e ndërgjegjësuar, se homoseksualiteti është një element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekësore për çështjet hormonale, ashtu edhe nga ana psikologjike". Menjëherë pas kësaj deklarate, të botuar në gazetën "Panorama", reaguan organizatat në mbrotje të të drejtave të homoseksualëve. Një nga aktivistët, Kristi Pinderi, botoi një opinion në "Panorama" 3 ditë më pas, ku e akuzoi Shehun si një politikan homofobik. Ai shtoi se ka nisur një ankesë pranë Komisionerit, duke e paralajmëruar për një gjobë financiare për këtë deklaratë, sipas tij, diskriminuese. Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, i dërgoi një letër Tritan Shehut, ku i kërkon shpjegime, si dhe e informon se brenda 30 ditëve do të merret një vendim. Nga ana e tij, deputeti Shehu reagon duke deklaruar se si deputet nuk është i detyruar të japë shpjegime të tilla. Më tej, ai pretendon se në respekt të etikës, ka dhënë mendimin e tij dhe nuk ka diskriminuar homoseksualët siç pretendohet nga 3 shoqatat që e kanë "paditur". Gazeta publikon sot korrenspondencën zyrtare mes Komisionerit dhe deputetit Shehu, si dhe argumentet e tyre mbi deklaratat.

Mite dhe fakte mbi homoseksualitetin




Është e rëndësishme të dini që një pjesë e madhe e stereotipeve negative rreth gejve, lesbikeve dhe biseksualëve janë të bazuara në informacione të pasakta ose të pamjaftueshme. Këto janë disa mite dhe fakte që duhen marrë në konsideratë:

Te jesh Gay - njesoj si straight

Te jesh gay ne rruget e Shqiperise eshte pak e lodhshme. Te pakten kete me ka treguar te qenit gay deri tani. Jam vetem 16 vjec, dhe cdo dite qe prej mengjesit, me duhet te perballem me ata cunat “e forte” te shkolles qe presin te dera e shkolles per te thene “gay”, “pederast”… gjithsesi, eshte humbje kohe te vrasesh mendjen per kete… Pastaj, vete tek grumbulli i shoqeve te mia qe me mirepresin. Aty mes tyre eshte edhe ajo goca qe enderron per mua, si princin e saj te kalter, por se ciles une nuk i ofroj dot asgje me shume se shoqerine time, dhe me thene te drejten, me vjen keq qe po lendoj ndienjat e saj, sepse te pakten – i kuptoj.

Me pas hyjme ne klase dhe duhet te vesh ate pamjen e “cunit” se perndryshe shoqja e bankes te shkel kemben, ose te godet me brryl duke te te thene “le nam”. Eh, si te harrosh pastaj ate mesuesin qe te thote « je burre apo ca je ?»  Pfff… pak e cuditshme po nejse. Eshte e tmerrshme edhe ora e pushimit, kur perseri ata te fortet do te te fyejne, por kujt iu be vone ?

Pastaj do dalesh,  do shkosh ne shtepi, do degjosh ndonje fjale nga mami ose nga babi « he te ngacmoi ndonje goce », dhe do detyrohesh t’ia kthesh me te qeshur…:/

Pasi ke ngrene dreken, ke mesuar, do flasesh cik me shokun e ngushte qe mund te jete larg me kilometra, por qe te pakten te degjon.

Ne fund te dites, si sot, fillojne pyetjet. Cfare bera une qe te meritoja ato te sharat, si gjithe cunat e tjere u zgjova, u bera gati per ne shkolle, shkova ne shkolle, erdha ne shtepi, mesova… tani po shkoj te fle… Ku eshte gabimi me mua ? Nejse…

Nje dite, do vije ai cuni i bukur qe e ke enderruar gjithnje, qe te ben te fluturosh, dhe fatkeqsisht, ti nuk do ta puthesh sa here te duash, nuk do ta perqafosh sa here te duash, apo nuk do ta prezantosh ashtu si do te doje, sepse ai eshte cun… Edhe, miqte e tu, mendojne do qeshnin me ju nese do i tregoje qe ju putheni, shiheni ne sy, beni dashuri, dhe e doni njeri tjetrin, e cuditshme…

Eh keshtu… Sado qe vras mendjen, nuk gjej asnje arsyetim logjik pse duhet te gjykohem, kur askujt nuk i bej keq, kur vetem ndihmoj … eshte e cuditshme se si njerezit te gjykojne pa te njohur.  Pastaj, kush jane ata per te zgjedhur me ke do rri une ne darke, apo ne krahet e kujt do te qaj une ? (vazhdon...)

Shkruar nga Pinkyy Mann

Orientimi seksual dhe homoseksualiteti

“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj),ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100 vjeçare.

Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.

© 2009 - 2021 Gay Albania