Tregime erotike gay dhe lezbike

Këto tregime pëmbajnë fjalor të papërshtatshem për personat nën 18 vjeç. Ju mund të na dërgoni tregimin tuaj në adresën: gaypikal@gmail.com

Ndjenja me e paster - Tregim Erotik

User Rating: 3 / 5

Star ActiveStar ActiveStar ActiveStar InactiveStar Inactive
 

U njohëm në gjimnaz të dy. Nuk ishim në të njejtën klasë, madje as në të njejtin vit, por ishim vërtet shumë shokë të sinqertë me njëri-tjetrin, edhe pse ishim krejt ndryshe. Ai ishte zeshkan, me flokë korb të zeza, i gjatë e i fuqishëm. Kurse unë isha i shkurtër, bjond dhe me një lëkurë mjaft të bardhë, mjaft i ndrojtur e fjalëpak. Por edhe pse ishim shokë të mirë, unë kasha një anë timen që ai nuk e dinte aspak, një anë krejt ndrysha nga ajo me të cilën më njihte çdokush.
Brenda meje kishte kohë që ishin zgjuar ndjenja të zjarrta epshi, netëve shikoja ëndrra të shthurura e të nxehta, në mendje më kalonin mendime në një contrast total me atë çka unë isha edukuar e rritur. Dhe te gjitha këto iluzionë dhe ndjenja kishin imazhin e meshkujve të pashëm, me trupa të bukur, me të cilët unë bëja aventurat e mia nëpër ëndrra. Më vinte shumë çudi, sepse nuk e kuptoja dot burimin e këtyre ndjenjave. Por pavarësisht kësaj, unë nisa t’i ushqej ato ndjenja e t’i rris ditë pas dite.
Dhe më vonë erdhën kohë të çuditshme. Takoja shumë djem, me shumicën prej tyre kryeja edhe marrëdhënie, duke i ndezur deri në maksimum imagjinatat e mia dhe duke i bërë ëndrrat që shihja realitet. Por pas çdo experience te tillë, më vinte një lloj neverie e paparë. Më shpifej vetja. E urreja çdo qelizë të trupit tim dhe çdo ndjenjë që më shtynte në këto veprime. E kështu ditët e mia kalonin mes ndjenjave kontradiktore, mes epshit dhe neverisë, mes dëshirave dhe turpit, ku herë fitonte njëra e here fitonte tjetra.
Ndërkohë miqësinë me të e kisha ruajtur si gjithmonë duke i treguar atij vetëm atë anë timen që i kisha treguar gjithë botës. Por më pas filloi universiteti dhe ai vajti në një qytet tjetër ku edhe nisi punë. E vizitoja herë pas here. E donim shumë njëri-tjetrin dhe ishim mjaft të sinqertë. Sa herë që kisha ndonjë problem i shkoja pranë dhe kalonim ditë bashkë. Derisa filluam edhe të kalonim netë…
Jo, nuk është aspak ashtu siç mendoni. Ai nisi të më shtrihej në krah dhe flinim bashkë të përqafuar, por kjo ishte thjesht ngaqë ne e donim njeri-tjetrin dhe ishin veprime që absolutisht nuk merrnin shtysë nga asnjë dëshirë trupore. Dhe cdo natë flija me kokën në kraharorin e tij…
Kishte netë kur më ndizej fshehtazi ndonjë dëshirë pranë tij, por e mbaja veten gjithmonë. Sepse ai nuk duhet ta dinte se çfarë isha unë. Sepse kur isha pranë tij, mua më neveritej vetja. Ai ishte kaq i pastër, e unë kaq i pistë….
Por një ditë ai e mori vesh edhe anën time të fshehtë. Nuk e mbaja dot më dhe ia thashë. Ia thashë me lot në sy sepse e urreja veten dhe faktin që poi tregoja atij. E njëkohësisht kisha frikë se mos e humbja atë të vetmen miqësi të pastër që kisha.
Por jo… Ai nuk më la kurrë.. Më shtrëngoi dorën dhe më tha se ne do ta kapërcenim gjithcka bashkë… Sepse ai ishte miku im, vëllai im, bashkudhëtari im……
Dhe sërish e vura kokën në kraharorin e tij, duke ndier rrahjen e tij të zemrës, frymëne tij që pleksej me flokët e mi, dhe dorën e tij që më përkëdhel ballin…
Sepse ne e dashurojmë njëri-tjetrin.. E dashurojmë në mënyrën më të pastër… Dukë lënë në mes vetëm ndjenja të sinqerta,.. Sepse kemi eliminuar çdo dëshirë trupore ndaj njëri-tjetrit…
Sepse dashurojmë……

About our community

Gay.al Albanian site created just for LGBT (gay, lesbian, bisexual, transgender). The opening of this site is an independent initiative and has no intention of profit. The site is free and the service of visitors, who will be able to obtain the latest information LGBT people from the country and the world, to read and publish their stories, become part of the interesting discussions in the forum, to be included in the Online and sends new knowledge. Read More...
© 2017 Gay Albania