Spoti shqiptar i nje familjeje lezbike me fëmijë

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë prodhuar një spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj).

Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.

“Në Shqipëri çiftet gej dhe lezbike janë realitet. Këto çifte ndërtojnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme jetët e tyre dhe është e padrejtë që në këtë vend disa familje të kenë të drejta të plota, e disa të tjera të mos gëzojnë asnjë të drejtë”, tha Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e LGBT.

 

“Ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë dhe politika shqiptare të marrin përgjegjësitë dhe të ngrihen mbi paragjykimet, në mënyrë që sa më parë të amendohet Kodi i Familjes për të mundësuar edhe për komunitetin LGBT të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët e këtij vendi. Nuk mund të ketë disa qytetarë të dorës së parë e disa të tjerë të dorës së dytë”, tha Kristi Pinderi, aktivist.
Ky është spoti i parë i këtij lloji xhiruar dhe prodhuar në Shqipëri.

Falenderojmë të gjithë personat që mundësuan realizimin e tij me kaq dashuri dhe përkushtim.

About our community

Gay.al Albanian site created just for LGBT (gay, lesbian, bisexual, transgender). The opening of this site is an independent initiative and has no intention of profit. The site is free and the service of visitors, who will be able to obtain the latest information LGBT people from the country and the world, to read and publish their stories, become part of the interesting discussions in the forum, to be included in the Online and sends new knowledge. Read More...
© 2017 Gay Albania